DRILON-KORCE-VOSKOPOJE-FARMA SOTIRA-BANJAT E BENJES-PERMET
HOTEL KOCIBELLI 4* (Qender te Korces)
PROGRAMI:
► Dita e pare:
►Nisja nga Tirana ne oren 06:30.
►Nisja nga Durresi ne oren 06:00.
►Nisja nga Elbasani ne oren 07:00.
Vazhdim i udhetimit tone drejt Parkut Natyror ne Drilon me nje ndalese gjate rruges per pushim dhe kafe. Vizite ne Tushemisht tek “Teto Ollga”. Opsionale lundrim me varke ne Drilon. Vazhdimi i udhetimit per ne Voskopoje . Dreka e lire me gatime tradicionale ne tavernat e zones . Me pas kthimi ne Korce .Vizite ne fabriken e prodhimit te birres , Birra Korca . Nisim vizitat ne pikat kryesore te qytetit: Bulevardi, Katedralja, Pazari i Vjeter, Mesonjtorja e Pare, etj.
Akomodohemi ne hotel Kocibelli . Darka do te konsumohet ne hotel. Mbremje e lire.
► Dita e dyte:
Pas mëngjesit në hotel nisemi drejt Qytetit të Leskovikut ku do të kalojmë përmes Qytetit të Ersekës. Vazhdimi i kalimit drejt Gërmenjit. Dreka në Farma Sotira në ajrin e paster dhe natyren e pa krahesueshme do të keni mundësi të provoni një drekë me ushqime tradicionale të zonës. Pas dreke vazhdimi i udhëtimit drejt Përmetit, qytetit të trëndafilave. Ndalesë rreth 2 orë në Banjat e Bënjes dhe në qytetin e Përmetit. Vazhdojmë udhëtimin drejt Tiranës nëpermjet grykes së Këlcyrës. Ndalesa për pushim në Fier. Mbërritja në Tiranë në mbrëmje.
►Sugjerohet te keni me vete :
-Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata.
Ne cmim perfshihen:
– Transport me automjet komod
– Akomodimi ne hotel
– Mengjesi + darka
– Shoqerues shqiptare
Shtese ( extra ):
– Gjithcka qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihen”
– Dreka
– Biletat e hyrjes ne birreri ose muze