Kanionet e Osumit- 1 dite 1800 leke

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
KANIONET E OSUMIT, UJËVARA E BOGOVËS, BERATI

PROGRAMI:

► Nisja nga Tirana në orën 06:00
► Nisja nga Durrësi në orën 07:00
► Nisja nga Elbasani në orën 05:15

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër para se të mbërrijmë në kanione dhe të nisim eksplorimin tonë. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Rreth orës 1o:00 arrijmë tek kanionet dhe do të vizitojmë Lakoren Panoramike të Flamurit, Gjurmën e Abaz Aliut, Ballkonin Panoramik “Vrima e Nuses” (nga ku rrjedhë një legjendë që do ta mësojmë gjatë udhëtimit), Urën e Vjetër të Zabërzanit, Mullirin e Babait. (OPSIONALE RAFTING 45 EURO)

Në kthim do të ndalojmë tek Ujëvara e Bogovës. Pas ecjes në natyrë, nisemi drejt Beratit do të bëjmë një vizitë të shkurtër në qytetin e “një-mbi-një dritareve”. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për t’u vizituar në Shqipëri.

Pas vizitës në Berat, vazhdojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Sugjerohet të keni me vete:

Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.

Ne cmim perfshihen:
– Transport me automjet komod
– Shoqerues i grupit

Shtese ( extra ) :
– Dreka
– Opsionale rafting 45 euro

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: