Udhetim Rimini Verona Venecia

🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)
⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!
🟢Datat e nisjeve:
- 19 Shtator 285€
- 29 Shtator 358€
Programi per Udhetim Rimini Verona Venecia
1️⃣Dita e pare Udhetim Rimini Verona Venecia
Nisje me avion nga Tirana drejt Venecias.
Fluturimi nis ne oren 06:50 dhe mberritja ne Venecia ne oren 08:30.
Pas mberritjes, nisja drejt qytetit te Verones – udhetimi zgjat rreth 2 ore.
Vizite panoramike ne disa nga pikat me te famshme te Verones:
- Shtepia e Xhuljetes, simboli i dashurise se pavdekshme,
- Arena e Verones, amfiteatri romak me histori te pasur,
- Sheshi Piazza Erbe,
- Kompleksi i varreve Arche Scaligere,
- Rruga elegante Via Mazzini, e mbushur me dyqane,
- Kulla Lamberti, nga ku shijohet nje pamje spektakolare e qytetit.
Pas vizitave, transfert ne hotel prane Venecias.
Sistemimi dhe qendrimi ne hotel per nate.
2️⃣Dita e dyte Udhetim Rimini Verona Venecia
Pas mengjesit ne hotel, nis vizita ne disa nga atraksionet me te njohura te Venecies, qytetit ikonik mbi uje:
- Sheshi Piazza San Marco, qendra historike dhe kulturore e qytetit,
- Ura e famshme Rialto, mbi kanalin Grand Canal,
- Palazzo Ducale, pallati i duksve me arkitekture madheshtore,
- Bazilika San Marco, nje nga kishat me mahnitese ne Itali per mozaiket dhe kupolat e saj.
Pasditja e lire per shetitje ose opsionale: shetitje me gondole neper kanalet e Venecies.
Fjetje dhe qendrim ne hotel.
3️⃣Dita e trete Udhetim Rimini Verona Venecia
Pas mengjesit ne hotel, nisja drejt San Marinos, nje nga republikat me te vjetra ne bote.
Vizite panoramike ne San Marino, ku shijohen:
- Keshjellat mesjetare me pamje spektakolare,
- Rrugicat karakteristike te qytetit te vjeter, ideale per fotografi dhe suvenire autentike.
Pas vizites, vazhdon udhetimi drejt Rimini-t.
Ne Rimini eksplorohen disa nga pikat me te rendesishme historike dhe arkitektonike te qytetit:
- Ura e Tiberit (Ponte di Tiberio), nje struktur antike qe daton nga koha romake,
- Arka e Augustit (Arch Augustus), hyrja monumentale ne qytetin e lashte,
- Sheshi Tre Martiri (Piazza Tre Martiri),
- Sheshi Cavour (Piazza Cavour),
- Tregu i vjeter i peshkut, nje zone plot atmosfere dhe histori.
Ne fund te dites, sistemim dhe qendrim ne hotel.
4️⃣Dita e katert Udhetim Rimini Verona Venecia
Pas mengjesit ne hotel, behet transferte per ne aeroportin e Riminit.
Fluturimi Rimini – Tirane:
Nisja ne oren 12:50 dhe mberritja ne Tirane ne oren 14:10.
KUJDES – Taksa e hyrjes ne Venecia
Sipas rregullores se re, te gjithe vizitoret qe hyjne ne qytetin e Venecies duhet te paguajne nje takse hyrjeje, e cila aplikohet si me poshte:
- Taksa kushton 5 euro, nese paguhet online te pakten 4 dite para dates se hyrjes ne qytet, permes faqes zyrtare:🔗 https://cda.ve.it/it
- Ne rast se paguhet me vone se 4 dite para, taksa rritet ne 10 euro dhe paguhet po ne te njejten faqe.
🟢 Cdo vizitor duhet te kete nje kod QR valid, qe e merr pas pageses, per te hyre ne qytet. Kontrolli behet nga autoritetet lokale dhe eshte i detyrueshem.
👧 Femijet nen 14 vjec perjashtohen nga pagesa, por gjithsesi duhet te regjistrohen online dhe te marrin nje konfirmim pa pagese.
📌 Pagesa behet individualisht nga secili vizitor dhe nuk mund te perfshihet ne cmimin e paketes.
🛈Ne pagese perfshihen:
Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Trageti dhe Taksa e Hyrjes ne Venecia
Informacione te rendesishme:
1️⃣ Oraret e fluturimeve mund te ndryshojne nga kompania ajrore, por programi do realizohet i plote me korektime te nevojshme.
2️⃣ Ndalesat e planifikuara mund te ndryshojne nese ka trafik apo vonesa gjate turit. Shoferi ka orar pune te kufizuar ligjerisht.
3️⃣ Programi eshte ekonomik – hotelet mund te mos jene ne qender. Emrat e hoteleve jepen para nisjes.
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!