Brstanovica – Scepan Polje – Bastasi – Foca – 42km rafting.
Dy lumenj dhe një ditë e paharrueshme për rafting të cilen do të mbani mend për një kohë të gjatë.
DITA E PARE:
Nisja nga Tirana ne oren 05:00 drejt pikes kufitare te Hanit te Hotit. Gjate rruges do te bejme ndalesa te shkurtra deri në Qendrën e Raftingut Drina-Tara, e cila ndodhet në bregun e lumit, 18 km nga Foca ne Malin e Zi. Akomodimi në bungalows, pasdite dhe mbrëmje e lirë. Qendra e raftingut ka terren të këndshëm për volejboll dhe futboll dhe një rrugë me stola ku mund te shijoni pamjen nga lumi. I gjithë kompleksi është pergjate bregut, me restorant ne tarrace dhe pamje nga lumi me ujin e kristalte dhe natyren mahnitese.
Darka fillon në orën 20:00, party afer zjarrit dhe muzika sipas dëshirës suaj. Për darkë ju do të keni mundësi të provoni specialitete të ndryshme tipike te kesaj zone, të gatuara ne moment nga përbërës të freskët organik nga zona rreth kanionit të Tares.
DITA E DYTE:
Mëngjesi shërbehet deri në 10:00 dhe përfshin specialitete vendase! Proshute derri të thatë, petulla të nxehta me krem djathi, dhe bukë e bërë ne forma. Pas mëngjesit të ftuarit zgjedhin pajisjet per rafting – xhaketat e sigurisë, helmetat, kostumet neoprene (elastike, te gjata), këpucë gome,material i papërshkueshëm nga uji. Transporti behet me xhipa në Brstanovica ku dhe do te fillojme aventuren tone te raftingut.
Para nisjes, drejtuesit tanë do ju informojnë për teknikat e vozitjes, të ulurit dhe të sjelljes, si duhet vepruar në situata të ndryshme – një kurs i shkurtër i raftingut! Në orët e para kalojmë nëpër pjesën më tërheqëse të kanionit dhe lumit Tara. Ndalojmë në ujëvarat, burimet e egra, ndalemi për fotografi dhe notim.
Pas 25 km adrenaline dhe ne natyrën mbreselenese, arrijmë me varken në qendrën tonë të raftingut, nën tarracën e restorantit që gjendet mbi lumin. Atje kemi dushe të nxehtë dhe jemi gati për drekën e cila përbëhet nga specialitete vendase si supë me vezë të nxehtë, mish qingji, brinje viçi me perime të shijshme në enë metalike, sallata, pite vendase, bukë elbi e ngrohte dhe shumë specialitete të tjera. Pas drekës do te nisemi per ne Tirane. Ndalesa te shkurtra gjate rruges, mberritja dhe fundi I sherbimeve tona.
Menu
Dita 1 darka:
Patate të pjekura dhe djathë krem, bukë shtëpie nga furra, sallatë, rolo mishi ne gjethe ose në lakër, hamburgerë të gatuar në ene balte, mish i pjekur në skarë, pite te bëra në tigan hekuri.
Mëngjesi dita 2:
Proshutë e thate, copeza mish derri dhe salcice të thata. Petulla te ngrohta, muffins te nxehtë, djathë shtëpie, djathë krem bërë në vaska prej druri. Vezë dhe omelete. Çaj, kos, mjaltë, reçel, krem çokollatë.
Dreka dita 2:
Supë me mish viçi, bukë elbi e bërë në kanaçe metalike, sallatë. Mish Qengji, keci, dhe viçi i bërë në tigan metalik me patate dhe speca, të ndara me rozmarinë. Pite shtëpie bërë në forma. Për ëmbelsira, Bakllava, tullumba dhe embelsira te tjera.
Mosha e pjesëmarrësve minimale është 8-12 (përcaktohet sipas nivelit të ujit)
Përvoja e mëparshme nuk është e nevojshme
Çmimet janë në euro, për person
Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë maksimale dhe rehatise tuaj.
Ne rezervojmë të drejtën për të vlerësuar nëse një person ka një minimum të përshtatshmërisë fizike për aktivitetet!
Ne paketen 85 € perfshihet:
- Transferta vajtje ardhje ne Tirane
- Darka e nates se pare, mengjesi dhe dreka e dites se dyte
- Akomodimi ne Bungalows
- Shoqerues gjate gjithe udhetimit
- Taksat turistike, taksat e raftingut, taksat e parkut kombëtar, sigurimet dhe tarifat e ngjashme.
Nese ka nevoje per ushqim vegjeteranian na njoftoni paraprakisht!
Informacion:
Me nje gjatesi prej 145 kilometrash lumi Tara krijon nje kanion rreth 100 km te gjate dhe 1.3 kilometra te thelle gje qe e ben ate kanionin e dyte me te thelle ne bote pas atij te Colorados ne USA. Sigurisht eshte kanioni me I bukur ne bote per shkak te ujit te kthejllet e te pijshem, bimesise dhe jetes se eger te pasur te zones, me nje numer te larte speciesh endemike, Tara eshte nen mbrojtjen e UNESCO-s.
Tara, “ Loti I Europes” ne shkallle rafting mban nje vend 3 – 5 dhe eshte ndermjet lumejve me terheqes ne bote. Eshte nje parajse e vertete per te gjithe aventurieret. Nje pushim mbreselenes ne mes te natyres magjepsese.