Per programet vetem Theth ose Valbone klikoni KETU!
VALBONË, THETH
► Nisja cdo te premte
►Dita e parë:
Nisja nga Tirana në orën 05:00
Gjatë rrugëtimit tonë drejt Komanit do të kemi një ndalesë të shkurtër. Në liqenin e Komanit nis lundrimi jonë përreth 2 orë drejt Fierzës. Gjatë lundrimit tonë do të kemi mundësi të shijojmë pamjen e papërsëritshme që ofron natyra. Më pas do të mbërrijmë në Luginën e Valbonës. Akomodohemi në hotel. Kohë e lirë dhe në mbrëmje do të konsumojmë drekën.
►Dita e dytë:
Dita e dytë nis me konsumimin e mëngjesit në hotel dhe më pas pergatitemi për të kaluar nga Valbona në Theth (hiking). Drekën e paketuar do e konsumojmë midis natyrës pasi të kemi kaluar në Qafën e Valbonës (këtu vërehet Valbona dhe Thethi). Pasdite mbërrijmë në Theth. Akomodohemi në bujtinë. Kohë e lirë për t’u çlodhur, opsionale eksplorim tek ujëvara e Grunasit. Në mbrëmje konsumojmë darkën në bujtinë.
►Dita e tretë:
Ditën e tretë nis me konsumimin e mëngjesit në bujtinë. Pastaj nisemi për eksplorim tek Syri i Kaltër dhe vaskat e gurit në Ndërlysaj. Pas mesdite kthehemi në bujtinë dhe largohemi nga Thethi. Në rrugën e kthimit do kemi një ndalesë në Shkodër përpara se të mbërrijmë në Tiranë.
Ne cmim perfshihet:
- Transporti me automjet komod
- Akomodimi ne Valbone nje nate
- Akomodimi ne Theth nje nate
- Mengjeset dhe darkat
- Dreka e paketuar diten e dyte
- Bileta e tragetit
- Bileta Kulla e Ngujimit, Theth
- Transport lokal per te Syri i Kalter
- Shoqeruesi i grupit
Ne cmim nuk perfshihet:
- Gjithcka qe nuk permendet te rubrika “perfshihet”