




















Mostar – Medjugore – Ujvara Kravica
Datat e nisjeve:
► 23, 30 Shtator
► 7, 14, 21, 28 Tetor
► 4, 11, 18, 25, 28 Nentor
►DITA E PARE : VIZITË NË MOSTAR DHE MEXHUGORJE
-Nisja nga Tirana në orën 05:00.
Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në Tuz të Malit të Zi per kafe.
Vazhdimi i udhëtimit me pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i Menekshese ku do të kemi mundësinë të shohim:
– Urën e famshme të Mostarit;
– Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër;
– Xhaminë e madhe;
– Katedralen e betontë të Mostarit (e vetmja në Europë);
Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Medjugorje. Akomodimi në hotel. Darka ne hotel
Pas darkes vizitojmë Medjugorjen ose vendi i ”Gospa Mira” (Zonja e Paqes), shtatoren që qan, si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.
►DITA E DYTE : PELIGRINAZH NE MEDJUGORJE – UJEVARA KRAVICA
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit, nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria vendi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor.
Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugorjes. ( Opsionale 10 euro extra bileta )
Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë në darkë.
Fundi i shërbimit tonë.
Në cmim përfshihet
- Akomodimi në hotel 3* ose 4*
- Mëngjesi dhe darka
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Transporti me automjet komod
Në cmim nuk përfshihet
- Drekat
- Bileta e hyrjes per te vizituar Ujvaren Kravica
- Hyrja neper muzeume
- Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
- Siguracioni i jetës në udhëtim ( i keshillueshem)
Shënim
- Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
- Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €30 shtesë.
Fëmijët
- 0-2 vjec janë falas;
- 3-6.99 vjec 30% zbritje
- Mbi 7 vjec pagese e plote
Ju bëjmë me dije se
- Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 dite para nisjes.
- Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.