Lefkada – Parga – Preveza

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Lefkada – Parga – Preveza

Programi per Lefkada – Parga – Preveza

►Per programin “Pranvere ne Lefkada” 3 DITE likoni KETU!
►Per programet 3 DITE ne Lefkada klikoni KETU!
►Per programet 4 DITE ne Lefkada klikoni KETU!
►Per programet 6 DITE ne Lefkada klikoni KETU!

🟢Datat e nisjeve:

  • Shtator: 7-11
    €189/person SUNRISE 3* (me mengjes)
    €199/person TESORO 3* (me mengjes)

1️⃣Dita e pare Lefkada – Parga – Preveza

Nisja nga Tirana heret ne mengjes ne oren 04:00.
(Nisja nga Durresi ne oren 04:55).
Gjate rruges behen ndalesa te shkurtra deri ne kufirin e Qafes se Botes. Pasi kalohet ne territorin Greke, ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges, te ndertuar mes qafemalit dhe bregdetit, ku konsumohet edhe dreka. Kohezgjatja e vizites rreth 3 ore.
Sheti i shkurter ne qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit.
Me pas nisja drejt ishullit te Lefkades. Sistemim dhe akomodim ne hotel.

2️⃣Dita e dyte Lefkada – Parga – Preveza

Mengjes ne hotel dhe nisja drejt zones turistike te Nidrit, ku na pret anija per nje dite te mbushur me ngjyra dhe det.
Nisja ne oren 09:45.
Vizitohen bregdetet me fame boterore te ishullit te Lefkades: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpios dhe shpella Papanikolis.
Gjithashtu ndalese ne Kefaloni, ishulli me i madh i Detit Jon, dhe ne ishullin e Odisese, Itaka. Gjate dites parashikohen 3-4 ndalesa per plazh.
Kjo shetitje eshte opsionale (35 euro/person) dhe mbaron rreth ores 18:00. Pas kthimit ne hotel, qendrim i lire ne qender te ishullit.

3️⃣Dita e trete

Mengjes ne hotel dhe nisja per plazh ne Kathisma, i konsideruar si plazhi me i bukur i Lefkades. Pas plazhit, vizite ne qendren e ishullit deri ne pasdite. (Transferta Kathisma – Qendra e ishullit e perfshire ne cmim).
Ne mbremje, kthim ne hotel dhe pergatitje per Boat Party (opsionale – 20 euro/person + 1 pije free).
Nis lundrimi, ku atmosfera elektrizuese me DJ, muzike live, drita dhe fishekzjarre do te shoqeroje festen deri ne mesnate.

4️⃣ Dita e katert

Pas mengjesit, nisja drejt plazhit te Vassilikit, ku do te kemi qendrim per plazh dhe relaks deri ne pasdite. (Transferta me bus, 10 euro ekstra).
Pas plazhit, kthim ne hotel per pushim. Darka ne hotel.

5️⃣ Dita e peste Lefkada – Parga – Preveza

Mengjes ne hotel. Nisja drejt Prevezes, ku do te kemi kohe te lire per plazh deri ne oren 15:00. Me pas, udhetimi i kthimit drejt Tiranes, me ndalese te shkurter gjate rruges per pushim. Mberritja ne mbremje ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone!

🛈Ne pagese perfshihen:

• Transporti me automjet komod.
• Akomodimi ne hotel.
• Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
• Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
• Transfertat dhe shetitjet me autobus sipas programit.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

• Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
• Hyrjet ne Monumentet dhe Muzeumet.
• Lundrimi me anije €35/person
• Party i darkes ne anije 20€/ Hyrja + 1 pije falas
• TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!


FAQ – Pyetje të shpeshta rreth Lefkada

Cilat janë plazhet më të bukura në Lefkada dhe si arrihen?

Disa nga plazhet më të famshme janë Porto Katsiki, Egremni Beach dhe Kathisma Beach. Porto Katsiki dhe Egremni njihen për ujin turkez dhe shkëmbinjtë imponues, ndërsa Kathisma është më lehtësisht e aksesueshme dhe me beach bar-e. Disa kërkojnë zbritje me shkallë, prandaj këshillohen këpucë të përshtatshme.

Kur është periudha më e mirë për të vizituar Lefkada?

Muajt maj–qershor dhe shtator janë idealë për temperaturë të këndshme dhe më pak fluks turistik. Korrik–gusht ofrojnë atmosferë më të gjallë dhe jetë nate më aktive, por me më shumë vizitorë dhe çmime pak më të larta por gjithsesi ekonomike.

Çfarë mund të vizitohet përveç plazheve në Lefkada?

Përveç detit, mund të eksplorosh qytetin e Lefkada, fshatin piktoresk Agios Nikitas, si edhe të bësh boat tour drejt ishujve pranë si Kefalonia apo Ithaca. Ishulli është i përshtatshëm edhe për sporte ujore si windsurf dhe paddleboard.

A është Lefkada ishull dhe si lidhet me tokën?

Po, Lefkada është ishull në Detin Jon, por ndryshe nga shumica e ishujve grekë, lidhet me tokën me një urë lëvizëse. Kjo do të thotë që mund të shkosh me makinë ose autobus pa pasur nevojë për traget.

A janë plazhet e Lefkadës të përshtatshme për familje?

Disa plazhe si Kathisma Beach dhe Nidri Beach janë më të përshtatshme për familje për shkak të aksesit më të lehtë dhe valëve më të qeta. Plazhe si Egremni Beach janë spektakolare, por kërkojnë më shumë kujdes për shkak të shkallëve dhe terrenit.

Çfarë aktivitetesh mund të bëhen në Lefkada?

Përveç plazhit dhe notit, zona e Nidri është e njohur për boat tours drejt ishujve përreth, ndërsa gjiri i Vasiliki është një nga spotet më të mira në Evropë për windsurf falë erërave të qëndrueshme. Mund të bësh gjithashtu hiking, sunset tours dhe eksplorime me skaf.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: