Udhetim Viti i Ri ne Stamboll, Turqi 29, 30 dhe 31 dhjetor

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Viti i Ri Stamboll

Viti i Ri në Stamboll.

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

Datat e nisjeve: 
ITINERARI 1
► 29 Dhjetor 365€
► 30 Dhjetor 355€
► 31 Dhjetor 355€
Akomodimi ne hotel Comfort Life Istanbul.
(Nese deshironi opsion akomodimi me te miresi si dhe cmimin perkates, kontaktoni agjentet tane te udhetimeve.)
ITINERARI 2
► 30 Dhjetor – 2 Janar €389 (me Air Albania)
Mbrëmja e ndërrimit te viteve me darkë Gala në Kroçiere në Bosfor (150 euro/person)

ITINERARI 1

Dita e Parë: 

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel
Fjejte në hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel.
Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 2 orë
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës
Kthimi në Hotel Fjejte në hotel.
Fjejte në hotel.

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Të lirë në Qendrën Tregare deri në Transfertën me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Fluturimi për në Tiranë.

Kujdes:
Oraret e fluturimeve janë si më poshtë:

Nisja nga Tirana: 03:10, mberritja në Stamboll 06:50
Kthimi nga Stambolli: 22:00, mberritja në Tiranë 21:45

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

Në pagesë nuk përfshihen:

– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
– Siguracioni në Udhëtim 
– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
– Taksa e qytetit të Stambollit, 2 euro për person për natë. 

OPSIONALE:

1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €15.
2. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €45, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
3. Vizitë në Aquarium €30. 

Zgjidhni extra për t`iu shtuar paketës tuaj!

Lundrim me anije në Bosfor (Transferta e perfshire ne cmim) – 15€/person
Vizitë në Aquarium (Transferta e perfshire ne cmim) – 30€/Person
Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë (Transferta e perfshire ne cmim) – 45€/Person
Darke Gala ne Eresin Hotel – 150€/Person
Darke Gala per Vitin e ri ne Krociere – 150€/Person

ITINERARI 2

Itinerari i fluturimeve me kompaninë Air Albania:

30 Dhjetor:
Tiranë-Stamboll -> 07:00- 10:40
2 Janar:
Stamboll-Tiranë ->23:00- 22:40

Dita e pare:
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit. Fluturimi direkt për në Stamboll. Mbërritja në Stamboll. Vazhdimi i udhëtimit në drejtim të Istanbul Akuarium. Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në Hotel ne Stamboll (Prane zones historike) Darka e lirë nën sugjerimin e guidës.

Dita e dyte:
Mëngjesi në Hotel. Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
Hyrja Falas. Pas vizitës në pazar, nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet
ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Hyrja 55 Euro Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Hyrja Falas Vazhdon Vizita në Shën Sofise – Hagia Sofia Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Hyrja 25 euro. Qendrim i lire. Kthimi në Hotel. Në mbrëmje, nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë me Pije alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Kthimi në Hotel.

Dita e trete:
Mengjesi ne hotel. Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453. Hyrja 25 Euro
Nisja me autobus për në Dolma Bahce. (Vizite Panoramike)
Nisja për në Kabatas, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 1.5 – 2 orë në varësi të moti ne Stamboll, në Ngushticën e Bosforit në
drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe
për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 15 Euro – Lundrim rreth 2.5 orë. (Pjesemarrje e detyruar)
Pas xhiros me anije do të vazhdojmë vizitën në lagjen më të famshme të stambollit e njohur si
Lagjia Balat,
Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin TaksimKthimi në Hotel.

Dita e katert:
Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Kodrës Camlica. një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. Hyrja e lirë. Pas vizitës në Camlica do të keni mundësinë të ndaloni në një dyqan me ëmbëlsira tradicionale turke për të provuar shijet e ndryshme të tyre. Transferta në drejtim të Aeroportit. Rrugës ndalojmë në Qendren 212 per shopping. Mberritja në aeroport dhe flluturimi direkt për në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë.

Në pagesë përfshihen:
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore 8 kg + valixhe 20 kg
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Përdorimi i pishinës dimërore dhe SPA
Transfertat dhe shëtitjet me autobus sipas program

Në pagesë nuk përfshihen:
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Siguracioni i shëndetit në udhëtim


Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj
duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
————————————————————–
Hyrjet ne Dollmabahce, ne Topkapi jane me pagese. Pagesa behet me lira turke ne sportel
dhe duke qene se cmimi ndryshon vazhdimisht per kete arsye nuk eshte afishuar ne pershkrim vlera.


Taksa e qytetit nuk është e përfshirë. Klientet e paguajnë te guida. Vlera është 2 euro për
person për natë.

Udhetim Viti i Ri Stamboll

Oferta turistike e fundvitit nga Kalemi Travel. Udhetim Viti i Ri Stamboll eshte nje program qe ofron pamje spektakolare përgjatë Bosforit dhe një periudhë fantastike festimesh.

Na kontaktoni ne facebook, ose instagram Te gjitha udhetimet per Vitin e Ri i gjeni ketu!

Për të festuar Vitin e Ri 2025 në Stamboll, Kalemi Travel ofron paketa turistike të dizajnuara për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme. Stambolli, një qytet magjik që lidh Lindjen me Perëndimin, është destinacioni ideal për të mirëpritur vitin e ri në një atmosferë të veçantë dhe unike.

Paketa turistike nga Kalemi Travel përfshin akomodim në hotele komode të vendosura në zemër të qytetit, duke ju ofruar qasje të lehtë në atraksionet kryesore të Stambollit. Paketat përfshijnë gjithashtu bileta për festat speciale të organizuara për natën e ndërrimit të viteve, duke përfshirë darkën festive me pamje të mrekullueshme mbi Bosfor.

Kalemi Travel ka planifikuar gjithashtu ekskursione në vendet më të famshme turistike të qytetit, si Hagia Sophia, Xhamia Blu, Pallati Topkapi dhe tregjet tradicionale të Stambollit, duke ju dhënë mundësinë të përjetoni kulturën dhe historinë unike të këtij qyteti të mrekullueshëm. Për ata që kërkojnë diçka më aventureske, paketat përfshijnë edhe një shëtitje me anije në Bosfor, për të admiruar qytetin e ndriçuar në natën festive.

Paketa turistike për Vitin e Ri 2025 në Stamboll është ideale për familjet, çiftet dhe grupet e miqve që duan të festojnë në një nga qytetet më të gjalla dhe të pasura kulturorisht të botës.

Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar një festë të veçantë me një çmim të arsyeshëm. Për të rezervuar paketën tuaj dhe për të marrë më shumë informacion, kontaktoni Kalemi Travel dhe sigurohuni që të filloni vitin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, me aventurë dhe argëtim të garantuar në Stambollin magjepsës. Udhetim Viti i Ri Stamboll

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: