Drimadhë- Vlorë – Karaburun 2 Ditë €49

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:
VLORE – DRIMADHE- KARABURUN

► 29 Gusht
► 5, 12, 19, 26 Shtator

► HOTEL BOLOGNA 4* – €49

PROGRAMI:

Nisja nga Tirana në orën 06:00 

Nisja nga Durrësi në orën 06:15

Nisja nga Elbasani në orën 05:15

 ►Dita e pare : Tirane – Karaburun – Vlore 

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin.Me pas vazhdojme rrugetimin tone drejt qytetit te Vlores ku nisemi  me skaf për eksplorim në ishullin e Sazanit, në gadishullin e Karaburunit dhe shpellën e Haxhi Alisë. Shfrytëzojmë Gjirin e Dafinës për plazh dhe pas plazhit kthehemi në portin e Vlores.( Kjo shetitje eshte me pagese extra 3500 leke per person) Gjithashtu opsionale dhe shetitje me anije ne Gjirin e Karaburunit, Shpella e Haxhi Alise dhe Ishulli i Sazanit( Kjo shetitje eshte me pagese extra 2000 leke per person) . Personat qe nuk zgjedhin kete opsion mund  te qendrojm per plazh ne Lungo Mare.  Pas ketij lundrimi fantakstik  kthehemi serish drejt Vlores ku akomodohemi ne hotel . Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë ku nuk mungojne sugjerimet nga shoqeruesi i guides.

►Dita e dyte : Llogara – Drimadhe – Tirane 

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe dhe me pas nisemi  drejt parkut kombetar te Llogarase ku do te kemi mundesi per nje pushim per te shijuar panoramen qe ofrohet. Me pas do te drejtohemi drejt plazhit te Drimadhes ku do te qendrohet deri rreth pasdites si do te keni mundesi per lojera apo dhe sporte te ndryshme ujore. .Pasdite nisemi për rrugën e kthimit duke pasur edhe një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Ne cmim perfshihet
*transporti me bus/minibus komod .
*akomodimi ne hotel
*mengjesi + darka .
*nje shishe vere per cdo dhome . (akomodim te hotel Bolonja4*)
*shoqerues gjate udhetimit .

Ne cmim nuk perfshihet
*drekat .
*shetitjet me skaf

Politikat e femijeve
• 0-2.99 vjec janë falas
• 3-7.99 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50 % zbritje
• mbi 8 vjec paguajne si te rritur

Shenim
► akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal I pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► per rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 5 dite para nisjes .
► pagesa e bere eshte e pakthyeshme .

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: