Cfare te vizitosh ne Islande?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Islande

Marseli, pjese e skuadres se Kalemi Travel, tregon eksperiencen e tij ne Islande duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:

Unë jam Marseli, pjesë e skuadrës Kalemi, dhe sot, do ju tregoj për udhëtimin tim në një destinacion që duhet ta vizitoni patjetër 1 herë në jetë, Islanda 🇮🇸😍

Faktikisht, sipas vendasve, duhet vizituar 2 herë, një herë në dimër dhe një herë në verë sepse ka bukuri të ndryshme në të dyja stinët. Unë e vizitova në dimër, dhe gjëja e parë që më la mbresa ishte dita shumë e shkurtër dhe nata e gjatë: ora 11 paradite dhe shikoje hënën e plotë në një errësirë totale 🤣 Qëndrimin e bëra në Reykjavik dhe rezervova një makinë me qera pranë agjensisë për të gjitha lëvizjet. Makina me qera eshte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të vizituar të gjitha atraksionet në Islandë. 🌋

Ditën e parë, vizitat në Islandë i fillova me një banjë ne Blue Lagoon, pishina e famshme me ujra termale. Fantastike! Duhet të keni parasysh që biletat e hyrjes duhet t’i rezervoni paraprikisht pasi është vështirë të gjesh vende të lira.
Më pas u ngjita në vullkanin Fagradalsfjall, 10 min me makine nga Blue Lagoon por ka rreth 1 orë ngjitje me këmbë. Fatkeqësisht vullkani nuk ishte aktiv, por ecja mbi llavën e shuar ishte eksperience më vete. Në mbrëmje, shpresova të shikoja Dritat e Veriut, por fatkeqesisht nuk u shfaqën 😕

Ditën e dytë ndoqa rrugën e quajtur Golden Circle, është itinerari më i rekomanduar në Islandë pasi përgjatë kësaj rruge shikon disa nga atraksionet natyrore më të vecanta të Islandës. Këtu përfshihet : ujvara Öxarárfoss (ujvara e ngrirë në foto) – në këtë park janë xhiruar edhe disa skena nga Game of Thrones, krateri vullkanik Kerid dhe ujvara Gullfoss. Por, eksperienca më e veçantë ishin shpërthimet e ujrave termale ne zonën e gejzerit Geothermal. Këtë duhet ta vizitoni patjetër! Ne mbrëmje, isha përsëri duke “gjuajtuar” për Dritat e Veriut, por përsëri…. 🙁

Ditën e tretë, vizitova një nga plazhet më mahnitës që kam parë ndonjëherë, në Lagunën e akullt Jökulsárlón. Plazhi ishte i mbushur me akullnaja të coptuara të cilat dukeshin si kristale të mëdha. Pamje vërtet mahnitëse. Mund të them që këtu kam bërë foton time më të bukur për Instagram 😂 Interesantja ishte që ngrohja globale kishte bërë qet shumë nga keto akullnaja mos ishin kaq masive sa para 3 dekadash. Vizitën e vazhdova në një plazh shumë të veçantë, Reynisfjara, plazhi i zi dhe më pas vizitova një nga ujvarat më të larta që kam parë, ujvara Skógafoss.
Në mbrëmje, përsëri në gjueti për Dritat e Veriut, të cilat u shfaqën jo shumë të forta për t’ju treguar një foto që vërtet ja vlen. Miqtë e mi, herë tjeter i kanë soditur më të qarta. Unë nuk isha aq me fat.

Udhëtimi në Islande zgjat 5 ditë, dhe 3 ditë ishin intensive për të vizituar bukurinë natyrore. Sfida ime më e madhe ishte dita e shkurtër, vetëm 4 ore ditë kisha për të vizituar të gjitha atraksionet me ditë. Vendasit sugjeruan shumë që Islanda duhet vizituar edhe në verë, sepse dita është shumë e gjatë dhe të jep më shumë mundësi për të parë edhe më shumë atraksione, kështu që … duhet të rikthehem përsëri në Islandën me shumë gjelberim në verë 😃

Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Islande. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.hobi.al

Pushime ne Islande – Per sugjerime te tjera na ndiqni ne Instagram

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: