Plazhi i Gjipe’s apo sic njihet ndryshe Kanioni i Gjipe’s eshte nje nder plazhet me te bukura te rivieres shqipetare. Kanioni nis qe nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe perfundon ne bregdet,duke krijuar nje oaz perrallor ne rivieren tone. Disa thone qe e merr emrin Gjipe nga Gjiri i Perendive. Gjipe’ja jo vetem qe te ofron mundesi gjate dites per t’u lare ne ujin e kristalte, per te ecur ne kanionin e saj ku here pas here formacione te ndryshme shkembore krijojne pamje mahnitese, por eshte edhe vendi ideal qe gjate nates te shohesh yjet. Duke qene se eshte nje vend i izoluar, ku nuk ka zona te ndricuara prane dhe fale ajrit te paster, mund te dallosh te gjitha kostelacionet e yjeve qe mundte shikohen nga shqiperia, dallohet shume qarte rruga e qumeshtit dhe mira yje…
Ne se kerkoni qe fundjava juaj te jete nje aventure e bukur dhe plot gjalleri dhe emocione te bukura, ky eshte destinacioni i duhur.
Kamping ne Gjipe €45/Personi BB
► QERSHOR: 15-16, 22-23, 29-30
► KORRIK: 06-07, 13-14, 20-21, 27-28
► GUSHT: 03-04, 10-11, 17-18, 24-25, 31-01 SHTATOR
Programi:
Dita pare:
►Dita I: Tiranë – Llogara – Gjipe:
Nisja nga Tirana në orën 06:00
Nisja nga Durrësi në orën 06:30
Ndalesë e shkurtër përgjatë rrugëtimit, përpara se të mbërrijmë në Llogara. Pushim për të shijuar panoramën që të ofrojnë mali dhe deti. Mbërritja tek parkingu i automjeteve, duhet të ecim rreth 20 minuta për të zbritur në plazh.
Mbërritja në kamp. Akomodimi ne kamping (cader + dyshek + jastek ) dhe kohë për plazh. Konsumimi i lirë i drekës. Pas dreke eksplorim i kanionit dhe lojëra. Konsumimi i lire i darkës. Pas darke zjarr, muzikë, lojëra dhe animacione.
Dita Dyte:
►Dita II: Gjipe- Tiranë:
Konsumimi i mëngjesit. Pas mëngjesit kohe elire per plazh ose opsionale vizitë me skaf tek Shpella e Pëllumbave dhe qëndrim për plazh. Pasdite kthimi drejt Durrësit dhe Tiranës. Mbërritja në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Ne cmim perfshihet:
- Animacione gjatë udhëtimit
- Fjetja 1 natë në çadra kampingu
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Mëngjesi tek restoranti i kampingut
- Transporti sipas programit
Ne cmim nuk perfshihet:
- Shëtitje me skaf në shpellë e Pellumbave, 1800 L
VINI RE! VINI RE!
Qellimi i ketij kampingu eshte qe te shkeputemi nga rremuja e perditeshme dhe te shkojme ne nje nder vendet me te bukura ne JUG. GJIPE, Gjiri i perendive, nje nder plazhet e preferuara dhe sekrete te Petro Markos, Nje plazh i Izoluar dhe plot Magji. Kanioni i Gjipes eshte Fantastik, rreth 60m i Larte dhe 200m i Gjere. Nje peisazh fantastik.
Nga ana tjeter vertet do jete bukur por do kete edhe pak pune dhe pergjegjesi kolektive:
1. Çdo person duhet te kontribuoje qe kampi te jete sa me i suksesshem. Secili duhet te kujdeset qe te permiresoje gjendjen e kampingut.
2. Gocat duhet te ndihmojne çunat
3. Rradha eshte elementi me i rendesishem i Kampingut dhe duhet respektuar
4. Uje per tu lare do perdoret nga dushet e nje lokali aty prane.
6. Karikimi i Telefonave? Po, aty prane kemi nje mini bar ku mund te karikojme telefonat pse jo dhe nje birre te ftohte. Klubi do te kete dhe nje telefon te ndezur per te njoftuar te afermit tuaj ne se skeni vale. Kini parasyshe qe ne gjipe here pas here nuk ka vale
7.Cadrat jane 2-she. 3-she, 4-she.. Kujtese, nga cadra ne cader nuk shikohet por degjohet, keshtu qe mos i shani komshijnte
8. Mbani paster ambjentin, secili do kete koshin e vete qe do hedhe te gjitha mbeturinat dhe do i mbledhin ne fund te gjithe per ti cuar koshin me te afert.
Çfare duhet te kete Brenda çanta juaj e shpines:
1. Batanije te holle;
2. Rroba banjoje;
3. Rroba per te nderruar si dhe pulover dhe tuta te gjata pergjate darkes;
4. Uje te pishem per gjate fundjaves (4 Litra jane te mjaftueshme pergjithesisht);
5. Fruta te thata;
6. Elektrik dore;
7. Lojra te ndryshme si: Letra, letra Uno, Domino, Monopoli etj.