Staff Retreat
Shenim: Programet dhe aktivitet me poshte jane sugjerime/ide per organizaten tuaj. Sipas kerkesave dhe nevojave te kompanise tuaj, stafi i Kalemi Travel i specializuar per Team Building mund t’ju sugjeroje aktivitete qe pershtaten me nevojat dhe profilin e kompanise tuaj. Gjithashtu, udhetimi mund te behet disa ditor dhe kudo ne bote, sipas kerkesave tuaja. Stafi yne eshte shume i specializuar dhe mund te organizoje trajnime per te gjitha nivelet, qofte edhe ato drejtuese, ne kompanine tuaj.
Kliko KETU! per foto nga aktivitete e kaluara Team Building!
_________________________________________________
Programi:
Dita 1:
Nisja nga Tirana ne 04.00 te mengjesit, ndalese te shkurtra rruges. Vazhdojme udhetimin drejt Janines duke kaluar nga dogana e Kakavijes. Mberritja ne Janine. Fillojme viziten e qytetit me monumentet kryesore: Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret, Sinagoga dhe Xhamitë e vjetra. Dreka sugjerohet ne Tavernat e Janines buze liqenit Pamvotis. Akomodimi ne hotel.
Pas sistemimit neper dhoma dhe pak pushim fillojme aktivitet per team building:
Aktiviteti 1: Loje ne grup – Ulja e Shkopit
Tema: Koordinimi ne grup dhe rendesia e cdo personi ne ekip
Pershkrimi: Ulja e shkopit ne toke nga dy grupe perballe njeri tjetrit. Diskutohet mbi rendesine e koordinimit, dhe rendesine qe secili rol ka ne te terren.
Dy grupe paralel me njeri tjetrin, dhe secili ka nje shkop. Vendosen perballe me njeri tjetrin me gishtin jashte. Njeri nga personat mban kohen dhe sheh kush e ul i pari shkopin.
Diskutim post-loje me te gjithe grupin
Aktiviteti 2: Rube Goldberg Effect/Red Bull Effect
Tema: Puna ne grup, rendesia e bashkepunimit
Pershkrimi: te ndare ne 5 grupe te medha, cdo ekip do te kete nje set per te krijuar nje cikel mekanik (si bjelle manivele). Ne fillim nuk do jepen udhezimet, dhe me pas do tentohet serish me udhezime. Ciklet nga cdo grup duhet te lidhen me njeri tjetrin per te prodhuar nje rezultat final.
Synimi: Thyerja e mureve mes kolegeve qe jane edhe miq dhe tentojne te favorizojne njeri tjetrin, dhe pjeses tjeter. Do te diskutohet per nevojen e strategjise, do te diskutohet per rendesine e ekipit, dhe rolin e secilit, si dhe per rendesine e ekipit si primare, mbi personin. Si dhe do mbyllet me nje diskutim mbi kreativitetin dhe aftesi problem-solving.
Aktiviteti 3: Loje ne grup – Trust Fall
Tema: Besimi, kimia e grupit, thyerja e egos
Pershkrimi: pjesemarresit mesojne te besojne tek koleget e tyre pertej te perditshmes. Ushtrimi eshte bazuar tek besimi ndaj njeri tjetrit, ose te krijimi i besimit kur ai mungon.
Aktiviteti 4: Tapeti fluturues
Tema: Komunikimi me eproret; bindja ndaj autoritetit
Pershkrimi: grupi do ndahet ne 4 ekipe. Cdo ekip do qendroje mbi nje tapet i cili duhet te kthehet 180 grade pa dale asnjeri jashte tapetit. Udhezimet do jepen nga nje anetar i ekipit, por disa udhezime do jene qartesisht te
gabuara. Grupi do sfidohet ti zbatoje, ose do shikohet se si do i kundershtoje (me nerva, do perpiqet te llogjikoje gabimin e drejtuesit, me ze te larte apo te ulet, etj.).
Synimi: Ndonjehere udhezimet e dhena mund te duken te gabuara dhe te pamenduara. Kemi dy mundesi si ti trajtojme: ose verberisht dhe me mllef te fshehte, ose duke I lejuar vetes vend per pyetje, per feedback, per kritike te shendetshme, pa arrogance dhe vetpelqim.
Aktiviteti 5: Energizer
Loje ne grup: tullumbacet dhe gjilperat do te shperndahen per te gjithe pjesemarresit. 5 minuta max; pjesemarresit vendosen cift, me kurriz nga njeri tjetri. Udhezohen te fryjne tullumbacen, dhe ta mbajne me nje dore. Ne doren tjeter kane gjilperen. Perplas duart, fillon loja.
Eshte nje aktivitet energjik qe hap aktivitetin dhe ka mbrapa moralin e bashkepunimit ne grup, ne vend te konkurences dhe ambicies personale.
Permbledhje:
Mbyllet me nje meditim te lehte 3 minuta mbi aktivitetin, dhe meditim te guiduar me Headspace.
Permbledhim konceptet nga e gjithe dita dhe lejojme kohe per diskutimet e fundit.
Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit si pishine, sauna, jakuzzi, palester etj.
Darka ne hotel.
Dita 2:
Mengjesi në hotel. Pas mengjesit nisemi per te vizituar Meteoran, e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve. Vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin pare nga afer. Me pas, vazhdojme drejt Kalabakes ku mund te konsumohet edhe dreka ne nje nga tavernat vendase. Pas drekes nisja per në Tirane, ndalesa te shkurtra rruges, kalimi nga dogana e Kakavijes. Mberritja ne Tirane dhe fundi i sherbimeve tona.
Hotelet 4 dhe 5 yje sipas zgjedhjes tuaj dhe disponibilitetit:
Per te pergatitur sa me mire programin per kompanine tuaj ju lutem na dergoni me e-mail ne [email protected] keto te dhena:
– Emri i kompanise:
– Fusha e veprimtarise:
– Numri i pjesemarresve:
– Datat e udhetimit:
– Destinacioni i preferuar:
– Netet e qendrit:
– Standartet e hotelit te deshiruar 3, 4, 5 yje:
– Departamenti (nese ka nje departament specifik qe ju deshironi nje trajnim te vecante per ate departament: shitjetet, menaxhimi, burimet njerezore etj):
– Buxheti per kete aktivitet:
.
Staff Retreat
Staff Retreat
Staff Retreat