Vlorë – Dhërmi – Radhimë – Kraburun 5 Ditë €180

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
VLORE – RRADHIME – DHERMI – LLOGARA – ZVERNEC – KARABURUN

► 20 Korrik, €180
► 27 Korrik, €190
► 3, 10, 17 Gusht, €199
► 24 Gusht, €190

Programi:

Dita e 1 :

Nisja nga Tirana në orën 06:00
Nisja nga Durrësi në orën 06:15
Nisja nga Elbasani në orën 05:15

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin përpara se të mbërrijmë në Zvernec, ku fillimisht do të vizitojmë Manastirin e Shën Mërisë të vendosur në një ishull të vogël në brendësi të Lagunës së Nartës. Pjesa tjerë e ditës do të shfrytëzohet për plazh dhe më pas do të akomodohemi tek hotel Bologna 4* në qendër të qytetit. Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë.

Dita e 2 :
Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për eksplorim në ishullin e Sazanit, në gadishullin e Karaburunit dhe shpellën e Haxhi Alisë. Shfrytëzojmë Gjirin e Dafinës për plazh dhe pas plazhit kthehemi në hotel. Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë.

Dita e 3 :
Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për plazh në Orikum tek Bojo Resort. Kthimi në hotel pasdite, konsumimi i darkës, pas darkës guidë në qendrën historike të Vlorës.

Dita e 4 :
Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për në Dhërmi. Ndalesë panoramike në Llogara. Kohë e lirë për plazh dhe opsionale mundësi argëtimi shtesë si: scuba diving, stand up paddle, kayaking, paragliding, etj.Kthimi në hotel pasdite. Konsumohet darka dhe mbrëmja e lirë.

Dita e 5 :
Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas dita do të jetë e lirë për plazh. Sigurisht nuk do të mungojnë sugjerimet e guidës. Pasdite nisemi për rrugën e kthimit duke pasur edhe një ndalesë të shkurtër.

Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!

INFORMACIONE MBI HOTELIN : 

HOTEL BOLOGNA 4* , I restauruar  ne vitin 2019 . Ndodhet ne qender te qytetit te Vlores , afer plazhit  dhe  shetitoreve  te Vlores . Dhomat teper komforte  me arredim bashkohor dhe fasilitete te kompletuara .Wi-fi , parkimi dhe ajer i kondicionuar jane brenda paketes .

Ne cmim perfshihet:
1) Transporti me bus/minibus komod
2) Akomodimi ne hotel Bologna 4*
3) Mengjeset dhe darkat
4) Shoqeruesi gjate udhetimit

Ne cmim nuk perfshihet:
1) Drekat
2) Shetitjet me skaf

POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-7.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 8 VJEC PAGUAJNE SI TE RRITUR

SHENIM
► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: