Kёshilla mё e mirё qё mund t’i jepni miqve tuaj

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Njё studim nё komunitetin Quora.com ku u analizuan pyetjet dhe pёrgjigjet mё tё shpeshta, arriti nё njё pёrfundim shumё interesant.

Pёr pyetjen mbi ‘Kёshilla pёr jetёn’ numri mё i madh i pёrdoruesve jepnin rekomandime pёr tё udhёtuar sa mё shpesh. Nёse do tё ripёrtёrish energjitё e tua, udhёto! Nёse je duke kaluar njё periudhё tё vёshtirё sentimentale, udhёto! Nёse je duke kёrkuar ide tё reja pёr punёn, udhёto!

Mark Twain ёshtё vetёm njё nga shkrimtarёt dhe njerёzit qё mendojnё se udhёtimi ёshtё njё nga copёzat esenciale tё jetёs.

Pra nёse dikush nga miqtё tuaj ju ka kёrkuar sё fundmi ndonjё kёshillё pёr jetёn, jepini atё idealen. Tё udhёtojё, sepse:

Ai/ajo do tё kuptojё mё shumё veten.

Do tё shohё se cfarё vendi tё vogёl zё nё kёtё botё tё madhe.

6ee1818dfe26e7051e26311f1aac03ae

Do tё kuptojё se mund t’ja dalё mbanё edhe nё njё vend ku nuk njeh askёnd.

Ai/ajo do tё ketё njё perspektivё mё tё gjerё mbi cdo gjё.

Do tё njohё njё kulturё tjetёr duke u bёrё mё mendje-hapur.

Two Young Beautiful Women Sitting in Cafe, View Through Glass

Do tё krijojё kujtime qё zgjasin pёr tё gjithё jetёn.

Dhe pas gjithё kёtyre, kur tё kthehet sёrish nё vendin tonё, do tё jetё i/e ripёrtёrirё, njё person i ri dhe plot energji. Gati pёr tё mposhtur cdo problem.

820x480xTravel-Luggage-820x480.jpg.pagespeed.ic.nTKe2SiVwS

Nёse nuk pranon duke thёnё se do tё qёndrojё nё shtёpi, ‘detyrojeni’ duke ja prerё ju biletёn!

listen-Vs-give-Advice

Ju cfarё kёshillash i jepni miqve tuaj?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: