Paketa Turistike ne Zakynthos 2026, 4,5 & 6 dite, €159

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Paketa Turistike ne Zakynthos

Paketa turistike ne ZakynthosPushime në Zakynthos – Pushime Verore

Te gjitha hotelet ne Zakynthos dhe cmimet perkates i gjeni duke klikuar ketu!

LAGANAS BEACH HOLIDAY 3* SUPERIOR – BB ( VETEM ME MENGJES )
HOTEL ALEXANDER 4* – AL ( MENGJES + DREKE + DARKE )

DATAT E UDHETIMEVE:    

EARLY BOOKING 2026.
4 DITE:
MAJ: 7-10 – €159/PERSONI
MAJ: 21-24, 28-31 – €169/P ( ALL INCUSIVE )

5 DITE:
QERSHOR: 10-14 – €269/P ( ALL INCUSIVE )
QERSHOR: 17-21, 24-28. – €349 ( ALL INCUSIVE )

6 DITE:
KORRIK: 01-06, 06-11, 11-16 – €469/P ( ALL INCUSIVE )
KORRIK:16-21, 21-26, 26-31, 31-05 GUSHT – €489/P ( ALL INCUSIVE )

GUSHT: 05-10, 10-15, 15-20, 20-25 – €489/P ( ALL INCUSIVE )
GUSHT: 25-30, 30-04 SHTATOR – €469/P ( ALL INCUSIVE )
SHTATOR: 04-09 – €399/P ( ALL INCUSIVE )

5 DITE:
SHTATOR: 9-13, 13-17, 17-21 – €299/P ( ALL INCUSIVE )

HOTEL ALEXANDER THE GREAT 4* ( LAGANAS )

PROGRAMI:

► DITA PARË

► Nisja nga Tirana ne oren 19:00, 20:00 ose 22:00 ne darke nje dite para dates se nisjes . (Ne varesi te orarit te tragetit dhe bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kyllini extra 25€ paguhet te guida.)

► Nisja nga Durresi darke nje dite para dates se nisjes  ( Stacioni i Trenit dhe Plepat ).

Nisja nga Tirana ne Zakynthos. Pushime te shkurtra gjate rruges. Kalimi I doganes ne piken kufitare Kakavije. Pas kalimit te kufirit do te perdorim autostraden IONIAN ROAD e cila lidh qytetin e Janines me qytetin e Patres per te shkuar me pas drejt portit te Kilinit ku do te marrim tragetin per ne Zakynthos. Rreth drekes mberritja dhe akomodimi ne hotel. Pushim. Pas konsumimit te darkes vizite ne qender te sheshit Solomos .

► DITA DYTË

NAVAGIO BEACH ( Shipwreck Beach ).

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit marrim anijen qe ben shetitjen rreth e qark gjithe ishullit te Zakynthos, ku vizitohen: Shpella e Delfinave, Fytyra e Poseidonit e gdhendur ne Shkemb, Navagio Beach (Plazhi me I famshem I Zakynthos), Shpella Blu, Shpella Keri, Xyriai (plazh kurativ), Porti San Nikola, Tsilivi. Kjo shetitje e mrekullueshme mbaron rreth ores 17:00 dhe ka nje kosto extra prej 35 euro per person. Kthimi ne hotel. Mbremje e lire.(Personat qe nuk kane deshire te jene pjesmarres ne udhetimin me anije mund te shfrytezojne plazhin afer hotelit).

NJOFTIM: Plazhi Navagio momentalisht eshte i mbyllur nga policia detare dhe nuk lejohet zbarkimi ne plazh i njerezve. Ndalesa qe behet ne kete plazh eshte panoramike dhe vetem per foto deri ne nje njoftim te dyte per hapjen e plazhit, por ndalesat e plazheve qe do te shfrytezohen nga anija do te komunikohen nga kapiteneria e anijes.

► DITA TRETË

VASILIKIOS BEACH

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi per plazh drejt zones Vasiliko, ku pervec plazhit do të keni mundsi te kryeni sporte te ndryshme ujore gjate qendrimit atje. Kohe e lire per plazh deri ne pasdite. Kthimi ne hotel . Pas darke shijojme jeten plot ngjyra qe keto pushime ne Zakynthos do te ofrojne, sipas deshires ne Taverna, Clube.

► DITA KATËRT

Qendrim i lire . 

► DITA PESTË

ISHULLI I BRESHKAVE CARRETA – CARRETA.

Mengjesi ne hotel. Me pas nisemi per tek anijet qe bejn lundrime te dedikuara per tek ishulli I breshkave .Pervecse tur rreth ishullit Marathonisi per te pare breshkat Carreta Carreta ( Simboli i ishulit te Zakynthos ) gjithashtu ne ate vend fantastic kemi mundesi qe te bejm edhe plazh.Anija per ne ishullin e breshkave ka kosto extra 22 euro per person. Kthimi ne hotel.  Pasdite e lire.

