Dardhe – Korce, 2 dite, 4500 Leke

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
KORÇË – DARDHË – POGRADEC – DRILON

► 9, 16 , 23, 30 Janar
► 6, 13, 20, 27 Shkurt

► Hotel Kocibelli ( Qender te Korcës ) (4500 lekë mëngjes )
► Hotel Kocibelli ( Qender te Korcës ) (5500 lekë mëngjes + darkë)

Dita e parë:
Nisja nga Tirana në oren 06:30 . Pas takimit me guidën do të nisemi drejt qytetit të Pogradecit. Mbërritja në Volorekë. Vizitë në pikën turistike të Drilonit për rreth 1 orë, nisemi drejt Qytetit të Serenatave, Korçë. Dreka e lire me gatime tradicionale ne tavernat e zones se Nevecishtit .Kohë e lirë për të vizituar qytetin si : Mësonjëtorja e parë Shqipe, Muzeu i Arsimit, Katedralen Ortodokse të Korçës, dhe për të shijuar rrugicat me kalldrem të qytetit. Kafja  sugjerohet në Pazarin e Vjetër të Korçës i cili është kthyer në një nga pikat më të forta turistike të qytetit. Akomodimi në Hotel në Korçë, kohë e lirë për të pushuar. Darka e lire ku nuk mungojne sugjerimet e shoqeruesit .

Dita e dytë:

Pas mëngjesit në hotel, nisemi për në Dardhë drejt pistës së skive Bigell, e vetmja pistë per ski në Shqipëri me teleferik. Pas mbërritjes në pistën e skive, zgjedhim paisjet sipas preferencave dhe pas një trajnimi flash për teknikat e skijimit, aventura e skive është e gjitha e juaja për tu shijuar.
Pista e skive Bigell në Dardhë, disponon 3 pista dhe 2 teleferik, të përshtatshme për çdo kategori.
Dreka e lirë për tu konsumuar në restorantin e ndodhur në pisten e skive ku mund të provoni gatimet tradicionale përseri nëse nuk jeni ngopur akoma me lakrorin me dy petë apo mishin e qingjit. Pas drekës rreth orës 16:00 nisja drejt Tiranës. Ndalesë për kafe në Pogradec buze liqenit. Pas pushimit në Pogradec vazhdimi udhëtimit për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë në darkë.

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Ne cmim perfshihet
*transporti me automjet komod
*akomodim në hotel 4* (qender te korces)
*mengjesi
*shoqerues shqiptare

Ne cmim nuk perfshihet
*gjithcka qe nuk eshte permendur ne rubriken “Ne cmim perfshihet”
*dreka opsionale menu me gatime tradicionale 1200 leke/personi.
*darka opsionale menu me gatime tradicionale 1000 leke/person.

Politikat e femijeve

• 0-1.99 vjec janë falas
• 2-5.99 vjec perfiton 15 % zbritje
• mbi 6 vjec paguan si I rritur

Shenim

► akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal I pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1- 3 ditë para.
► per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes.
► pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► agjensia nuk mban pergjegjesi per kushtet atmosferike .

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: