Na Kontaktoni

Agjensi Udhëtimi Kalemi Travel and Tours Tirane

Kalemi Travel and Tours është një agjensi udhëtimi dhe turistike me fokus kryesor mbi klientët dhe kërkesat e tyre. Kalemi Travel është agjensia turistike e parë në Shqipëri që ka prezantuar paketa të dedikuara posacërisht për individë apo segmentë specifike të shoqërisë. Për këtë ne nuk jemi thjesht dhe vetëm një agjensi turistike: jemi më tepër një agjensi udhëtimi që do të thotë se ne ofrojmë shërbime që mbulojnë të gjitha aspektet e një udhëtimi. Duke filluar që nga metoda e transportit, ne mbulojmë si rrugët tokësore edhe ato ajrore duke ofruar bileta autobusi dhe bileta avioni e madje edhe makina me qera.

Duke pasuar me vazhdimin e udhëtimit: me Kalemi Travel ju mund të zgjidhni një udhëtim privat ose një udhëtim me guidë mes shumë udhëtimesh me guidë që ne ofrojmë. E më pas tek qëndrimi: Kalemi ofron një gamë të gjerë hotelesh nga më të mirët me cmime nën nivelin e zakonshëm e nën atë të agjensive të tjera. Për më tepër, përmes një pakete turistike mes shume të tjerash, sezonale apo të rregullta, ju mund të zgjidhni të vizitoni vetëm një qytet apo shtet por edhe disa shtete përgjatë një udhëtimi të vetëm.

Kalemi ka një mentalitet fleksibël. Ju mund të zgjidhni vetëm një aspekt të një udhëtimi, përshembull vetëm një bilet avioni duke kërkuar tek ne një të tillë specifike, por edhe mund të zgjidhni paketa turistike “all inclusive” për të qenë pa kokëcarje gjatë pushimeve tuaja. Periudhat e qëndrimit gjithashtu variojnë, duke ju dhënë mundësi të ndryshme edhe në këtë aspekt. Mund të zgjidhni deri në udhëtime të shkrurtra në kohë si udhëtime 2 ditore, udhëtime 1 ditore, e deri në udhëtime ditore. Mund të zgjidhni sigurisht edhe udhëtime për periudha qëndrimi të gjata.   

“Udhëtimi” është fjala jonë kyce. Vetëm në Kalemi Travel ju mund të gjeni oferta turistike apo shërbime nga më specifiket. Duke filluar nga destinacionet më të famshme Evropiane e duke vazhduar me vendet më të largëta por po ashtu të mahnitshme si Kuba, Republika Domenikane, Indonezia, Tajlanda, Maldive-t, Rusia, Maroku, India, Mauritius, Japonia, e shumë të tjera. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për pushime. Në ato paketa turistike të ofruara nga agjensi udhëtimi Kalemi Travel përfshihen edhe udhëtime nëpër evente speciale si koncerte, ndeshje sportive, “team-building trips” etj.     

Zgjidhni udhëtimin ideal pa u kufizuar në kërkesat tuaja. Vetën në Kalemi Travel, cdo kërkesë e klientëve dhe turistëve kthehet në shërbim profesional për ta. 

  • Adresa: Prane sheshit “Willson” , ne kat te 2-te, mbi kafe “Mulliri i Vjeter”
  • Per shpejtesi ne komunikim, na kontaktoni ne chattin e kesaj faqeje, ikona blue, poshte djathtas. 
  • SHENIM: Ju lutemi, na kontaktoni ne nje prej adresave tona, ose ne Facebook ose ne email ose ne chatt ose viber/whatsapp. Jo te njejten kerkese ne cdo menyre pasi kerkesat tuaja na vijne ne cdo rruge qe do perdorni per te na kontaktuar. Ju faleminderit per mirkuptimin!

Per Paketa Turistike:

Per Bileta: