Magra Austria Hotel 4*, Bogë

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Magra Austria

Magra Austria është një një ekohotel natyror. Hoteli gjenden në një vend të mrekullueshëm. Zona është e njohur për klimën kurative dhe për mungesën totale të ndotjes ajrore apo akustike. Hoteli ndodhet në një zonë malore të përshatshme jo vetëm për pushime dimërore por edhe për qëndrime gjate periudhave të tjera të vitit. Hotel Magra Austria Bogë Rugovë, ofron edhe vila luksoze të ndërtuara sipas stilit Austriak.

______________________________________________________________________________

Hotel Magra Austria Cmimet duke filluar nga dt 5 janar

  • Dhome dyshe – 55€ me mengjes
  • Shtesa per darken 16€/person

______________________________________________________________________________

Informacion mbi hotelin

Hoteli është një ekohotel natyror. Ai ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetëm 115 km larg nga Prishtina.

Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal, shërbim i ngrohtë, cilësi e klasit të lartë, gatime speciale, një kënd lojërash për fëmijë, ofertë e shumëllojshme Wellness në ambientet e hotel Magra Austria Boge e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës.

Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë hotel. Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. Magra Austria Boge është një vend, ku shpirti merr ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe mendjen; për veshët, sytë, zemrën. Në Magra Austria hotel pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i Magra Austria Rugove!

Stinet ne Rugove

Pranvera alpine plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit.

Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime.

Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness ne hotel Magra Austria Rugove janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sëmundjet e ftohjes.

Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e hotel Magra Austria Boge Rugove .

Per rezervime na kontaktoni ne FacebookInstagram.

Tel/Viber/Whatsapp: +355698885656, e-mail [email protected] ose ne chat box-in poshte djathtas.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: