Udhetim ne Vjene
- kalemi travel budapest
- Udhetim ne Vjene
- Udhetim ne Vjene
- Udhetim ne Vjene
🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 21 Shtator 378€
Programi per Udhetim ne Vjene
1️⃣Dita e pare
Nisja nga Tirana me fluturim direkt drejt Vjenes ne oren 12:25. Mbrritja ne Aeroportin e Vjenes rreth ores 14:10 dhe transfertë drejt hotelit.
Pas sistemimit ne hotel, koha e lire per nje shetitje te qete ne qendren elegante te qytetit ose relaks ne zonen ku ndodhet akomodimi. Fjetje ne hotel.
2️⃣Dita e dyte Udhetim ne Vjene
Pas mengjesit, nisemi per nje vizite ne disa prej monumenteve me te rendesishme kulturore dhe arkitekturore te kryeqytetit austriak:
– Muzeu i Arteve te Bukura (Kunsthistorisches Museum)
– Opera e Vjenes, nje nga me te famshmet ne bote
– Parlamenti Austriak dhe Bashkia e Qytetit (Rathaus), me stilin e tij gotik te veçante
Kohe e lire pasdite per vizita personale ose shopping. Fjetje ne hotel.
3️⃣Dita e trete
Mengjes ne hotel dhe vazhdimi i turit me monumente madheshtore qe deshmojne lavdine e Perandorise Austro-Hungareze:
– Universiteti i Vjenës dhe Teatri Kombetar
– Kisha Votiv (Votivkirche), nje nga kishat me te bukura ne Vjene
– Kompleksi Hofburg, ish-rezidenca perandorake 600-vjeçare e Hasburgeve
– Pallati Schönbrunn, rezidenca verore e familjes perandorake, me kopshtet mbreterore dhe ambjentet barok
Kthim ne hotel dhe fjetje.
4️⃣ Dita e katert Udhetim ne Vjene
Mengjes ne hotel. Kohe e lire per shetitje individuale ne qendren historike te Vjenës, për të përjetuar edhe njëherë atmosferën klasike të qytetit ose për të përfunduar ndonjë blerje.
Pasdite, transferta drejt Aeroportit të Vjenës. Fluturimi për në Tiranë në oren 14:45, mberritja ne oren 16:20.
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
Nese fluturimi behet nga Prishtina, ofrojme edhe udhetimin me autobus nga Tirana.
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Kujdes:
Orari i fluturimeve mund te ndryshoje nga kompania ajrore. Ne cdo rast, programi i udhetimit do zbatohet i plote me spostimet dhe korigjimet e nevojshme, pa cenuar eksperiencen e udhetimit.
Itinerari ditor perfshin ndalesa dhe udhetime te planifikuara me kujdes. Nese ndodhin vonesa per shkak trafiku apo ndonje ndalese qe zgjat me shume se parashikimi, disa ndalesa mund te mos realizohen. Kujtojme se shoferi i autobusit ka detyrimin ligjor per ndalese ne orarin e punes.