VLORE – RRADHIME – DRIMADHE- KARABURUN
► 10 Korrik , €89 .
► 17, 24, 31 Korrik ,€99 .
► 7, 14, 21 Gusht , €99 .
► 28 Gusht, 4 Shtator €89 .
►Dita e Pare : Tirane – Vlore
►Nisja nga Tirana në orën 06:00
►Nisja nga Durrësi në orën 06:15
►Nisja nga Elbasani në orën 05:15
►Dita e pare : Vlore – Sazan – Gjiri Dafines – Karaburun – Vlore
Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin përpara se të mbërrijmë në Vlore, ku fillimisht do të bejme akomodimin ne hotel dhe më pas nisemi me skaf për eksplorim në ishullin e Sazanit, në gadishullin e Karaburunit dhe shpellën e Haxhi Alisë. Shfrytëzojmë Gjirin e Dafinës për plazh dhe pas plazhit kthehemi në hotel.( Kjo shetitje eshte me pagese extra 3500 leke per person) . Personat qe nuk zgjedhin kete opsion mund te qendrojm per plazh ne Lungo Mare . Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë.
►Dita e dyte : Vlore – Llogara-Drimadhe – Vlore
Konsumohet mëngjesi në hotel dhe nisemi drejt parkut kombetar te Llogarase ku do te kemi mundesi per nje pushim per te shijuar panoramen qe ofrohet. Me pas do te drejtohemi drejt plazhit te Drimadhes ku do te qendrohet deri rreth pasdites si do te keni mundesi per lojera apo dhe sporte te ndryshme ujore. Pas qendrimit nisemi serish drejt Vlores. Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë.
►Dita e Trete : Vlore – Rradhime – Tirane
Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për plazh në Orikum tek Bojo Resort.
Pasdite nisemi për rrugën e kthimit duke pasur edhe një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
INFORMACIONE MBI HOTELIN :
HOTEL BOLOGNA 4* , I restauruar ne vitin 2019 . Ndodhet ne qender te qytetit te Vlores , afer plazhit dhe shetitoreve te Vlores . Dhomat teper komforte me arredim bashkohor dhe fasilitete te kompletuara .Wi-fi , parkimi dhe ajer i kondicionuar jane brenda paketes .
Ne cmim perfshihet:
1) Akomodimi per 2 nete ne hotel Bologna 4*
2) Mengjeset dhe darkat
3) Transporti me bus/minimus komod
4) Perfaqesues i agjensise gjate gjithe udhetimit
Ne cmim nuk perfshihet:
1) Drekat
2) Shetitjet me skaf
POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-7.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 8 VJEC PAGUAJNE SI TE RRITUR
SHENIM
► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME