Rusi, 18, 20 Qershor (Netet e Bardha), 6 Ditë – €779

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Dita e parë: Nisja me autobus nga Tirana në orën 01.30 të mëngjesit për në aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Fluturimi direkt Tivat – Moskë. Nisja nga Tivati në orën 09.30, Mbërritja në Moskë në orën 13.40 me orën ruse. Nisemi nga aeroporti fillimisht për një vizitë panoramike në Moskë dhe do të fillojmë nga kodra e harabelave, përpara Universitetit të Moskës Lomonosov nga ku duket Stadiumi Luzhniki, Moska moderne si dhe gjithë qyteti i Moskës. Më pas Kodra Poklonaja ku gjendet dhe parku i fitores me monumentin 141.8 metra të lartë me të njëjtin emër si dhe me 1418 shatërvane. Një simbolikë ky numër që lidhet me LIIB. Në fund të shatërvaneve gjendet Harku i Triumfit i qytetit për lidhet me periudhën Napoleoniane. Aty pranë do të vizitojmë  edhe Muzeun Borodino. Në pasdite kthehemi në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel në Moskë të Federatës Ruse.

Dita e dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në sheshin më të famshëm të Rusisë, Sheshi i Kuq, ku pasi do njihemi me historinë e pasur të tij,  do të vizitojmë katedralen simbol të Rusisë, atë të Shën Vasilit. Më pas do të shkojmë tek Kopshti i Aleksandrit ku gjendet Monumenti i Ushtarit të panjohur, Monumenti i 12 qyteteve heroike, Obelisku i Romanovëve etj. Pastaj do të futemi në Kremlin dhe do të drejtohemi drejtë kompleksit të katedraleve të Kremlinit dhe në fund Muzeu i Parzmoreve. Pasi të drekojmë, do të nisemi për një shëtitje panoramike me autobus për të parë Dumën Ruse, Teatrin e famshëm Balshoi si dhe ish-zyrat e KGB-së. Pasdite vizitohet Parku Gorki dhe Parku i monumenteve të rëna. Kthimi në hotel. Opsionale guidë në stacionet më të bukur të metrosë së Moskës. Fjetje në hotel në Moskë të Federatës Ruse.

Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Vizita e parë fillon nga kulla më e lartë e qytetit, e cila është 540 metra e lartë që dikur ka qënë kulla më e lartë në botë, kulla Ostankino. Aty afër do të vizitojmë parkun e famshëm Vedenkha (VDNKH), i cili i referohet historisë së periudhës socialiste si dhe monumenteve nga republikat ruse. Vizitat do të vazhdojnë me Galerinë shtetërore Tretyakov. Në fund do të vizitojmë Muzeum e Kosmonautikës, për t’u njohur me arritjet në këtë fushë të Federatës Ruse në të kaluarën por dhe në të tashmen. Në orën 21:00 do të nisemi drejt stacionit hekurudhor Leningradski. Në orën 23.00 do të nisemi me tren për në Shën Peterburg. Akomodimi në kabina katërshe në trenin Grand Express për të udhëtuar tërë natën drejt qytetit të Shën Peterburgut.

Dita e katërt: Mëngjesi në tren. Mbërritje në Shën Peterburg rreth orës 8.00. Vizitë panoramike në kryeqytetine dikushëm rus, i cili u krijua për t’u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i Madh. Shën Petersburgu njihet si Venecia e veriut të Europës sepse kalojnë në qytet dsa lumenj por edhe ngaqë ka kanale të shumtë. Fillimisht do të fillojmë me bulevardin kryesor të qytetit, Nevski Prospekt. Do të ndalojmë fillimisht tek katedralja neoklasike-perandorake e Zonjës sonë nga Kazan. Më vonë do të ecim përgjatë kanalit Gribojedov dhe do të vizitojmë katedralen e Zotit shpëtimtar që derdhi gjak. Do të shkojmë pastaj tek sheshi i pallateve ku gjendet Pallati i Administratës së forcave të armatosura Ruse, kollona e Carit Aleksandër si dhe Pallati i Dimrit dhe do të vizitojmë Muzeum Hermitazh. Do të vazhdojmë me  Katedralen madhështore të Shën Isakut si dhe pak më vonë me Kalorësin prej Bronxi, Sfinksin Egjiptian, kollonat Rostal dhe Bursa e vjetër. Kthimi në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel Shën Peterburg të Federatës Ruse.

Dita e pestë: Mëngjes në Hotel. Ditën do ta fillojmë nga kryqëzori Aurora dhe pastaj do shkojmë aty ku ka lindur qyteti, në ishullin e parë dhe më të vogël të qytetit, aty ku gjendet Fortesa ushtarake e Shën Palit dhe Pjetrit. Brenda kësaj fortese gjendet edhe katedralja me të njëjtin emër ku brenda saj janë varret e Carëve Romanov që nga Pjetri i madh dhe Katerina e Madhe e Rusisë dhe deri tek Nikolla i Dytë, i fundit i Romanovëve, ai që u ekzekutua nga Bolshevikët. Pastaj vazhdohet me pallatin e njërës prej familjeve më të pasura që ka patur Rusisë, Pallati i familjes Jusupov në Lumin Moika. Pastaj do të shkojmë në jug të qytetit dhe do kalojmë nga Moskovskiy Prospekt, rruga që të drejtonte drejtë Moskës dikur, aty ku gjendet edhe Harku i Triumfit. Nëpërmjet këtij bulevardi do të shkojmë në një oaz gjelbërimi, në fshatin e Carëve ose qyteti Pushkin sic quhej në periudhën socialiste, aty ku gjendet Pallati i jashtëzakonshëm i Katerinës, i famshëm për Dhomën të dekoruar me qelibar si dhe një nga kryeveprat e Rastrelit, Salla e madhe barok e ballove. Në fund të vizitës në pallat do të shëtisim në kopshtet mbreslënëse barok dhe anglezë të pallatit të Katerinës. Kthim përsëri në Shën Perburg. Kthimi në hotel. Fjetje në hotel në Shën Peterburg të Federatës Ruse.

Dita e gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Paradite do të shkojmë ne pjesën aristokratike të Shën Peterburgut, në Peterhof që del në Gjirin e finladës. Aty do vizitohet Pallati Peterhof dhe kopshtet e poshtme të tij, i cili konsiderohet si Versaja e Rusisë. Përveç pallatit mbreslënës, ai njihet edhe për kopshin e poshtëm të tij me shatëvanet karteziane si dhe kanalin e madh qe ka dalje ne detin Balltik. Në orën 12.30 do të nisemi drejt aeroportit Pulkovo të Shën Peterburgut. Udhëtim me avion nga Shën Peterburgu për në Tivat të Malit të Zi. Nisja në orën 15.20. Mbërritja në Tivat në orën 17.40. Transferimi me autobus nga Tivati për në Tiranë.

1. Paketa e lehtë prej 100 Euro për person përfshin vizitat në:

a. Shën Peterburg:
 – Muzeu Hermitazh;
 – Pallati Peterhof;
 – Pallati i Katerinës;

– Fortesa e Shën Pjetrit dhe e Palit;

b. Moskë:
 – Katedralja e Shën Vasilit;

 – Galeria Shtetërore Tretyakov;

 – Kompleksi i Katedraleve në Kremlin;

2. Paketa e plotë prej 150 Euro për person përfshin vizitat brenda në monumentet si: 

a. Shën Peterburg: 
 – Muzeun Hermitazh;  
 – Pallati Peterhof;
 – Pallati i Katerinës;

 – Fortesa e Shën Pjetrit dhe e Palit;
 – Kisha e Zotit Shpëtimtar që derdhi gjak;
 – Pallati Jusupov;
 – Katedralja e Shën Isakut;

b. Moskë:

 – Katedralja e Shën Vasilit;

 – Galeria Shtetërore Tretyakov;

 – Kompleksi i Katedraleve në Kremlin;
 – Muzeu i Parzmoreve në Kremlin; 
 – Muzeu i Kosmonautikës;
 – Muzeu Borodino;
 – Kulla Ostankino; 

3. Shtesa për Kabinë 2-she (Klasi A) në Trenin Grand Express Lux kushton 55 Euro për person. Nqs kërkoni kabina dyshe në First Class, do të konfirmohen vetëm nqs ka disponibilitet treni atëhere kur ju do bëni kërkesën.Me Shume Detaje: Në pagesë janë përfshirë:
– Fluturimi vajtje – ardhje me avion sipas programeve
– Transferimi me autobus sipas programeve
– Akomodimi në hotele.
– Tranporti nga Moskë në Shën Petersburg me tren në kabina 4-she në programin 5 netë.
– Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotelet dhe në tren.
– Shoqërues shqiptar gjate gjithë kohës.
– Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
– Pagesa e vizës prej 80 Euro.
– Siguracioni i udhëtimit për shëndetin.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: