Shkolle Verore, Bukuresht, Rumani

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Periudha e zhvillimit: 12.8-25.8.2019

Mosha: 18-27 vjec

Afati I aplikimit: Qershor 2019

Një ngjarje kulturore dhe akademike ndërkombëtare, e cila fokusohet në fushën ekonomike dhe problemet e saj dhe ka si objektiv kryesor promovimin e vlerave të përbashkëta akademike.

Kjo shkollë është një mundësi e shkëlqyeshme për çdo student të interesuar për të kaluar verën  jashtë vendit, duke i ofruar atij mundësinë për të mësuar shumë gjëra rreth ekonomisë globale dhe për Rumaninë. Me qëllim të bashkojë me studentët lektorë dhe folës ndërkombëtarë , aktorë kyç dhe profesionistë me prejardhje të ndryshme, eksperiencë dhe njohuri të shkëlqyera. 25 vende të ndryshme bëhen pjesë e kësaj eksperience për të mësuar por jo vetëm. Do kesh mundësinë të argëtohesh, zbulosh kultura të reja, vizitosh pjesë të Rumanisë dhe krijosh miqësi që zgjasin.

Dy javë të mbushura me kurse interesante, udhëtime të mahnitshme dhe kujtime të paharrueshme!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: