Cfare te vizitosh ne Barcelone?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhëtim në Barcelonë

Enxhi, nje prej konsulenteve te Kalemi Travel, tregon eksperiencen e saj ne Barcelone duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:

Unë jam Enxhi konsulentja jote e udhëtimeve dhe do ju tregoj per eksperiencen time ne Barcelone 😘

Arsyet pse e zgjodha Barcelonën?
🌞 Koha shumë e mirë këtë periudhë
✈ Komoditeti i fluturimit direkt
💃 Gjallëria, magjia dhe ushqimet që ka ai qytet

Dita e parë:
Hotelin e kisha pranë “La Rambla” dhe kështu planifikova të haja dhe drekën aty, sigurisht për t’a nisur në një nga zonat që duhet vizituar patjeter. “Mercado de La Boqueria” ishte ndalesa ime pa devijuar nga shëtitorja.
Pata mundësi të ha peshk dhe fruta deti super të fresketa. Një sugjerim, mos lini pa provuar “gocat e detit”, frutat super të freskëta dhe lëngun e kokosit. Pasditja një gotë sangria në “Plaça Reial”, pak shopping, një empanada tipike në dorë dhe natën e mirë!

Dita e dytë:
Kisha rezervuar paraprakisht biletën me guidë dhe transport për në Montserrat. Eksperienca zgjati rreth 6-7 orë, 5 nëse nuk konsumoni drekën tradicionale atje sic bëra unë. 1 orë larg nga Barcelona, një eksperiencë që ja vlen për tu njohur me historinë, shijuar ajrin shumë të pastër dhe padyshim ushqimet tipike te zonës. Gjatë vizitës nuk duhet humbur:
– Kisha dhe kori i saj
– Marrja e teleferikut për lart në kishën e murgjve për të shijuar pamjen magjepsëse
– Koka e famshme, një ëmbëlsire e zonës dhe djathi në gotë me mjaltë.
Pasditja në “Barceloneta”, shëtitorja buzë detit. Darkën e konsumova në një lokal me kërcime tradicionale, flamenco dhe me “paella”.

Dita e tretë
Gaudi Gaudi Gaudi. Një ditë rezervuar vetëm atij dhe shumë e lumtur.
Biletat të gjitha i kisha rezervuar nga Tirana, për të mos pritur në rradhë dhe për të mos rrezikuar që mos të ketë vënde.
Park Guell, Sagrada familia e cila është jashtë çdo imagjinate, casa Batllo dhe ajo Vincent që më lanë pa fjalë. Nuk e egzagjeroj. Nëse nuk do e vizitonit Barcelonën për arsyet më lart, Gaudi është ai që do ju mahnisë me artin e tij modern.
Darka një pije dhe finger food ne Bar Ohla. E shijova shume pamjen nga lart të qytetit dhe atmosferen e lokalit. Një mbyllje e bukur për udhëtimin tim.

Per shume detaje e sugjerime te tjera per Barcelonen, e dini se ku me gjeni 🥰

Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Barcelone. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.hobi.al

Udhëtim në Barcelonë

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: