Kalemi Travel Stamboll

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Kalemi Travel StambollRezervoni bileten tuaj online ne www.hobi.al ose na kontaktoni ne FacebookInstagram, Tel/Viber/Whatsapp: +355698885656, e-mail [email protected] ose ne chat box-in poshte djathtas.

Kalemi Travel Stamboll vjen duke ju dhene mundesine te arratiseni dhe të bini në dashuri me qytetin e dy kontinenteve. Është një qytet magjik, me një pamje befasuese që do mbetet gjatë në memorien tuaj.

Kalemi Travel Stamboll- Stamboll tani me te kombinuara dhe me qindra opsione hotelesh qe ju japin mundesine e shfrytezimit te pakeave individuale, ne datat qe ju deshironi, mjafton te vendosni gishtin ne numrat kalendarike. Po ashtu keni mundesine e udhetimeve me guide, per te ndjekur nje itinerar te perkryer te vizitave ne atraksionet me te bukura te Stambollit.

Arkitektura e veçantë, njerëzit mikpritës dhe shija e mrekullueshme e kuzhinës tradicionale turke do ju bëjë të doni të zhvendoseni aty përgjithmonë. Po cfare e ben Stambollin kaq te preferuar?

1-Xhamia Blu
Është mahnitëse! Njihet si një nga ndërtesat më të mëdha në botë, e famshme për gjashtë minaret e saj, shoqëruar nga një kupolë e madhe me tetë kube të vogla. 20000 pllaka blu që zbukurojnë brendësinë, janë ato që i dhanë emrin xhamisë. 

2-Hagia Sophia
Një nga arritjet arkitekturore më të mëdha në botë, me një kupolë të gjërë prej 43 metrash, më shumë se 65 metra mbi kokën tuaj, në brendësinë e së cilës arrin të thithësh shkëlqimin dhe paqen e shpirtit. Ofron histori të pasur dhe bukuri të paarritshme! 

3-Lundrimi i Bosforit
Një udhëtim në Stamboll nuk është i plotë pa një lundrim me anije në Bosfor.  Ofron një panoramë të mrekullueshme të qytetit dhe brigjet evropiane e aziatike të lumenjve kanë shumë për të ofruar-pallate dhe ndërtesa të veçanta. Një mozaik monumentesh që do shijohet nën shoqërinë e zhurmës së dallgëve që përplasin njëra-tjetrën. 

4-Istanbul Aquarium
E nëse doni të shikoni një mrekulli të vërtetë, duhet të vizitoni Akuariumin që përmban lloje të ndryshme të peshqve nga detet e gjithë botës.
Një rrugë që mbulon 16 zona tematike nga Deti i Zi në Oqeanin Paqësor dhe Pylli i Amazonës që prezanton një florë dhe faunë të larmishme. 
Përgatituni të befasoheni teksa eksploroni këtë botë nënujore, me të cilën ju ndan vetëm një xham. Shijoni shfaqjen e pinguinave dhe përqafimet që i dhurojnë njëri-tjetrit.

Rezervo tani bileta avioni Tirane Stamboll me Turkish Airlines ose me Pegasus per te gjetur cmime me te lira se kurre!
https://kalemi.com/udhetime/tirane-stamboll/

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: