Zyrih dhe Bazel

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 24 Janar – 424€
Programi per Zyrih dhe Bazel, Ski ne Davos
1️⃣Dita e pare
Fluturimi direkt Tiranë – Bazel. Nisja ne oren 07:00 dhe mberritja ne oren 09:20.
Pas procedurave aeroportuale, nisja per ne Basel. Shetitje panoramike ne qytet duke kaluar mbi uren Wettsteinbrücke qe pershkon lumin Ren. Vizite ne qytetin e vjeter mesjetar ku ndodhen Katedralja Münster (shek. XI) dhe Marktplatz, sheshi qendror me Bashkine historike te qytetit.
Sistemim dhe fjetje ne hotel ne zonen Basel – Mulhouse.
2️⃣Dita e dyte
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Zyrih (rreth 1.5 ore udhetim).
Vizite panoramike ne qytet: Quaibrücke, Sheshi Sechseläutenplatz me Operen e Zyrihut, si dhe monumentet kryesore si Rathaus, Grossmünster, Fraumünster dhe Peterkirche.
Vazhdimi i udhetimit per ne Lucerne (rreth 1 ore). Vizite ne qytetin e urave ku ndodhen: Kulla e Ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal dhe Kisha e Shen Leodegar. Pasdite, nisja drejt Liechtenstein-it (rreth 1.5 ore). Vizite ne Vaduz, ku do te shohim Keshtjellen e Princit (nga jashte), Katedralen St. Florin, Uren mbi Ren dhe Parlamentin.
Ne mbrëmje, udhetim drejt Davos (rreth 1 ore). Sistemim dhe fjetje ne hotel.
3️⃣Dita e trete
Mengjesi ne hotel. Dite e lire per ski, relaks ose shetitje panoramike ne Davos, nje nga resortet me te njohura alpine ne bote. Fjetje ne hotel.
4️⃣ Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Transferta per ne aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt Bazel – Tiranë ne oren 09:55. Mberritja ne oren 12:00. Fundi i sherbimit tone.
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje me avion
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel per 3 net qendrimi
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
