Plazh ne Antalya & Tur ne Cappadocia

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Plazh ne Antalya

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeia jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

Itinerari 1: Plazh ne Antalya & Tur ne Cappadocia
Itinerari 2: Cappadocia 3 dite

Programi per Plazh ne Antalya & Tur ne Cappadocia

1️⃣Dita e pare

Fluturim direkt me charter per ne Antalya. Nisja ne oren 07:45 dhe mberritja ne oren 11:30. Pas procedurave, transfert dhe sistemim ne hotel ne zonen e Antalyas. Akomodim me All Inclusive.

2️⃣Dita e dyte Plazh ne Antalya

Mëngjesi në Hotel. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremes, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjte e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qyteze në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I produkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve. interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si “Lugina e Murgjve” është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj. Hyrja me pagese – Qëndrimi 30 minuta Akomodim darkë dhe Fjetje në Hotel.

3️⃣Dita e trete

Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë. Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Hyrja me pagese – Qëndrimi 30 minuta
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata. Vizitë në Luginën e Dashurisë. Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të soditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Hyrja me pagese – Qëndrimi 2 orë Kthimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.

4️⃣ Dita e katert

Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas –
Qëndrimi 30 minuta. Nisja për në Antalya. Gjatë rrugës pushime të shkurtra. Mberritja ne hotel ne Antalya. Ultra All Inclusive në hotel.

5️⃣ Dita e peste Plazh ne Antalya

Ultra All Inclusive ne Hotel.

6️⃣ Dita e gjashte

Ultra All Inclusive ne Hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Transferta nga Hoteli në Aeroportin e Antalya. Fluturimi Antalya- Tiranë. Nisja nga Antalya në orën 07:05. Mberritja në Tiranë në 07.00.

Hotel Perissia HB 5* Cappadocia
Diamond Premium Hotel and Spa UAI 5*, Antalya
Nese dikush nuk deshiron Diamond Premium hotel ne Antalya ne vijim do gjeni dhe disa alternativa akomodimi dhe cmimet perkatese:
SORGUN AKADIA 16+ PREMIUM HOTEL & SPAplus 80 euro per person
PALOMA PERISSIA – plus 120 euro per person

🛈Ne pagese perfshihen:

Fluturimi Tirane-Antalya-Tirane me charter
Transfertat me autobus Aeroporti Antalyas – Hotel në Cappadocia – Hotel në Antalya – Aeroporti Antalya.
Akomodimi ne hotel 3 nete ne Antalya & 3 nete ne Capadoccia
All Inclusive ne Antalya, Mengjeset dhe darkat sipas programit ne Capadoccia
Shoqerues shqiptar gjate vizitave ne Cappadocia.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

ITINERARI 2

1️⃣Dita e pare

Paraqitja ne Aeroportin e Rinasit duhet te behet 2 ore e 30 minuta para nisjes. Fluturimi per ne Stamboll ne oren 02:55 me mbrritje ne 06:35. Vazhdimi i udhetimit me fluturim te brendshem per ne Kayseri, nisja ne 08:25 dhe mbrritja ne 09:45.
Pas mberritjes nisemi drejt Lugines Devrent, e njohur ndryshe si Lugina e Imagjinates, ku do te shihni formacione shkembore unike me pamje kafshesh si deve, gjarperinj dhe figura te tjera natyrore te krijuara nga erozioni. Qendrim i shkurter panoramik.
Vazhdon vizita ne Avanos, ku ndalojme ne nje punishte tradicionale qeramike per te ndjekur nga afer procesin artizanal te punimit te baltes. Me pas shëtitje ne qytetin e vjeter te Avanos, i shtrire buzë Lumit Kizilirmak, i njohur per rrugicat me kalldrem dhe traditen shekullore te qeramikes.
Ne vijim vizitohet Lugina Pashabag (Lugina e Murgjve), e famshme per formacionet shkembore ne forme kerpudhash, si dhe manastiret dhe vendbanimet e hershme monastike.
Pasdite behet akomodimi ne hotel. Fjetje ne hotel.

2️⃣Dita e dyte Plazh ne Antalya

Ne mengjes heret, per te interesuarit, ofrohet fluturim opsional me balona ajrore, nje nga eksperiencat me ikonike te Cappadocias, qe zgjat rreth 55–60 minuta dhe ofron pamje te paharrueshme nga lart.

Pas mengjesit ne hotel, nisemi drejt Ortahisar, ku do te shijoni pamjen panoramike qe ofron Kalaja e Ortahisarit. Vazhdon udhetimi drejt Qytetit Nentokesor Kaymakli, nje nga vendbanimet me te medha nentokesore te zones, i perdorur nga banoret per mbrojtje nder shekuj.

Pasdite realizohet nje eksperience aventureske me motorrra ATV, per te eksploruar shkretetiren e Goremes dhe per te soditur perendimin magjik te diellit mes formacioneve shkembore. Kthimi ne hotel, darke dhe fjetje.

3️⃣Dita e trete

Pas mengjesit ne hotel, vizitohet Kalaja Uchisar, pika me e larte e Cappadocias, e ndertuar ne shkemb dhe me mbi 120 shkalle, nga ku ofrohet nje pamje panoramike e jashtezakonshme mbi te gjithe zonen.

Kohe e lire ne qytet per te shijuar produktet tradicionale lokale, embelsira dhe fruta te thata. Me pas ndalese per dreke dhe nisje drejt Kayseri. Transferta per ne aeroport dhe fluturimi per ne Stamboll ne oren 16:10, me mbrritje ne 17:40. Nisja per ne Tirane ne oren 22:00 dhe mbrritja ne Tirane ne 21:40.
Fundi i turit.

🛈Ne pagese perfshihen:

Mëngjeset dhe darkat sipas programit.
Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit
Në pagesë nuk përfshihen:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
Siguracioni në Udhëtim
Pijet gjatë Vakteve
Hyrjet në Monumente dhe Muzeume

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

KUJDES: KALEMI TRAVEL nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të
udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse
pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.
PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: