Dubrovnik – Kotor – Tivat, 2 dite, €75

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta ne Dubrovnik

Dubrovnik – Kotor – Tivat

Data e nisjeve:

►TETOR: 17-18, 31-01
– Hotel  Villas Plat 3*- €79/PERSON HB (Mengjes+Darke)

Dita e pare: 
Nisja nga Tirana në orën 05:00.
Nisja nga Durresi në orën 04:15. (pa pagese extra)
(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres, ne te kundert duhet kryer me transport individual)
Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin. Vizita e rradhës do të jetë qyteti i Kotorrit i cilesuar si nje nga qytetet me te bukura ne Malin e Zi. Ne Kotor do te vizitojme Qytetin e Vjeter, Portin e Jahteve, Gjirin e Kotorit (Opsionale (shetitje me anije ne Gjirin e Kotorit 7 euro/personi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Kotor (individuale). Më pas i drejtohemi qytetit të Dubrovnikut. Akomodim në hotel, konsumimi i darkes dhe kohë e lirë për shetitje.

Dita e dyte: 

Pas mengjesit ne hotel nisemi viziten ne qytetin e vjeter te DUBROVNIKUT. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per
viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franj Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Nisemi drejt qytetit te
Tivatit ku do te kemi mundesi te shikojme PORTO MONTENEGRO, nje nga portet me te medha luksoze ne Europe. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.
Fundi i sherbimit tone .

Për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Kroacise, duhet të posedoni:
Pasaporte Biometrike e cila duhet te kete vlefshmeri 3 muaj nga momenti i daljes nga Kroacia.

Ne cmim perfshihet: 

  • Akomodimi në hotel me 4*
  • Mëngjesi dhe darka
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
  • Transporti me automjet komod

Ne cmim nuk perfshihet: 

  • Dreka
  • Hyrja në monumente dhe muzeume.
  • Shëtitja me anije në Kotor 7 Euro/person
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Taksa e Dubrovnikut 4 EUR/person – e detyrueshme
  • Taksa e Kotorrit 2.5 EUR/person – e detyrueshme
  • Taksa lokale 2.60 Euro/person/natë (detyrueshme)
  • Taksa lokale: Hotel Lapad 2.65 euro/person në natë

Oferta ne Dubrovnik

Na ndiqni ne Instagram!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: