Datat e Nisjeve:
► Gusht: 19-20, 21-22 , 22-23, 26-27, 29-30.
– €35/Person BB
► Shtator: 5-6, 12-13.
– €35/Person BB
Programi per Kampin ne Gjipe
Dita pare:
►Dita e Pare:
Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe nga Durrësi në orën 06:30, me një udhëtim
panoramik drejt një prej perlave më të bukura të rivierës shqiptare – Gjipe.
Gjatë rrugës do të ketë një ndalesë të shkurtër për pushim dhe vazhdim të
itinerarit drejt zonës së parkimit pranë kanionit të Gjipesë. Nga aty, vijon një ecje
rreth 20 minuta për të zbritur në plazhin e Gjipesë, mes natyrës së paprekur dhe
peizazheve spektakolare. Mbërritje në kamp dhe akomodim në çadra të pajisura (çadër, dyshek dhe jastëk), më pas kohë e lirë për plazh dhe relaks.
Drekë dhe darkë në mënyrë të lirë, sipas preferencës së pjesëmarrësve.
Në mbrëmje, atmosfera bëhet më e veçantë me zjarr kampi, muzikë, lojëra dhe
aktivitete argëtuese në grup, një eksperiencë e plotë natyre, shoqërie dhe relaksi
nën yje në një nga destinacionet më unike të Shqipërisë.
Dita e Dyte:
Mëngjesi konsumohet në kampingun e Gjipesë, në një atmosferë të qetë mes
natyrës dhe detit. Pas mëngjesit, kohë e lirë për plazh dhe relaks në Gjipe, ose opsionalisht mund të
organizohet një ekskursion me skaf për të vizituar Shpellën e
Pëllumbave dhe Shpellën e Piratëve (extra 1200 lekë/person).
Pasdite, nisja drejt Durrësit dhe Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Mbërritja në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë.
Ne cmim perfshihet:
1 Pije alkoolike falas
Animacione gjatë udhëtimit
Fjetja 1 natë në çadra kampingu
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjesi tek restoranti i kampingut
Muzike dhe argetim rreth zjarrit
Transporti sipas programit
Ne cmim nuk perfshihet:
Shëtitje me skaf, 1200 L
VINI RE! VINI RE!
Qellimi i ketij kampingu eshte qe te shkeputemi nga rremuja e perditeshme dhe te shkojme ne nje nder vendet me te bukura ne JUG. GJIPE, Gjiri i perendive, nje nder plazhet e preferuara dhe sekrete te Petro Markos, Nje plazh i Izoluar dhe plot Magji. Kanioni i Gjipes eshte Fantastik, rreth 60m i Larte dhe 200m i Gjere. Nje peisazh fantastik.
Nga ana tjeter vertet do jete bukur por do kete edhe pak pune dhe pergjegjesi kolektive:
1. Çdo person duhet te kontribuoje qe kampi te jete sa me i suksesshem. Secili duhet te kujdeset qe te permiresoje gjendjen e kampingut.
2. Gocat duhet te ndihmojne çunat
3. Rradha eshte elementi me i rendesishem i Kampingut dhe duhet respektuar
4. Uje per tu lare do perdoret nga dushet e nje lokali aty prane.
6. Karikimi i Telefonave? Po, aty prane kemi nje mini bar ku mund te karikojme telefonat pse jo dhe nje birre te ftohte. Klubi do te kete dhe nje telefon te ndezur per te njoftuar te afermit tuaj ne se skeni vale. Kini parasyshe qe ne gjipe here pas here nuk ka vale
7.Cadrat jane 2-she. 3-she, 4-she.. Kujtese, nga cadra ne cader nuk shikohet por degjohet, keshtu qe mos i shani komshinjte ![]()
8. Mbani paster ambjentin, secili do kete koshin e vete qe do hedhe te gjitha mbeturinat dhe do i mbledhin ne fund te gjithe per ti cuar koshin me te afert.
Çfare duhet te kete Brenda çanta juaj e shpines:
1. Batanije te holle;
2. Rroba banjoje;
3. Rroba per te nderruar si dhe pulover dhe tuta te gjata pergjate darkes;
4. Uje te pishem per gjate fundjaves (4 Litra jane te mjaftueshme pergjithesisht);
5. Fruta te thata;
6. Elektrik dore;
7. Lojra te ndryshme si: Letra, letra Uno, Domino, Monopoli etj.






