Udhetim Valencia – Sevilje – Madrid

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 25 Nentor 549€
Programi per Udhetim Valencia – Sevilje – Madrid
1️⃣Dita e pare Udhetim Valencia – Sevilje – Madrid
Fluturim direkt Tirane – Valencia. Nisja ne oren 18:35, mbrritja ne Valencia ne oren 21:35. Transferta per ne hotel, sistemim dhe fjetje.
2️⃣Dita e dyte
Mengjesi ne hotel. Vizite ne monumentet kryesore te Valencias si: Plaza de la Reina, Palacio de Congresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave. Me pas nisja per ne Granada (udhëtim rreth 5 ore). Pushime te shkurtra gjate rruges. Vizite ne Granada ku shohim: Pallatin Alhambra, Alcazaba, Kopshtet Generalife dhe atraksione te tjera. Sistemim dhe fjetje ne hotel.
3️⃣Dita e trete Udhetim Valencia – Sevilje – Madrid
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Malaga (rreth 2 ore udhetim), kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e Pikasos. Vizitohen: rrugicat karakteristike, bulevardet, Katedralja La Manquita dhe Kalaja me muret rrethues. Vazhdimi per ne Sevilje (rreth 2 ore). Vizitat perfshijne: Universitetin, ish Fabriken e Duhanit, Plaza de Espana, Kullen e Arte, Uren Isabel II, si dhe Katedralen e Seviljes. Sistemim dhe fjetje ne hotel.
4️⃣ Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Cordoba (rreth 2 ore). Vizitohen: Keshitjella Alcazar, Xhamia-Katedrale dhe Tregu i Vjeter. Me pas nisja per ne Madrid (rreth 4 ore). Vizite ne Plaza de Toros dhe shëtitje ne Parkun El Retiro. Sistemim dhe fjetje ne hotel.
5️⃣ Dita e peste Udhetim Valencia – Sevilje – Madrid
Mengjesi ne hotel. Tur panoramik me autobus dhe guide ne Madrid, ku vizitohen: Gran Via, Castellana, Plaza de Espana, Puerta del Sol, Puerta de Alcala, Plaza Oriente, Plaza Mayor, Puerta de la Opera, Ramales, Sakramento dhe Plaza Colon. Vizite ne Pallatin Mbretëror – nje nga me te bukurit ne Europe, i pasur me tapete, objekte arti dhe orendi te cmuara. Ne fund kalim prane stadiumit legjendar Santiago Bernabeu. Fjetje ne hotel.
6️⃣ Dita e gjashte
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Toledo (rreth 1 ore). Vizite panoramike ku shohim: Katedralen e Toledos, Fortesen Alcazar, Manastirin San Juan de los Reyes, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador del Valle, Sinagogen Juderia, si dhe Muzeun El Greco.
Pas vizitave, transferta per ne aeroport. Fluturim direkt Madrid – Tirane, nisja ne oren 20:10 dhe mberritja ne oren 23:20. Fundi i sherbimit tone.
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje me avion Tirane – Valencia – Tirane
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x20x25 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!