Plazh ne Antalya & Tur ne Cappadocia

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Plazh ne Antalya

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeia jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 2 Tetor 589€/person
  • 16 Tetor 549€/person

Itinerari 1: Plazh ne Antalya & Tur ne Cappadocia
Itinerari 2: Cappadocia 3 dite

Programi per Plazh ne Antalya & Tur ne Cappadocia

1️⃣Dita e pare

Fluturimi direkt me charter për në Antalya. Nisja në orën 02.20. Mbrritja në orën 05.10. Transferimi dhe Sistemimi në hotel në zonën e Antalyas. All Inclusive në Hotel.

2️⃣Dita e dyte Plazh ne Antalya

 Të lirë për Plazh. All Inclusive në Hotel.

3️⃣Dita e trete

Të lirë për Plazh. All Inclusive në Hotel.

4️⃣ Dita e katert

Të lirë për Plazh. All Inclusive në Hotel.

5️⃣ Dita e peste Plazh ne Antalya

Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt Cappadocia me autobuz. Fjetje dhe Darkë në hotel.

6️⃣ Dita e gjashte

Mëngjesi në Hotel. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremes, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjte e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qytezë në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Passabag, Devrent Deresi dhe Urgup. Fjetje dhe Darkë në hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaymakli. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë.

Dita e Tetë: Nisja nga Antalya në 00.30. Mbrritja në Tirane në orën 01.20. 

🛈Ne pagese perfshihen:

1. Fluturimi Tiranë – Antalya dhe Antalya – Tiranë me charter, bagazhe te plota 20 + 8 kg.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi ne Hotel 5* All Inclusive në Antalya, Xoria Deluxe dhe Hotel Perissia 5* me Mëngjes dhe Darkë në Cappadocia.

4. Shoqërues shqiptar gjatë vizitave në Cappadocia.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

KUJDES: KALEMI TRAVEL nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të
udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse
pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.
PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!


FAQ – Pyetje të shpeshta rreth Antalya & Cappadocia

Ku ndodhet Antalia dhe pse është kaq e preferuar për pushime?

Antalya ndodhet në rivierën turke, përgjatë Detit Mesdhe. Është një nga destinacionet më të njohura për plazhe të gjera, resorte luksoze all-inclusive dhe kombinimin e detit me histori antike.

Cilat janë zonat më të mira për qëndrim në Antalia?

Zona si Lara është e njohur për hotele luksoze dhe plazhe ranore, ndërsa Konyaaltı ofron plazh të gjatë me pamje nga malet. Për resorte më ekskluzive preferohen edhe Belek.

Çfarë mund të vizitohet përveç plazhit?

Qyteti i vjetër Kaleiçi ofron rrugica historike dhe arkitekturë osmane. Mund të vizitohen edhe ujëvarat Düden Waterfalls ose site arkeologjike si Perge.

Kur është periudha më e mirë për pushime në Antalia?

Maj–qershor dhe shtator–tetor janë ideale për temperatura të këndshme dhe më pak fluks. Korrik–gusht janë muajt më të nxehtë, perfekt për ata që preferojnë vapë të fortë dhe atmosferë më aktive.

A është Antalia e përshtatshme për familje?

Po, shumica e resorteve në zonat si Lara dhe Belek ofrojnë aquapark, animacion për fëmijë dhe shërbime familjare.

A nevojitet vizë për të udhëtuar në Turqi?

Shtetasit shqiptarë zakonisht mund të udhëtojnë drejt Turkey pa vizë për qëndrime turistike afatshkurtra, por rekomandohet gjithmonë të verifikohen kushtet aktuale para udhëtimit.

Sa ditë rekomandohet të qëndrohet në Cappadocia për ta eksploruar mirë?

Zakonisht 2–4 ditë janë të mjaftueshme për të parë pikat kryesore të Cappadocia, përfshirë fluturimin me balona, luginat dhe qytetet nëntokësore. Nëse do një përvojë më të qetë dhe të thelluar, 4–5 ditë janë ideale.

Çfarë aktivitetesh unike mund të bëhen në Cappadocia?

Fluturimet me balona në mëngjes, eksplorimi i qyteteve nëntokësore, vizita në formacionet shkëmbore (fairy chimneys), hiking në luginat e famshme dhe vizita në fshatrat tradicionale.

A është Cappadocia e përshtatshme për familje dhe fëmijë?

Po, është shumë e përshtatshme. Fluturimi me balonë mund të mos jetë për fëmijët shumë të vegjël, por aktivitetet tokësore, shpellat dhe eksplorimet janë të sigurta dhe interesante për familje.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: