Oferta ne Palermo dhe Catania – Udhetime turistike – Guide turistike





KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
Datat e nisjeve:
► 19 Qershor 341€/person
► 24 Korrik 322€/person
► 18 Shtator 314€/person
► 11-14 Shtator 349€/person (Itinerari 2)
Vizitohen: Catania, Noto, Siracusa, Ortigia, Taormina
ITINERARI 1 – Catania – Palermo
Dita e Parë:
Fluturimi Tiranë – Catania. Nisja nga Tirana në orën 23.20. Mberritja në Catania në orën 00.55. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjes në Hotel. Vazhdimi Udhetimit për në Taormina. Vizitë në Taormina: Piazza Duomo ,Kisha San Giusepe,Palazzo Carvaja Corso Umberto, Piazza IX Aprile, Katedralja San Nicola, Kisha Madonna della Rocca. Vazhdimi Udhëtimit për në Messina. Vizitë e Monumenteve të qytetit: Katedralja Messinës, Piazza Duomo, Kulla Këmbanës, Kisha Annunziata dei Catalani, Zona Falcata, Fontana di Nettune, Kisha e Krishtit Mbret. Vazhdimi Udhëtimit për në Cefalu. Vizitë në Cafalu: Katedralja Cefalu, La Rocca, Lungomare. Vazhdon Udhëtimi për në Palermo. Vizitë e Monumenteve kryesore të qytetit në Palermo: Piazza Belini , Piazza Pretoria , Chiesa San Katerina, Pallati Norman, Kisha San Giovanni, Katedralja Palermo, Teatri Massimo. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjes në Hotel. Nisja për në Erice. Vizitohet Fshati karakteristik dhe Kalaja. Vazhdimi Udhëtimit për në Trapani. Vizitë në Trapani: Kulla Ligny, Katedraljae Trapanit, Fontana Saturn, Kisha e Purgatorio. Vazhdimi Udhëtimit për në Marsala. Vizitë në Marsala: Catedralja Marsala , Porta Garibaldi, Piazza della Republica, Palazzo VII Aprile, Kisha e Purgatorio, Lungomare. Vazhdon Udhëtimi për në Agrigento. Vizitë në Agrigento: Rruga Atenea, Castello di Agrigento, Teatro Pirandelo .Pallati Episcopal, Katedralja San Gerlando. Nisja për në Ragusa. Vizitë në Ragusa: Katedralja San Giorgio. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vazhdimi Udhëtimit për në Modica. Vizitë në Modica: Corso Umberto me Kishat Kalaja Modica, Pizzo Belvedere, Teatri Garibaldi, Pallati Mercedari. Vazhdon Udhëtimi për në Noto. Vizitë në Noto: Katedralja San Nicola, Kisha Santa Chiara, Palazzo Nicolaci, Fontana d’Ercole. Vazhdon Udhëtimi për në Syracuse. Vizitë në Syracuse: Qyteti Vjetër apo Ishulli Ortigia, Tempulli Apollo, Castello Maniace, Fontana Arethusa, Piazza Duomo, Fontana Diana. Vazhdon Udhëtimi për në Noto. Vizitë në Noto: Katedralja San Nicola, Kisha Santa Chiara, Palazzo Nicolaci, Fontana d’Ercole. Vazhdon Udhëtimi për në Syracuse. Vizitë në Syracuse: Qyteti Vjetër apo Ishulli Ortigia, Tempulli Apollo, Castello Maniace, Fontana Arethusa, Piazza Duomo, Fontana Diana. Transferimi për në Catania. Vizitë e Monumenteve kryesore në Catania: Piazza del Duomo, Katedralja e Catanias, Via Etnea, Piazza Dell Univerista, Porta Garibaldi, Via Crociferi me 4 Kishat, Kalaja Ursino. Transferimi për në Aeroportin e Catanias. Nisja nga Catania në orën 21:20 . Mberritja në Tiranë në orën 22.45.
Kujdes:
Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
ITINERARI 2 Sicilia
Dita e Parë:
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin e grupit, rreth 3 orë përpara nisjes
së fluturimit. Procedurat e check-in dhe nisja me fluturim direkt drejt Sicilisë.
