Pushime ne Sicili
Datat e nisjeve:
►13-15 Shtator €299/person
Vizitohet: Catania, Noto, Siracusa, Ortigia, Taormina
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 12:50- 14:25 Catania.
Kthimi: Catania 21:50 – 23:15 Tirane.
Dita e Parë:
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Catania.
Nisja nga Tirana në orën 12:50. Mberritja në Catania në orën 14:25.
Vizitë e monumenteve kryesore në Catania:
Katedralja e Catanias, Piazza del Duomo që është edhe sheshi kryesor i qytetit, ku ndodhet Katedralja e Shën Agatës dhe Fontana dell’Elefante, simboli i Catanias.
Via Etnea; rruga kryesore dhe më e gjallë e Catanias, e mbushur me dyqane, kafene dhe ndërtesa historike.
Piazza Dell’Università, Porta Garibaldi si dhe Kalaja Ursino; një kështjellë mesjetare e ndërtuar në shekullin e 13-të, që tani strehon Muzeun e Qytetit të Catanias dhe ekspozita të ndryshme kulturore.
Sistemimi dhe akomodimi në hotel në Catania.
Dita e Dytë:
Mëngjes në Hotel. Nisja për në Noto ku do te vizitojmë:
Katedralja San Nicola e cila dallohet per shkak te arkitekturës baroke siciliane si dhe per përmasat dhe bukurinë e saj.
Kisha Santa Chiara, Fontana d’Ercole si dhe Palazzo Nicolaci; një pallat aristokratik i njohur për ballkonet e tij të dekoruara me skulptura fantastike si dhe për brendësinë luksoze.
Vazhdimi i udhëtimit për në Syracuse ku do të vizitojmë qytetin e vjetër apo Ishulli Ortigia qendra historike e Syrakuzës, ku ndodhen disa nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, përfshirë Tempullin e Apollonit dhe Castello Maniace si dhe Fontana Diana.
Do te vizitojme gjithashtu Fontana Arethusa; një burim legjendar që ndodhet në ishullin Ortigia, i rrethuar nga bimë papirus dhe me një histori mitologjike interesante.
Piazza Duomo; Një shesh madhështor që strehon Katedralen e Syrakuzës, një ndërtesë impozante e ndërtuar mbi rrënojat e një tempulli antik grek.
Kthimi dhe sistemimi në hotel në Catania.
Dita e Tretë:
Mengjesi ne hotel. Vazhdimi i udhëtimit për në Taormina. Vizitë në Taormina:
Piazza Duomo: Një shesh i mrekullueshëm me një fontanë të bukur dhe katedralen historike të qytetit, ku mund të ndiheni të zhytur në atmosferën e lashtë të Taorminës.
Kisha San Giusepe: Një kishë baroke që ndodhet në Piazza IX Aprile, e njohur për arkitekturën dhe dekorimet e saj të mrekullueshme.
Palazzo Carvaja: Një ndërtesë historike që përfaqëson arkitekturën mesjetare dhe është një simbol i rëndësishëm i qytetit.
Corso Umberto: Rruga kryesore e Taorminës, plot me dyqane, kafene dhe restorante, ku mund të shijoni atmosferën lokale.
Transferimi për në aeroportin e Catanias.
Fluturimi i kthimit nga Catania në orën 21:50 dhe mbërritja në Tiranë në orën 23:15.
Në pagesën përfshihen:
- Akomodim në hotel
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Taksa lokale për turistët
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Pushime ne Sicili
Pushime ne Sicili