► DITA GJASHTË ZAKYNTHOS – TIRANE

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Shqiperise, perseri nepermjet autostrades IONIAN ROAD. Kthimi per ne Tirane me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Fundi I sherbimit tone. 

Paketa turistike ne Zakynthos – Pushime në Zakynthos – Pushime Verore

Shenim: Personat qe nuk zgjedhin te kryejne udhetimet opsionale mund te shfrytezojne facilitetet e hotelit (pishine dhe plazhet afer tyre)

Informacion mbi hotelet

Hotel Alexander The Great 4*

Hotel Alexander gjendet në qendër të Laganas, pranë bareve dhe restoranteve.
Vendodhje ideale për personat që preferojnë pushime aktive gjithashtu dhe gjatë
mbrëmjes. Plazhi më I afërt është vetëm 7- 10 minuta larg nga hoteli. Përfshin
185 dhoma, 1 ndërtesë, 3 kate, 3 ashensorë, recepsion 24h; restorant, kuzhinë
greke, 2 bare: në holl dhe pranë pishinës; exchange, dyqan suveniresh, tarracë me
pamje nga pishina, parkim makinash. Të gjitha dhomat kanë një TV, frigorifer,
telefon, kutinë e sigurisë, peshqirët, ajrin e kondicionuar dhe një ballkon ose
verandë.I sugjeruar per cifte.
AJER I KONDICIONUAR – FREE
WIFI – FREE
Linku i hotelit: https://www.alexanderhtl.gr/
CHECK IN BEHET PAS ORES 14:00

Laganas Holidays Hotel 3*

Hoteli ideal per rini dhe familjare. Hotel Laganas beach përfshin 2 ndërtesa të ndara me 75
dhoma të dekoruara bukur të shpërndara në të gjithë ndërtesen. Të gjitha dhomat ofrojnë
një tualet, ajër të kondicionuar, frigorifer. Ka 3 kate ( por nuk disponon nje ashensor )
Hoteli ndodhet 3 minuta ecje nga plazhi Laganas dhe nga qendra e Laganas ku ndodhen
baret, restorantet si edhe lokalet e nates. Pishina është e vendosur në qendër të hotelit.
Shezllonet dhe çadra falas për mysafirët janë gjithashtu në dispozicion ne
pishine. Nderkohe, po aty gjendet dhe bari dhe restoranti I hotelit ku sherbehet mengjesi. I
sugjeruar dhe çifte qe duan te jene sa me prane rrugices se famshe Laganas.
AJER I KONDICIONUAR – FREE
WIFI – FREE
https://laganasholidayshotel.gr/
CHECK IN BEHET PAS ORES 15:00

NE CMIM PERFSHIHET:

Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
Facilitetet sipas cdo hoteli
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
SHEZLLONET NE PISHINE ( SIPAS DISPONUESHMERISE)
Transporti me automjet komod
Vaktet sipas përzgjedhjes tuaj
Wi-Fi Free

NE CMIM NUK PERFSHIHET

Bileta e tragetit Kyllini – Zakynthos – Kylini €25
Lundrimi me Anije €35/person.
opsionale ISHULLI I BRESHKAVE KARRETA 22 EURO
Shëtitjet me anije, sporte e ndryshme te ujit
SHEZLLONET NE PLAZH
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
TAKSA LOKALE HOTEL 4* €10 DHOMA/NATE
Taksa Lokale Laganas holiday 2 Euro dhoma/nate

POLITIKAT E FEMIJEVE :

1 FEMIJE NGA 0-2.99 VJEC – FALAS. ( Akomodim me 2 te rritur ne dhome )
FEMIJET NGA 3-11.99 PERFITOJNE 50% ULJE. ( Akomodim me 2 te rritur ne dhome )
• MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.
• NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

Shenim:

► Nese krevati nuk do te jete dopjo, do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
► Te gjithe hotelet e mesiperm ndodhen ne qytet 5-10 min larg plazhit.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

Mundesi argetimi ne zakynthos:
  1. Aquapark per femije
  2. Sporte te ndryshme ujore – jet ski, canoe, water ski, paraglide, crazy sofa
  3. Hipizem, hedhje me parashute.
  4. Vizite ne fabrike vaji, parfumi, vere
  5. Party te ndryshme – schiuma party, paint party, white party, courage party, boat party

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

Paketa turistike ne Zakynthos: pushime verore në ishullin e kontrasteve bëhen të mundura nga Agjensi Udhëtimi Kalemi Travel. Kaloni pushime verore speciale në ishullin ku takohen shkëmbinjtë e thepisur me ujërat e kristalta të Jonit, dhe pyjet e dendura me resortet luksoze. Agjensi Turistike në Tiranë Kalemi Travel ofron hotele në Zakynthos(kliko ketu) për pushime verore ideale. Paketa turistike ne Zakynthos është një nga më të preferuarat e turistëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kontaktoni Kalemi Travel & Tours për këtë paketë turistike, apo paketa turistike në vende të tjera fantastike, me cmimet më të volitshme. 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: