Udhetim Strasburg dhe Zyrih

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim Strasburg dhe Zyrih

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

Programi per Udhetim Strasburg dhe Zyrih

ITINERARI 1

1️⃣Dita e pare Udhetim Strasburg dhe Zyrih

Nisja ne oren 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kalimit te doganes ne Muriqan, udhetimi vazhdon gjate rivieres se Malit te Zi, duke kaluar ne Bar, Budva dhe Tivat, ku me traget kalohet Gjiri i Kotorrit.
Me pas, udhetimi vazhdon drejt Zagrebit. Pasdite mberritje, shetitje panoramike ne qytet dhe sistemim ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Mengjes ne hotel dhe nisja heret drejt Ljubljanes. Vizite panoramike rreth 2 ore ne monumentet kryesore: Sheshi Presheren, Kisha e Anuncitates, Teatri i Operas, Parlamenti, Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikollës.
Me pas nisja drejt Austrias. Ndalese ne Salzburg per 1 ore e 30 minuta: vizite ne shtepine e lindjes se Mozartit, Operan e Salzburgut, Teatrin e Marionetave, kalim mbi lumin Salsa me pamje nga Keshjella Hohensalzburg.
Ne vazhdim, udhetimi per ne Mynih. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjes ne hotel. Paradite, tur panoramik ne Mynih: Hofbrauhaus, Teatri Kombetar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, Muzeu BMW dhe Kulla Olimpike (290 m e larte).
Nisja ne oren 12:30 drejt Shtutgartit me ndalesa te shkurtra. Pasdite vizite panoramike ne qytet: Keshjella Altes Schlosse, Schlossplatz, Neus Schloss, Kulla Fernsehturm (216 m), Muzeu Mercedes-Benz, Kopshti Wilhelma Zoo. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

4️⃣ Dita e katert

Mengjes ne hotel. Nisja drejt Karlsruhe (1h20 udhetim). Vizite ne: Karlsruhe Palace, Marktplatz, Piramida, Bashkia, Kisha Shen Stefan, Sheshi i Te Drejtave Themelore.
Me pas drejt Baden Baden, qyteti i famshem per banjot termale: Bashkia, Monumenti Otto Von Bismarck, Opera Festspielhaus, Kisha Stiftskirche, Muzeu Faberge.
Pasdite, vizite ne Strasburg (UNESCO) buze lumit Rin: Urat Points Couverts, Katedralja Notre Dame, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, lagjja Petite France, Xhamia me e madhe ne France, Gjykata dhe Parlamenti Europian. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

5️⃣ Dita e peste

Mengjes ne hotel. Nisja drejt Colmar: vizite ne Lagjen Krutenau (Venecia e Vogel), Qendren Historike, Kishen Shen Martin, Maison des Tetes.
Me pas drejt Mulhouse (1 ore udhetim): vizite ne Bashki, Place de la Bourse, Muzeun e Trenave. Nisja drejt Bazel-it: shetitje panoramike mbi uren Wettsteinbrücke, vizite ne qendren historike: Katedralja Münster (shek. XI), Marktplatz me Bashkine e kuqe karakteristike.
Pas kesaj, vazhdimi per ne Zyrih. Vizite ne: Seschelautenplatz me Operan, Rathaus, Grossmunster, Fraumunster, Peterkirche, distrikti universitar Lindenhof dhe Bahnhofstrasse – bulevardi me i njohur tregtar. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

6️⃣ Dita e gjashte Udhetim Strasburg dhe Zyrih

Mengjes ne hotel. Nisja drejt Liechtenstein-it, ku qendrohet rreth 1 ore. Vazhdimi drejt Insbruckut, ku parashikohet vizite panoramike rreth 2 ore.
Me pas, udhetimi vazhdon drejt Triestes. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Mengjes ne hotel dhe nisja heret ne mengjes nga Trieste. Kalim nga Sllovenia dhe hyrje ne Kroaci nga pika kufitare Jelsane. Udhëtimi vazhdon neper Rijekë dhe rivieren e Bregdetit Dalmat. Gjate rruges ndalesa te shkurtra per pushim. Mberritja ne mbremje ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:
• Vizitat: Zagreb, Ljubljane, Mynih, Shtutgart, Karlsruhe, Baden – Baden, Strasburg, Colmar dhe Mulhouse, Bazel, Zyrih, Liechtenstein, Innsbruck.
• Fjetje në Zagreb 1 nate, Mynih 1 nate, Shtutgart 1 nate, Strasburg 1 nate, Bazel – Zyrih 1 nate dhe Trieste – Kozina 1 nate.
• Udhetimi me autobus.
• Mengjeset ne hotele.
• Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

ITINERARI 2

1️⃣Dita e pare Udhetim Strasburg dhe Zyrih

Nisja nga Tirana ne oren 01:00 me autobus dhe vazhdimi i udhetimit drejt kufirit ne Muriqan. Pas procedurave doganore, udhetimi vijon pergjate rivierës se bukur te Malit te Zi, duke kaluar nga Bar, Budva dhe Tivat, me kalim me traget ne Gjirin e Kotorrit, nje nga gjiret me spektakolare ne Adriatik. Vazhdimi drejt Kroacise dhe mberritja ne Zagreb ne pasdite. Realizohet nje guide e shkurter panoramike ne Zagreb, me njohje me qendren historike te qytetit. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

2️⃣Dita e dyte

Pas mengjesit, nisja heret drejt Sllovenise me ndalese ne Ljubljane, ku do te vizitohen Sheshi Presheren, Kisha e Anunciates, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven, Sheshi i Republikes dhe Katedralja e Shen Nikolles. Udhetimi vijon drejt Austrise me mberritje ne Salzburg, qyteti i Mozartit. Vizite e shkurter ku shihen shtepia e Mozartit, Opera e Salzburgut, Teatri i Marionetave dhe panorama nga Keshtjella Hohensalzburg mbi lumin Salzach. Me pas nisja drejt Mynihut. Mberritja, sistemimi dhe fjetje ne hotel.

3️⃣Dita e trete

Mengjesi ne hotel dhe vizite panoramike ne Mynih, ku do te shihen Hofbrauhaus, Teatri Kombetar, Pallati Mbreteror, Marienplatz, Pallati Nymphenburg, Parku Olimpik, Muzeu BMW dhe Kulla Olimpike. Ne oren 12:30 nisja drejt Frances me destinacion Paris. Udhetim me ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Paris ne mbremje. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

4️⃣ Dita e katert

Mengjesi ne hotel dhe vizite panoramike ne kryeqytetin francez ku shihen Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Asambleja Kombetare, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit dhe Kopshtet Tuileries. Shetitje ne bulevardin legjendar Champs Elysees me mundesi shopping dhe vizite ne Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi ne hotel.

5️⃣ Dita e peste

Vizita vazhdon ne Kopshtet e Luxemburgut, Katedralen Notre Dame dhe Tour Eiffel. Shetitje panoramike ku do te shihen Panteoni, Opera Garnier dhe Sheshi Bastille. Pasdite nisja drejt Bourg en Bresse. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

6️⃣ Dita e gjashte Udhetim Strasburg dhe Zyrih

Mengjesi dhe nisja drejt Zvicres me mberritje ne Gjeneve. Vizite panoramike ku do te shihen Muzeu Ariana, Pallati i ish Lidhjes se Kombeve dhe Liqeni i Gjeneves. Udhetimi vazhdon drejt Italise me ndalese ne Milano, ku vizitohen Castello Sforzesco, Sheshi Duomo dhe Katedralja e Milanos, Galeria Vittorio Emanuele II dhe Teatri La Scala. Vazhdimi drejt Udines. Sistemimi dhe fjetje ne hotel.

7️⃣ Dita e shtate

Nisja heret ne mengjes me kalim neper Slloveni dhe Kroaci, duke kaluar nga Rijeka dhe bregdeti dalmat me pamje te bukura panoramike. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja dhe fjetje ne Shen Neum.

8️⃣ Dita e tete Udhetim Strasburg dhe Zyrih

Mengjesi dhe nisja drejt Shqiperise me kalim nga Dubrovnik, Tivat dhe Budva. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane ne mbremje.
Fundi i sherbimit tone.

🛈Ne pagese perfshihen:
• Udhëtimi me autobus Tiranë – Zagreb – Mynih – Paris – Milano – Tiranë.
• Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Paris, 1 natë në Bourg en Bresse, 1 natë në Zagreb, 1 natë Mynih, 1 natë në Udine dhe 1 natë në Shën Neum.
• Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
• Shëtitjet me autobus sipas programit.
• Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Lundrimi me anije.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: