Lefkada 4 dite – €169

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Lefkada 4 dite

Programi per Lefkada 4 dite

►Per programin “Pranvere ne Lefkada” 3 DITE klikoni KETU!
►Per programet 3 DITE ne Lefkada klikoni KETU!
Per programet 5 DITE ne Lefkada klikoni KETU!
Per programet 6 DITE ne Lefkada klikoni KETU!

🟢Datat e nisjeve:

  • Qershor: 14-17
  • Shtator: 13-16

€169/person SUNRISE 3* (me mengjes)
€189/person TESORO 3* (me mengjes)
SHENIM: OPSIONALE DARKA 20 EURO/PERSONI NE NATE KONSUMOHET TE HOTEL TESORO ( 500 METRA NGA HOTEL SUNRISE )

1️⃣Dita e pare Lefkada 4 dite

Nisja nga Tirana heret ne mengjes ne oren 04:00, ndersa nisja nga Durres realizohet ne oren 04:55. Gjate udhetimit behen ndalesa te shkurtra teknike deri ne kalimin e kufirit ne Qafe Bote. Pas hyrjes ne territorin grek, ndalesa e pare realizohet ne qytetin turistik te Parga, i ndertuar bukur mes kodrave dhe bregdetit Jon.

Ne Parga parashikohet qendrim rreth 3 ore, kohe gjate se ciles do te konsumojme dreken dhe do te realizojme nje shetitje te kendshme ne qendren e qytetit dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Pas vizites, vazhdojme udhetimin drejt ishullit te Lefkada. Mbrritja ne Lefkada, sistemimi dhe fjetja ne hotel.

2️⃣Dita e dyte Lefkada 4 dite

Mengjesi ne hotel dhe nisja drejt Nidri, qendra me e famshme turistike e ishullit. Ne Nidri hipim ne anije per nje dite te plote eksplorimi detar, me nisje rreth ores 09:45. Gjate lundrimit vizitohen disa nga bregdetet me te famshme te Lefkades si Porto Katsiki ose Egremni, si dhe ishujt Meganisi, Scorpios dhe Shpella e Papanikolis.

Gjate dites realizohen 3–4 ndalesa per plazh dhe relaks. Ne itinerar perfshihet edhe ndalese rreth 1 ore ne ishullin me te madh te Detit Jon, Kefalonia, si dhe vizite panoramike ne Itaka, ishulli i famshem i Odiseut. Ky udhetim eshte opsional dhe ka kosto ekstra 35 euro per person. Lundrimi perfundon rreth ores 18:00. Kthimi ne hotel dhe qendrim i lire ne qendren e ishullit.

3️⃣Dita e trete

Pas mengjesit, nisemi drejt Kathisma Beach, plazhi me i bukur dhe me panoramik i Lefkades, i njohur per ujin kristal dhe shkembinjte mbreselenes. Transferta Kathisma – Qendra e Ishullit eshte e perfshire ne cmim. Pas relaksit ne plazh, kthehemi ne hotel dhe pasdite vazhdojme me vizite ne qendren e ishullit.

Ne mbremje, mundesi per pjesemarrje ne Boat Party opsionale (20 euro/person + 1 pije e perfshire). Lundrimi shoqerohet me muzike nga DJ, ndricim special dhe fishekzjarre, duke krijuar nje atmosfere energjike dhe festive qe zgjat deri rreth mesnates. Kthimi ne hotel dhe fjetje.

4️⃣ Dita e katert Lefkada 4 dite

Mengjesi ne hotel dhe nisja drejt Janina, ku realizohet nje shetitje e kendshme ne shëtitoren buze liqenit dhe vizite ne Kalanë e Janines. Dreka konsumohet ne menyre individuale. Pas vizites, nisja per kthim ne Shqiperi nepermjet doganes se Kakavija. Mbrritja ne Tirane dhe Durres ne oret e mbremjes.

Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:

Akomodimi 4 nete ne hotelet perkates
Mengjeset per ditet e qendrimit
Perdorim i pishines se jashtme
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transporti sipas programit

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Dreka dhe pijet gjatë vakteve
Lundrimi me Anije €35/person.
Party i darkes ne anije 20€/ Hyrja + 1 pije falas
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
TAKSA LOKALE HOTEL 3* €5 DHOMA/NATE

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!


FAQ – Pyetje të shpeshta rreth Lefkada

Cilat janë plazhet më të bukura në Lefkada dhe si arrihen?

Disa nga plazhet më të famshme janë Porto Katsiki, Egremni Beach dhe Kathisma Beach. Porto Katsiki dhe Egremni njihen për ujin turkez dhe shkëmbinjtë imponues, ndërsa Kathisma është më lehtësisht e aksesueshme dhe me beach bar-e. Disa kërkojnë zbritje me shkallë, prandaj këshillohen këpucë të përshtatshme.

Kur është periudha më e mirë për të vizituar Lefkada?

Muajt maj–qershor dhe shtator janë idealë për temperaturë të këndshme dhe më pak fluks turistik. Korrik–gusht ofrojnë atmosferë më të gjallë dhe jetë nate më aktive, por me më shumë vizitorë dhe çmime pak më të larta por gjithsesi ekonomike.

Çfarë mund të vizitohet përveç plazheve në Lefkada?

Përveç detit, mund të eksplorosh qytetin e Lefkada, fshatin piktoresk Agios Nikitas, si edhe të bësh boat tour drejt ishujve pranë si Kefalonia apo Ithaca. Ishulli është i përshtatshëm edhe për sporte ujore si windsurf dhe paddleboard.

A është Lefkada ishull dhe si lidhet me tokën?

Po, Lefkada është ishull në Detin Jon, por ndryshe nga shumica e ishujve grekë, lidhet me tokën me një urë lëvizëse. Kjo do të thotë që mund të shkosh me makinë ose autobus pa pasur nevojë për traget.

A janë plazhet e Lefkadës të përshtatshme për familje?

Disa plazhe si Kathisma Beach dhe Nidri Beach janë më të përshtatshme për familje për shkak të aksesit më të lehtë dhe valëve më të qeta. Plazhe si Egremni Beach janë spektakolare, por kërkojnë më shumë kujdes për shkak të shkallëve dhe terrenit.

Çfarë aktivitetesh mund të bëhen në Lefkada?

Përveç plazhit dhe notit, zona e Nidri është e njohur për boat tours drejt ishujve përreth, ndërsa gjiri i Vasiliki është një nga spotet më të mira në Evropë për windsurf falë erërave të qëndrueshme. Mund të bësh gjithashtu hiking, sunset tours dhe eksplorime me skaf.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: