Team Building ne Lefkada

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

team building albania

Shenim:   Programet dhe aktivitet me poshte jane sugjerime/ide per organizaten tuaj. Sipas kerkesave dhe nevojave te kompanise tuaj, stafi i Kalemi Travel i specializuar per Team Building mund t’ju sugjeroje aktivitete qe pershtaten me nevojat dhe profilin e kompanise tuaj. Gjithashtu, udhetimi mund te behet disa ditor dhe kudo ne bote, sipas kerkesave tuaja. Stafi yne eshte shume i specializuar dhe mund te organizoje trajnime per te gjitha nivelet, qofte edhe ato drejtuese, ne kompanine tuaj.

Kliko KETU!  per foto nga aktivitete e kaluara Team Building!
_________________________________________________
Programi:

Dita e pare:

Nisja oren 05:00 nga Tirana. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne qytetin piktoresk te Parges ku do te qendrojme per nje kafe buze detit. Vazhdojme udhetimin tone per ne Lefkada. Mberritja dhe akomodimi ne hotel.

Pas sistemimit neper dhoma dhe pak pushim, ne pasdite fillojme aktivitet per team building:

Aktiviteti 1: Loje ne grup – Ulja e Shkopit Tema: Koordinimi ne grup dhe rendesia e cdo personi ne ekip
Pershkrimi: Ulja e shkopit ne toke nga dy grupe perballe njeri tjetrit. Diskutohet mbi rendesine e koordinimit, dhe rendesine qe secili rol ka ne te terren.
Dy grupe paralel me njeri tjetrin, dhe secili ka nje shkop. Vendosen perballe me njeri tjetrin me gishtin jashte. Njeri nga personat mban kohen dhe sheh kush e ul i pari shkopin.
Diskutim post-loje me te gjithe grupin

Aktiviteti 2: Rube Goldberg Effect/Red Bull Effect 
Tema: Puna ne grup, rendesia e bashkepunimit
Pershkrimi:  te ndare ne 5 grupe te medha, cdo ekip do te kete nje set per te krijuar nje cikel mekanik (si bjelle manivele). Ne fillim nuk do jepen udhezimet, dhe me pas do tentohet serish me udhezime. Ciklet nga cdo grup duhet te lidhen me njeri tjetrin per te prodhuar nje rezultat final.
Synimi: Thyerja e mureve mes kolegeve qe jane edhe miq dhe tentojne te favorizojne njeri tjetrin, dhe pjeses tjeter. Do te diskutohet per nevojen e strategjise, do te diskutohet per rendesine e ekipit, dhe rolin e secilit, si dhe per rendesine e ekipit si primare, mbi personin. Si dhe do mbyllet me nje diskutim mbi kreativitetin dhe aftesi problem-solving.

Darka ne hotel. Mbremje e lire.

Dita e dyte:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit drejtohemi ne portin e Nidrit ku na pret anija per te vizituar disa nga ishujt me fame boterore perreth Lefkades. Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale (10€) dhe zgjat rreth 2 ore.

Vizitohen:
1. Spatohori – ndalese per kafe
2. Skorpios
3. Madouri

Pas dreke, kthehemi ne hotel per te vazhduar aktivitet:

Aktiviteti 3: Loje ne grup – Trust Fall
Tema: Besimi, kimia e grupit, thyerja e egos
Pershkrimi:  pjesemarresit mesojne te besojne tek koleget e tyre pertej te perditshmes. Ushtrimi eshte bazuar tek besimi ndaj njeri tjetrit, ose te krijimi i besimit kur ai mungon.

Aktiviteti 4: Tapeti fluturues
Tema: Komunikimi me eproret; bindja ndaj autoritetit
Pershkrimi:  grupi do ndahet ne 4 ekipe. Cdo ekip do qendroje mbi nje tapet i cili duhet te kthehet 180 grade pa dale asnjeri jashte tapetit. Udhezimet do jepen nga nje anetar i ekipit, por disa udhezime do jene qartesisht te
gabuara. Grupi do sfidohet ti zbatoje, ose do shikohet se si do i kundershtoje (me nerva, do perpiqet te llogjikoje gabimin e drejtuesit, me ze te larte apo te ulet, etj.).
Synimi: Ndonjehere udhezimet e dhena mund te duken te gabuara dhe te pamenduara. Kemi dy mundesi si ti trajtojme: ose verberisht dhe me mllef te fshehte, ose duke I lejuar vetes vend per pyetje, per feedback, per kritike te shendetshme, pa arrogance dhe vetpelqim.

Aktiviteti 5: Energizer 
Loje ne grup: tullumbacet dhe gjilperat do te shperndahen per te gjithe pjesemarresit. 5 minuta max; pjesemarresit vendosen cift, me kurriz nga njeri tjetri. Udhezohen te fryjne tullumbacen, dhe ta mbajne me nje dore. Ne doren tjeter kane gjilperen. Perplas duart, fillon loja.
Eshte nje aktivitet energjik qe hap aktivitetin dhe ka mbrapa moralin e bashkepunimit ne grup, ne vend te konkurences dhe ambicies personale.

Permbledhje: 
Mbyllet me nje meditim te lehte 3 minuta mbi aktivitetin, dhe meditim te guiduar me Headspace.
Permbledhim konceptet nga e gjithe dita dhe lejojme kohe per diskutimet e fundit.

Darka ne hotel. Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit si pishine, sauna, jakuzzi, palester etj.

Dita e trete:

Mëngjesi në hotel.
Me pas nisemi per ne Tirane. Gjate kthimit nga kufiri I Kakavijes vizitojme qytetin e Janines, kalane e qytetit dhe nje kafe buze liqenit.
Vazhdojme udhetimin me ndalesa te shkurtra gjate rruges.
Mberritja ne Tirane dhe fundi I sherbimeve tona.

Per te pergatitur sa me mire programin per kompanine tuaj ju lutem na dergoni me e-mail ne [email protected] keto te dhena: 
– Emri i kompanise:
– Fusha e veprimtarise:
– Numri i pjesemarresve:
– Datat e udhetimit:
– Destinacioni i preferuar:
– Netet e qendrit:
– Standartet e hotelit te deshiruar 3, 4, 5 yje:
– Departamenti (nese ka nje departament specifik qe ju deshironi nje trajnim te vecante per ate departament: shitjetet, menaxhimi, burimet njerezore etj):
– Buxheti per kete aktivitet:

.

team building albania

team building albania

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: