Pushime dimerore ne Lapland – Nga eksperienca ime personale!
Pas mberritjes ne aeroportin e Rovaniamit (pamja nga avioni ishte spektakolare) mora makinen me qera qe kisha rezervuar paraprakisht. Rruga per ne qytet zgjati rreth 15-20 minuta, por, sinqerisht nuk doja te mbaronte. Nje nga pamjet e akullta me magjike qe kam pare ndonjehere.
Ne foto duket sikur eshte perendim, por faktikisht ishte lindja e diellit – ora 13.30 😁
Lapland konsiderohet si shtepia e Santa Claus dhe Santa Claus Village ishte vendi ku, te them te drejten, per nje moment, mendova qe Santa ekziston vertete 😂 Cdo gje dukej kaq reale: elfet qe te ndihmonin per cdo gje, Santa’s Post Office ku vinin letra nga e gjithe bota, dhoma ku paketoheshin dhuratat per femijet, dreret qe terhiqnin sliten, dhe ne fund takimi me Santen.
Santa ishte fix ashtu sic e kisha imagjinuar 😍
Santa Claus Village ishte vertet magjik, dhe jo, nuk eshte vetem per femije.
Diten e dyte perjetova nje nga eksperiencat me te bukura qe kam provuar ndonjehere gjate nje udhetimi – udhetim me anijen Icebreaker. Per rreth 3 ore, anija lundron ne detin e ngrire duke thyer akullin dhe duke ofruar nje pamje fantastike.
Pervecse udhetimit ne detin e ngrire, mesova edhe se si funksionon dhe operon nje anije e tille. Deri ate dite, mendoja qe anije te tilla thjesht kane majen e prehte dhe arrijne te cajne akullin, por jo… Keto anije paskan nje design te vecante qe e thyejne akullin duke i hipur siper.
Por, me e vecante e ketij udhetimi eshte te notosh ne nje temperature qe shkon deri ne -30grade.
Diten e trete, punova remote, ose me sakte bera sikur punova 😂… thjesht doja te shijoja pamjen dhe rehatine qe te ofron Igloo ne Lapland.
Keto dhoma jane te disenjuara ne menyre te tille qe klienti te shikoje dritat e veriut nga rehatia e dhomes, nderkohe qe jashte temperatura shkon deri ne -26grade.
Nje ekpserience polare, nuk mund te quhej e tille pa nje xhiro me slite nga qente husky, nje xhiro me slite e terhequr nga dreret polare dhe xhiro me motorra bore. Keto e mbushen diten time te fundit ne Lapland me bindje te plote qe do kthehem perseri 😍
Lapland eshte nje “must” dhe duhet vizituar te pakten 1 here ne jete dhe sezoni me i sugjeruar eshte Dhjetor -Mars. Nese planifiko ta vizitosh, te ndihmoj me kenaqesi 😊
Pushime dimerore ne Lapland