Kinë, ngrihet statuja gjigande e Mao Ce Dunit

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Një statujë 37 metër e lartë e Mao Ce dunit po ndërtohet në një Kinë. Mësohet se në ndërtimin e e kësaj statuje gjigande kanë kontribuar biznesmenë vendas, por edhe njerëz të thjeshtë.

Projekti është drejt përfundimit dhe është ngritur në qarkun Tongxu të provincës Henan, në Kinën qendrore. Në këtë krahinë, në vitet 1950 janë vrarë miliona njerëz si pasojë e politikave ekonomike të Mao Ce Dunit.

Mirëpo, statuja nuk është mirëpritur nga të gjithë. Në mediat online ka pasur mjaft persona të cilët kanë shprehur pakënaqësinë tyre në lidhje me ndërtimin e statujës gjigande.

Pavarësisht se ai ka qenë përgjegjës për shumë vdekje, ai nderohet nga shumë njerëz në Kinë, mes tyre edhe nga presidenti Xi Jinping, i cili e cilëson një figurë të madhe.  Presidenti është përpjekur të ndjekë edhe disa nga strategjitë e tij, si centralizimi i pushtetit.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: