Stamboll me avion dhe guide, 3 dite – €269

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.

18-20 Maj €279
►1-3, 14-16, 28-30 Qershor €269

• Akomodim në Grand Emin Hotel

• Itinerari i fluturimeve me kompaninë ajrore Air Albania
Tiranë-Stamboll 08:30-11:10
Stamboll-Tiranë 22:50-23:30

Price Includes:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

Price Excludes:
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet

Day 1: Dita e Parë
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë e 30 minuta para nisjes së avionit

Fluturimi për në Stamboll me kompaninë Air Albania.

Nisja në 07:25 të mëngjesit. Mbërritja në Stamboll në 11:05.

Vazhdimi i udhetimit ne drejtim te Istanbul Akuarium.
Vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim. Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Vizitë panoramike tek Kulla e Galates, një kullë gjenoveze në zonën e Beyoglu e cila është ndërtuar si një kullë vrojtimi në piken më të lartë të Mureve të Galates. Kulla është tani një hapësirë ​​ekspozite dhe muze, dhe një simbol i Beyoğlu dhe Stambollit.
Kthimi në Hotel.

Day 2: Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja ne kembe me shoqeruesin drejt Sheshit Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 40 euro – qendrimi 2 ore
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.(OBJEKT TURISTIK)
Qendrim i lire.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 35 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel.

Day 3: Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit do ta fillojmë viziten nga pjesa me e lartë e qytetit, Kodra Çamlıca, e cila ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane.
Nje lundrim me anije për 2 orë në ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro – Lundrim rreth 2 orë.
Nisja drejt Pallatit Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura i cili është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453.
Hyrja 20 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Transferta ne drejtim te Aeroportit.
Nisja nga Stambolli në 21:50 dhe mberritja ne aeroportin e Rinasit ne oren 21:30

Kujdes:
*Per cdo ndryshim orari nga kompania ajrore si per nisje apo kthim, do te lajmeroheni ne kohe reale.
*Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: