Udhetim ne Stamboll, 3 dite 269€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Stamboll

Udhetim ne Stamboll
🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:


► 13, 20, 27 Qershor 299€
► 4, 11, 18, 25 Korrik 299€
► 8, 15, 22, 29 Gusht 299€

Oraret e fluturimit (Air Albania):
Nisja nga Tirana: 02:45 (te mengjesit), mberritja në Stamboll 05:25.
Kthimi nga Stambolli: 00:05, mberritja në Tiranë 00:50 (dita e katert)

Hotelet ku do te akomodohen grupet:
Comfort Life Istanbul (cmimet e publikuara jane per kete hotel)

► 13, 27 Qershor 340€
► 11, 25 Korrik 350€
► 15, 29 Gusht 350€
Grand Marcelo 4*
► 13, 27 Qershor 379€
► 11, 25 Korrik 379€
► 15, 29 Gusht 379€

Ramada Istanbul Old City 4*
► 13, 27 Qershor 399€
► 11, 25 Korrik 399€
► 15, 29 Gusht 399€

Hampton by Hilton Old City
► 13, 27 Qershor 399€
► 11, 25 Korrik 399€
► 15, 29 Gusht 399€

Akgun Hotel 5*
– Kontaktoni me agjentet per disponibiliten dhe cmimet.


DETAJET E TURIT

1️⃣Dita e pare

Paraqitja ne aeroportin e Rinasit duhet te behet 2 ore para nisjes se fluturimit.
Nisja realizohet me fluturim direkt drejt Stambollit.

Pas mberritjes, fillon programi me nje vizite ne nje nga atraksionet me ikonike te qytetit – Pazari i Vjeter Kapali Carshi, nje nga tregjet e mbuluara me te medha ne bote, me mbi 4 mije dyqane dhe 61 rruge te mbuluara ne nje siperfaqe prej 30.700 m². Cdo dite, pazarit i afrohen deri ne 400 mije vizitore.
Hyrja: Falas | Qendrimi: rreth 2 ore

Ne vazhdim, nisja me autobus drejt Pallatit Dolma Bahce – nje nga rezidencat me luksoze te sulltaneve osmane, i ndertuar midis viteve 1843–1856 nga Sulltani Abdulmecid I. Pallati njihet per arkitekturen e tij europiane dhe ndodhet buze Bosforit.
Vizite panoramike | Qendrimi: rreth 1 ore
Me pas, programi zhvendoset ne Sheshin Taksim, i njohur si qendra moderne e Stambollit. Sheshi ofron nje atmosfere dinamike me restorante, dyqane dhe lidhje direkte me rrjetin e metros. Ketu ndodhet edhe Monumenti i Republikes, nje pike historike e rendesishme per identitetin turk.
Ne fund te dites, behet kthimi dhe sistemimi ne hotel. Fjetje ne hotel.

KUJDES: Mengjesi i dites se pare nuk eshte i perfshire. Nese dikush do te konsumoj mengjesin, kosto per person eshte 7 euro.  Dhomat do merrem mbas ores 12:00. Nese dikush deshiron qe dhomen ta marr sapo te mberrijne, atehere do i duhet te paguaj pagese extra per early check in. 

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel, nisja behet me autobus drejt Istanbul Aquarium, nje nga akuariumet me te medhenj ne bote, i hapur ne prill 2011. Me nje siperfaqe te konsiderueshme dhe qindra specie ujore, ky eshte nje nga destinacionet me te vizituara ne qytet. Hyrja: 25€ | Qendrimi: rreth 2 ore
Pas vizites ne akuarium, programi vazhdon drejt Pallatit Topkapi, rezidenca dhe qendra administrative e sulltaneve osmane ne shekujt XV–XVI. I ndertuar nga Sulltani Mehmeti Pushtuesi ne vitin 1459, kompleksi perbehet nga kater oborre dhe dhjetera ndertesa ku zhvilloheshin jeta mbreterore, aktivitetet politike dhe takimet me Vezirin e Madh. Qendrimi: rreth 2 ore | Hyrja me pagese ne sportel
Ne vazhdim, vizite ne Xhamine Blu (Sulltan Ahmet), nje monument simbolik i arkitektures osmane, projektuar nga arkitekti shqiptar Sinani. E ndertuar mes viteve 1609–1616, ajo njihet per kupolat blu dhe elementet bizantine te kombinuara me stilin islamik klasik. Hyrja: Falas | Qendrimi: 30 minuta
Vizita e rradhes eshte ne Hagia Sofia, aktualisht xhami, dikur nje nga kishat me te medha te krishtera ne bote dhe nje ndertim i jashtezakonshem me histori qe nga viti 537. Pas pushtimit osman u kthye ne xhami, me vone muze dhe ne vitin 2020 u rihap si xhami. Hyrja: 25€ | Qendrimi: 45 minuta
Pas vizites ne Hagia Sofia, vazhdohet drejt Hipodromit te vjeter te Kostandinopojes (sot Sheshi Sulltanahmet), ku ndodhej qendra sportive dhe shoqerore e Perandorise Bizantine. Ne shesh gjenden ende monolite dhe obeliske origjinale qe kane mbijetuar ne kohe. Qendrimi: i shkurter
Pasdite, kthim ne hotel per pak pushim.
Ne mbremje, nisja behet per nje krocier speciale ne Bosfor, qe perfshin darke me pije pa kufizim dhe nje shfaqje te pasur turke me kercimtar, DJ dhe elemente tradicionale e moderne. Hyrja: 45€ | Qendrimi: rreth 3 ore. Kthim ne hotel dhe fjetje.

3️⃣Dita e trete

Pas mengjesit ne hotel, paraditja eshte e lire per shetitje ose pushim individual.
Ne pasdite, nisja behet drejt zones se Eminonu, stacioni kryesor i anijeve turistike dhe jahteve ne brigjet e Bosforit.
Fillon lundrimi panoramik me anije ne Ngushticen e Bosforit per rreth 2 ore, duke shijuar pamjet e bregut europian dhe atij aziatik te Stambollit. Gjate lundrimit do te kaloni prane Kalase se vjeter Rumelihisari, vilave tradicionale buzë ujit, xhamive me minare elegante dhe urave te famshme te qytetit.
Hyrja: 15€ | Qendrimi: 2 ore
Pas lundrimit, programi vijon me nje ndalese ne nje qender tregtare moderne, ku do te keni kohe te lire per shopping, pushim ose konsumimin e nje dreke te lehte.
Ne fund te dites, realizohet transferta drejt aeroportit per fluturimin e kthimit drejt Tiranes, duke mbyllur keshtu udhetimin ne Stamboll me kujtime dhe eksperienca te pasura.
Rendi i vizitave mund te ndryshoje ne varesi te kushteve lokale, trafikut apo orareve te hyrjeve, por te gjitha atraksionet e permendura ne program do te vizitohen.

⚠️Kujdes:
*Per cdo ndryshim orari nga kompania ajrore si per nisje apo kthim, do te lajmeroheni ne kohe reale.
*Te gjithe klientet qe udhetojne per ne Turqi duhet te kene pasaporte te vlefshme per 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
*Ne autobus lejohet vetem nje bagazh per person, per shkak te hapesires se kufizuar. Udhetaret qe udhetojne me volum te shtuar bagazhesh (si tregtare apo individ me valixhe shtese) duhet te organizojne transport privat per kthimin drejt aeroportit, pasi autobusi nuk mund te perballoje ngarkese shtese.

Në pagesë përfshihen:

  • Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe te plota 20kg+bagazh dore)
  • Akomodimi ne hotel ne qender te pjeses Evropiane te Stambollit
  • Mengjeset per te gjitha ditet e qendrimit
  • Shetitjet ne Stamboll me autobus (sipas programit)
  • Guida shoqeruese gjate udhetimit
  • Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

Në pagesë nuk përfshihen:

  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Taksa Lokale ( 2 Euro / Personi ne nate )
  • Siguracioni ne udhetim

Opsionale:

  • Lundrim me anije ne Bosfor 1.5 – 2 ore per te pare Europen e dhe Azine €15.
  • Krociere me darke dhe shfaqje ne Bosfor – perfshin transportin vajtje-ardhje nga hoteli, darke speciale me menu tradicionale, pije joalkolike pa kufizim dhe shfaqje me kercimtare, DJ dhe elemente kulturore turke. 45€ | rreth 3 ore
  • Vizite ne Akuarium 30€

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: