Udhetim Paris dhe Disneyland

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
Programi per Udhetim Paris dhe Disneyland
1️⃣Dita e pare Udhetim Paris dhe Disneyland
Udhetimi me avion direkt Tirane – Paris. Nisja ne oren 06:05, mberritja ne Paris ne 09:00.
Pas perfundimit te procedurave aeroportuale, fillojme turin panoramik ne kryeqytetin francez. Vizite ne Muzeun e Louvrit, me pas tek Hotel des Invalides dhe ura madheshtore Alexander III.
Opsionale: shetitje romantike me anije Bateaux Parisiens ne lumin Sena, ku do te shihni monumentet me te rendesishme te qytetit.
Kthim ne hotel ne darke.
2️⃣Dita e dyte
Mengjesi ne hotel. Gjithe dita e dedikuar per argetim ne Disneyland Paris, nje nga parqet me te medha te lojerave ne bote, me atraksione dhe ambiente per te gjitha moshat.
Ne mbremje, kthim ne hotel dhe pushim.
3️⃣Dita e trete
Mengjesi ne hotel. Pastaj mund te zgjidhni nje nga programet opsionale:
Plus nje dite e plote ne Disneyland Park (95€/person)
Tur ne qytetin e Parisit si me poshte (35€/person):
Vizite ne Pallatin Mbretor Versailles, i famshem per kopshtet dhe historine madheshtore.
Me pas, vizite tek Harku i Triumfit, ndalesa panoramike tek Piazza Trocadero me pamje te mrekullueshme mbi Kullen Eiffel dhe vazhdim me vizite ne vet Tour Eiffel, simboli me i fotografuar ne bote. Kthim ne hotel ne darke.
4️⃣ Dita e katert Udhetim Paris dhe Disneyland
Transferta per ne aeroport. Fluturimi direkt Paris – Tirane ne oren 09:45, mberritja ne Tirane ne 12:20. Fundi i sherbimit tone.
🛈Ne pagese perfshihen:
• Fluturimi vajtje ardhje Tirane-Paris.
• Akomodim ne hotel 4*.
• Mengjeset ne hotele.
• Transferta Aeroport – Hotel – Aeroport
• Biletat e hyrjes ne Disneyland.
• City Tour ne Paris *Gjate vizitave ne dite te ndryshme ne Paris nuk do te mungojne dhe vizita surprize
• Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
• Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje cante shpine me permasa 40x20x25cm (deri ne 10kg)
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
• Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Hyrjet opsionale jane si me poshte:
• Shetitje ne Lumin Sena, 20€
• Kulla Eiffel, 25-30€
• Hyrja ne Chateau de Versailles, 35€
• Vizite ne muzeun e Louvre, 35€
• Nje dite ekstra ne Disneyland Paris, 95€
Shenime:
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 3 orë përpara ——————————————————-——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
► Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj Evrope, 6 Muaj e gjithe Bota. Nuk duhet të keni kaluar në 3 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
– Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do të zbatohet i plotë me korigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat, por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi i autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore. Nëse ndryshojnë kriteret, dhe bëhet i pamundur organizimi i udhëtimit, kthehet pagesa, pa vlerën e biletës (Parapagesa), vlerë e cila mbetet në Kompaninë Ajrore, ne do të kryejmë proçedurën për kthim edhe të kësaj vlere, por nuk garantojmë kthimin e saj.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!