Pas mbërritjes në Catania, transferimi për në hotel dhe akomodimi
Dita e Dytë:
Mëngjes në hotel dhe nisje drejt Syracuse, një nga qytetet më të rëndësishme të botës antike greke dhe ndër destinacionet më magjepsëse të Sicilisë. Vizita zhvillohet në zemrën historike të qytetit, në ishullin Ortigia, ku historia, miti dhe arkitektura baroke ndërthuren në një atmosferë unike. Ecja mes rrugicave të
ngushta na çon te Piazza Duomo, një nga sheshet më mbresëlënëse të Sicilisë, ku dominon madhështia e Duomo di Siracusa, i ndërtuar mbi rrënoja tempulli antik grek. Do të shohim gjithashtu Fonte Aretusa, një burim legjendar i lidhur me
mitologjinë greke, si dhe Tempio di Apollo dhe Castello Maniace, që i japin zonës
një karakter historik dhe strategjik unik.
Pas vizitave, kthim në Catania dhe pasdite e lirë për shëtitje individuale, relaks ose
eksplorim të qendrës historike të qytetit.
Fjetje në hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjes në hotel dhe nisje drejt qytetit elegant të Noto, i cili njihet si një nga kryeveprat e barokut sicilian. Katedralja e Cattedrale di San Nicolò dominon horizontin e qytetit me madhështinë e saj, ndërsa pallati aristokratik Palazzo Nicolaci të mahnit me ballkonet e tij të zbukuruara me detaje artistike që tregojnë historinë e familjeve fisnike të dikurshme.
Rruga vazhdon drejt Taormina, një nga destinacionet më ikonike të Sicilisë, ku pamjet panoramike dhe atmosfera romantike e bëjnë çdo hap të veçantë. Në Corso Umberto, rruga kryesore e qytetit, jeta pulson mes kafeneve, dyqaneve dhe ndërtesave historike që ruajnë hijeshinë mesjetare. Vizita në Palazzo Corvaja dhe Chiesa di San Giuseppe plotëson përvojën kulturore të qytetit, ndërsa Piazza Duomo mbyll këtë ditë me një atmosferë të qetë dhe autentike
siciliane. Kthimi dhe fjetje në hotel në Catania.
Dita e Katërt:
Mëngjes në hotel dhe nisje për një vizitë të plotë në Catania, një qytet që ndërthur historinë, arkitekturën baroke dhe jetën moderne siciliane. Vizita përfshin zemrën historike të qytetit me Piazza del Duomo, ku ndodhet edhe simboli i famshëm Fontana dell’Elefante. Më pas vijojmë përgjatë Via Etnea, rruga kryesore dhe më e gjallë e qytetit, e mbushur me dyqane, kafene dhe
ndërtesa historike. Do të vizitojmë gjithashtu Piazza dell’Università dhe Castello Ursino, një kështjellë mesjetare që sot ruan muze dhe ekspozita kulturore, duke sjellë një tjetër dimension historik të qytetit. Pas vizitës, kohë e lirë për kafe, shëtitje ose blerje suveniresh në qendër. Transferimi për në aeroport.
Fund i udhëtimit.
Në pagesën përfshihen:
Akomodim në hotel
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATEOferta ne Palermo dhe Catania – Udhetime turistike – Guide turistike
FAQ – Pyetje te shpeshta per Oferta ne Palermo dhe Catania
Ne Palermo duhet vizituar Katedralja e Palermos, Pallati Norman dhe tregjet tradicionale si Ballarò dhe Vucciria. Qyteti eshte i njohur per historine e pasur, arkitekturen arabe-normane dhe gastronomine siciliane.
Catania eshte nje qytet historik ne bregun lindor te Sicilise dhe ndodhet ne rrëzen e vullkanit Etna. Qyteti eshte i njohur per arkitekturen baroke, sheshet historike dhe atmosferen e gjalle urbane.
Po, Etna eshte vullkani aktiv me i larte ne Europe dhe nje nga atraksionet kryesore te Sicilise. Nga Catania organizohen ekskursione drejt vullkanit me guida dhe pamje spektakolare.
Palermo dhe Catania ndodhen rreth 210 kilometra larg njera-tjetres dhe udhetimi zakonisht zgjat rreth 2 ore e gjysme deri ne 3 ore me makine ose autobus.
Koha me e mire per te vizituar Palermon dhe Catanian eshte pranvera dhe vjeshta, kur temperaturat jane te buta dhe qytetet historike jane ideale per shetitje dhe eksplorim.
