Udhetim dhe plazh ne Sicili, 8 dite

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime ne Sicili


🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 7 Qershor 585€

Programi per Plazh ne Napoli dhe Sorrento

1️⃣Dita e pare Pushime ne Sicili

Nisja nga Tirana ne oren 06:20 dhe mberritjane Catania rreth ores 07:55. Pas formaliteteve ne aeroport, udhetimi vazhdon drejt Taormines, qytetit piktoresk me pamje mbi detin Jon. Shetitje panoramike ne Piazza Duomo, vizite ne Kishen San Giusepe, Palazzo Carvaja dhe Corso Umberto – zemra e qytetit. Ndalesa ne Piazza IX Aprile dhe vizite ne Kishen Madonna della Rocca.
Me pas, nisemi drejt Messines per te pare monumentet historike si Katedralja e qytetit, Kulla me kambana dhe zona portuale Falcata. Pasdite vone, vizitojme qytetin bregdetar te Cefalu me katedralen madheshtore dhe shëtitoren Lungomare. Mberritje ne Palermo, sistemim ne hotel dhe qendrimi i pare ne kryeqytetin e Siçilise.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit ne hotel, fillojme eksplorimin e Palermos: Piazza Bellini dhe Piazza Pretoria, Chiesa San Katerina, Pallati Norman, Teatri Massimo dhe Katedralja e qytetit. Me pas, udhetohet drejt Erice, fshat i gurte me pamje mahnitese. Vizite ne kalane karakteristike dhe shetitje ne rrugicat me kalldrem.
Pasdite, zbulojme bukurite e Trapanit me Kullen Ligny, Katedralen dhe Kishen e Purgatorit. Udhetimi vazhdon drejt Marsales, e njohur per vererat dhe historine. Vizite ne Piazza della Republica, Porta Garibaldi dhe Lungomare. Ne mbremje, mberritje ne Agrigento dhe sistemim ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjes ne hotel dhe vizite ne monumentet e Agrigentos si Rruga Atenea, Castello i qytetit, Katedralja San Gerlando. Me pas nisemi drejt Raguses per te pare Katedralen San Giorgio.
Pas vizites, ndalese ne qytetin e bukur Modica, i njohur per arkitekturen baroke dhe çokollaten tradicionale. Ecje ne Corso Umberto, vizite ne Pizzo Belvedere dhe Kishen e Kalase.
Me pas ndalese ne Noto, per te pare Katedralen San Nicola, Palazzo Nicolaci dhe Fontana d’Ercole. Ne mbremje, ndalese ne Syracuse – nje nga qytetet me te vjetra te Mesdheut. Vizite ne Ortigia, ishullin historik te qytetit, ku ndodhen Tempulli i Apollonit, Castello Maniace, Fontana Arethusa, Piazza Duomo. Ne darke, mberritje ne Catania dhe sistemim ne hotel.

4️⃣ Dita e katert

Pas mengjesit, fillojme diten me nje shetitje panoramike ne qendren historike te Catanias: Piazza del Duomo, Katedralja, Via Etnea, Porta Garibaldi. Ecje ne Via Crociferi, nje nga rruget me te bukura baroke, ku ndodhen 4 kisha te mrekullueshme. Vizite ne Kalane Ursino. Pasdite e lire dhe akomodim ne hotel.

5️⃣ Dita e peste

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

6️⃣ Dita e gjashte Pushime ne Sicili

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Mengjesi ne hotel. Te lire per plazh. Fjetje ne hotel.

8️⃣ Dita e tete Pushime ne Sicili

Mengjes ne hotel. Transferta drejt aeroportit te Catanias. Nisja e fluturimit ne oren 06:00 dhe mberritja ne Tirane rreth ores 07:20.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

Kujdes:

Orari i fluturimeve mund te ndryshoje nga kompania ajrore. Ne çdo rast, programi do te realizohet i plote, me korektime apo spostime te nevojshme per te ruajtur eksperiencen e udhetimit.

Itinerari eshte planifikuar me kujdes, duke perfshire ndalesa dhe atraksione kryesore. Megjithate, ne raste te trafikut, vonesave ose ndalesave me te gjata se parashikimi, mund te mos realizohen te gjitha ndalesat. Shoferi i autobusit ndjek nje orar pune te kufizuar sipas ligjit.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: