Cfare te vizitosh ne Jordani?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta per Jordani

Flo, nje prej konsulenteve te Kalemi Travel, tregon eksperiencen e saj ne Jordani duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:

Unë jam Flo dhe do ju tregoj për udhëtimin tim në Jordani. 🐪

Dita e pare: Udhëtimin e nisa nga Aman, kryeqyteti i Jordanisë. Mënyra më e mirë për të bërë një tur të plotë është të merrni makinë me qera duke e rezervuar nga Tirana. Shumë lirë dhe kështu nuk humba asgjë nga ato që duhet të shihja.
Mbërritja në mesditë, koha e duhur për drekën të cilën e konsumova afër “Rainbow street” rruga më e famshme e Aman. Këtu mund të gjeje që nga çaji tradicional, kafet, ushqimi dhe akulloret shumëngjyrëshe të Amanit. Si në Jordani që jam dreka është meze tipike, falafel dhe humus. Thjesht NUK mund të mos i provosh. Besojeni ose jo ky vend rri hapur 24 h dhe çmimi i tyre është çmenduri, një darkë e shijshme dhe vetëm 2$.
“Hashem” ishte restoranti më i vjeter tradicional duke servirur shije tipike që nga 1952.

Dita e dytë nisja për Petra që ishte dhe qëllimi i gjithë udhëtimit tim. Distanca e udhëtimit 3 h.
Pas mikpritjes te ngrohtë vendase në një nga hotelet e zones, as 10 min në këmbë nga muzeu i brëndshëm, pamja ishte spektakolare. Kujdes: Petra është një nga ato destinacione që duhet me patjeter parë dhe natën dhe ditën. Në këtë rast duhet të prisje dy bileta të ndryshme, por çdo cent ishte i merituar.
Gjatë natës e gjithë rruga ishte e shtruar me qirinj të cilët reflektonin në shkëmbinj dhe jepnin një pamje që nuk jua përshkruaj dot. Në mbërritje organizohej një mbrëmje festive e zonës. Gjatë ditës më pas pata mundësi të bëj shumë foto që nata s’mi lejonte. Sugjeroj të niseni herët për të evituar turmat e turistëve që zbarkojnë me autobusë të organizuar po ashtu dhe diellin e nxehtë.
Nëse doni foto po kaq të bukura sa të miat pastaj mbase ju tregoj në zyre se ku duhet të shkoni konkretisht pasi nuk është aq e thjeshtë 😜
Nëse shkoni në Jordani bëhuni gati të shtoni në peshë. Për llupësa si unë, kulinaria është një ndër pikat më të forta të vendit. Kudo ku shkoje konsumoje ushqim të shkëlqyer dhe të shëndetshëm.

Ditën e tretë e kisha menduar që do ta kaloja në shkretëtirën më të pazakontë që më kishin zënë sytë, Wadi Rum. 🏜
Star wars, Aladin i Disney, Transformers, The martian, e shumë e shumë të tjerë ishin xhiruar pikërisht këtu. Rëra e kuqe dhe malet e çuditshme më jepnin idenë se isha në mars jo në tokë.
Pjesa që më pëlqeu më shumë: Akomodimi. Pamja e dhomës në mëngjes dhe përgjatë natës me yje s’ka të paguar. 🌌
Nëse planifikoni të shkoni, tregohuni të vëmendshëm si unë që rezervova gati 1 muaj e gjysëm përpara pasi ky hotel është gjithmonë fully booked. Dhe nuk ka faj…
Për një tur të plotë mora një guide me makinë 4×4 në të gjithë shkretëtirën dhe që ishte gati duke më bërë foto si një profesionist i vërtetë.
Kujdes: Nuk është nxehtë si në shkretëtirat e tjera…Ju thashë që ishte shumë e veçantë!
Drekat dhe darkat i konsumova në resort me ushqim super yummy.

Dita e peste: U ktheva sërisht nga Amani, nuk mund të shmangia këtu një ndalesë për drekë me pamje në Aqaba që është pjesa bregdetare e Jordanisë. Por ndalesa më e gjatë që bëra ishte përgjate rrugës, në detin e vdekur. I vetmi liqen në fakt që është vetëm në këtë vend të botës dhe një pjesë e tij në Izrael, ishte një nga përvojat më interesante që mund të shkelja. Vendasit bënin piknik në gurët e mëdhenj të kripës dhe une ju bashkova atyre duke më ofruar një kafe që e kishin marre me vete nga shtëpia.

Nuk mund të zgjatem më shumë pasi po përmend vetëm perjetimet më pikante por më besoni se Jordania ka shumë për të ofruar. Një këshillë miqësore: Besojini një agjensie për të planifikuar udhëtimin tuaj! Ata e dinë çfarë hotelesh të shkoni dhe si të orientoheni andej, bashkë me këshilla të tjera që janë shumë të vlefshme për aventurën tuaj. Lindja kërkon pak më shumë përgatitje se perëndimi na duhet ta pranojmë. Por nuk zhgënjen, madje impresionon dhe do doni ta rijetejoni sërisht ashtu si unë qe mezi po pres udhëtimin tim të rradhës në një nga këto vende!

Oferta per Jordani

Oferta per Jordani

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: