Pushime ne Amalfi-Positano-Capri, 5 dite €399, 8 dite €550

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pushime në Itali – Capri, Amalfi, Salerno.

Pushime verore Itali 2025

►VIZITOHEN: NAPOLI, AMALFI, POSITANO, CAPRI, SALERNO, SORRENTO, ALBEROBELLO

►19 Qershor: €399
►10 Korrik: €499
►15 Korrik: €519
►25 Korrik: €529
►1, 9 Gusht: €549
► (Datat per programin 8 ditor: 7, 21 Qershor dhe 5 Korrik 550€ – Programin 8 ditor e gjeni ne fund te programit 5 ditor)

Oraret e fluturimeve:
Tiranë-Bari 06:00-07:00
Bari-Tiranë 23:20-00:15

 

Dita e Parë:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Bari.
Mbërritja në Aeroportin e Barit. Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Transferta nga Napoli drejt hotelit. Akomodimi ne hotel dhe konsumimi i darkes.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja herët me autobus për në Sorrento. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj. Nisja me traget per ne ishullin Kapri.  (Opsionale pagese extra) Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe  ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit,  Grand hotel Quisisana,  Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Via Krupp. Kthimi me traget në Sorrento. Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes. Mbremje e lire.

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Vizite me anije Salerno-Positano- Salerno. (Opsionale pagese extra) Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres. Kohe e lire per te qendruar ne zonen e plazhit. Kthimi ne Hotel dhe konsumimi i darkes. Mbremje e lire.

Dita e Katërt:

Vizite me anije Salerno-Amalfi- Salerno. (Opsionale pagese extra) Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso. Kohe e lire per te qendruar ne zonen e plazhit. Kthimi ne Hotel ne Salerno dhe konsumimi i darkes. Mbremje e lire.

Dita e Pestë:

Mëngjesi në hotel. Transferta drejt  Barit. Ndalese ne Alberobello ( (Opsionale pagese extra) Pas vizites ne Alberobello, nisja drejt aeroportit. Nisja nga Bari dhe mbërritja ne Tiranë sipas orareve përkatëse

Në pagesë përfshihet:

  • Akomodimi në hotel me 4*
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
  • Bileta e avionit vajtje – ardhje.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
 
Në pagesë nuk janë përfshirë:
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Anija vajtje-ardhje ne Capri
  • Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
  • Anija Amalfi-Positano
  • Darka Extra €30/nate

Fëmijët

  • 0-2 vjec 110 euro
  • 2-10vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 10 vjec paguan si i rritur.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

PROGRAMI 8 DITOR: 

Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 06.50. Mbrritja në Bari në orën 07.50. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Fjetje në Hotel. 

Dita e DytëMëngjesi në Hotel. Transferta për në port ne Sorrento . Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e TretëMëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj.
OPSIONALE:
Nisja për në Positano me Anije. Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti.
Nisja per ne Amalfi me Anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
Nisja për në Salerno me Anije. Mbrritja në Salerno.
Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj. 
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e KatërtMëngjesi në Hotel. Të Lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Të Lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Të Lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Të Lirë për Plazh. Fjetje në Hotel.
Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Transferta për në Aeroportin e Salernos. Fluturimi Salerno – Tiranë. Nisja nga Salerno në orën 19.35. Mbrritja në Tiranë në orën 20.50

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi me avion Tiranë – Bari dhe Salerno  Tiranë.
1. Udhëtimi me traget  Sorrento – Kapri.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel.
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
 
Shënim: Për shkak të ndalimit të Autobusëve për kalim në bregdetin e Amalfit, Udhëtime dhe Shëtitjet në Positano dhe Amalfi do bëhen vetëm me Anije,
Sorrento – Positano
Positano- Amalfi
Amalfi – Salerno
Ky udhëtim me 3 Anije kushton €50.
Personat që nuk zgjedhin këtë udhëtim do kalojnë me Autobus direkt nga Sorrento në Salerno, nga Autostrada. Dhe do jenë të lirë për Plazh në Salerno.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.

 

Ju bëjmë me dije se:

  • INFORMACIONE TË RENDËSISHME

    Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
    Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
    Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
    Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
    Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

    – Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    – Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
    – Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro, dhe per femijet deri ne 10 vjec do te jete 20 euro zbritje nga cmimi i te rriturit.

    – Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
    – Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
    – Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
    – Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
    – Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
    – Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
    – Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

    – Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

    ► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Instagram për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avoni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore, e për shumë shërbime turistike të tjera. 

Pushime verore Itali në Capri, Amalfi, Salerno. Bëhuni pjesë në këto udhëtime me autobus dhe traget të organizuara për pushimet verore ideale. Agjensi turistike në Tiranë Kalemi Travel ofron për ju udhëtim më autobus dhe traget nëpër “takën e Italisë” dhe në Capri. Kontaktoni Kalemi Travel & Tours për këto pushime verore, apo pushime në vende të tjera fantastike, me cmimet më të volitshme. 
Pushime verore Itali

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: