Oferta pune Financier
Pozicioni: Asistent Kontabilist (Bookkeeper)
Paga per vitin e pare te punes: 60,000 deri 90,000 lekë neto në muaj. Rivleresim pas 1 viti 10-20% ne baze te perfomances dhe rezultateve.
Puna: Full time
Rreth nesh
Jemi nje kompani udhetimesh me mbi 15 vite eksperience, e fokusuar ne B2B. Sot furnizojme mbi 5,000 agjenci udhetimi ne mbare boten me hotele dhe bileta avioni permes platformes sone Kalemi B2B.
Punojme ne nje treg nderkombetar dhe dinamik, ku saktesia, besueshmeria dhe rritja afatgjate jane thelbi i punes sone.
Ne kuader te zgjerimit te ekipit, po kerkojme nje Junior Kontabilist (Bookkeeper) qe deshiron te rritet profesionalisht ne financat e nje biznesi B2B global.
Pse ky rol eshte i rendesishem
Finance ne B2B Travel nuk eshte thjesht hedhje shifrash.
Cdo rezervim, cdo pagese dhe cdo rakordim ka ndikim real ne biznes.
Prandaj po kerkojme nje person:
- te afte dhe te perkushtuar
- shume te kujdesshem ndaj detajeve
- te gatshem te mesoje dhe te punoje me korrektesi
- qe merr pergjegjesi per punen e tij
Nese je tip qe nuk ben hamendesime, por kerkon qartesi dhe saktesi, ky rol eshte per ty.
Cfare do besh realisht
Ky eshte nje rol praktik dhe operativ.
Do perfshihesh ne:
- hedhje dhe kontroll te te dhenave financiare per rezervime
- rakordim bankash dhe verifikim pagesash
- ndjekje te pagesave nga klientet (A/R)
- ndjekje te pagesave ndaj furnitoreve (A/P)
- kontroll financiar per cdo rezervim
Eksperience pune nuk kerkohet. Aftesia per te mesuar shpejt dhe per t’u pershtatur po.
Cfare vleresojme te kandidati
- korrektesi dhe disipline ne pune
- vemendje e larte ndaj detajeve
- mendim logjik dhe i strukturuar
- aftesi per te punuar me Excel dhe te dhena
- Avantazh: aplikantet qe jane te afte te perdorin AI tools per te permbushur detyrat e tyre (shenoni ne CV aftesite tuaja)
- vullnet per te mesuar dhe per te permiresuar veten
Çfarë ofrojmë
Përfitime financiare
• Paga neto per vitin e pare te punes 60,000 deri 90,000 lekë në muaj
• Rivlerësim vjetor i pagës me 10 deri 25%
• Bonus vjetor. 20% e fitimit të kompanisë ndahet me ekipin
Përfitime profesionale
• Rrugë e qartë karriere drejt rolit Digital Marketing Manager
• Trajnime të vazhdueshme për zhvillim personal dhe profesional
Përfitime të kulturës së punës
• Ambient pune frymëzues dhe shumë miqësor
• Udhëtim vjetor i ekipit në destinacione të vecanta (Udhetimet tona te kaluara: Dubai, Zanzibar, Jordan, Portugali, Kuba)
Testi praktik ne Excel
Per kete pozicion, seleksionimi behet kryesisht permes nje testi praktik ne Excel, i cili simulon punen reale te rolit. Shkarkoni dhe plotesoni testin duke klikuar ketu! Te gjitha instruksionet i gjeni ne sheet 1 te dokumentit.
Kujdes: Detyrat e dorezuara me ChatGPT do ju skualifikojne menjehere. ChatGPT dhe cdo AI tool mund t’i perdorni per t’ju ndihmuar ne realizimin e detyres, por jo per te bere detyren!
Testi perfshin:
- pastrim dhe strukturizim te te dhenave
- rakordim bankash
- logjike baze A/R dhe A/P (Account Receivable dhe Account Payable)
- nje komunikim te shkurter profesional
Duke pare testin, ne arrijme te filtrojme shpejt aplikimet dhe te identifikojme kandidatet me te afte dhe me te kujdesshem ndaj detajeve.
Si te aplikosh
Dergo me email ne [email protected] dokumentin e testit ne Excel dhe CV brenda dates 15 Shkurt.
Nese je personi i duhur, puna jote do flase per ty.
Suksese!
Kalemi Travel – Oferta pune financier
Facebook







