Viti i Ri në Beograd dhe Sarajevë, 29 Dhjetor, 4 Ditë, €159

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri në Beograd

Viti i Ri në Beograd dhe Sarajevë

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Beograd. Sistemimi në Hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”. 
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë “New Born”, bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe 1 Darkë në Sarajevë.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Opsionale:

Darka Speciale e Vitit të Ri ne anijen Kej, 70 euro per person, pije alkolike dhe jo alkolike pa limit.

Darka Speciale e Vitit të Ri ne hotel Yugoslavija, 85 euro per person, pije alkolike dhe jo alkolike pa limit.

Paketa turistike e fundvitit nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Beograd dhe Sarajevë. Mirëprisni Vitin e Ri në “kryeqytetin e Danubit” dhe në “Jerusalemin e Evropës”.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: