Udhetim ne Vietnam

Udhetim elitar i organizuar ekskluzivisht nga Kalemi Travel. Numri i grupit do jete i kufizuar, max 16 persona dhe guida dhe hotelet do jene ne standarte te larta.
🟢Datat e nisjeve:
- 22-30 Shtator 2026
– €2389/person per rezervimet deri ne 30 Prill
– €2770/person per rezervimet pas 30 Prill-it
Vizitohen: Ho Chi Minh – Danang – Halong Bay- Hanoy
Zbuloni bukurine, historine dhe kulturen e Vietnamit ne nje udhetim te paharrueshem 8-ditor. Nga energjia moderne e Saigonit, te qytetet antike dhe mrekullite natyrore si Halong Bay – ky tur eshte kombinimi perfekt i aventures dhe relaksit.
1️⃣ Dita e parë: Mberritja ne Saigon – Tur i Qytetit
Miresevini ne Ho Chi Minh City, zemra moderne e Vietnamit. Pas mberritjes dhe transferimit ne hotel, nisemi per te zbuluar historine dhe arkitekturen koloniale te qytetit.
Vizitojme ikonen e qytetit, Notre Dame Cathedral of Saigon, me fasaden e saj karakteristike prej tullash te kuqe. Pak hapa me tej ndodhet Saigon Central Post Office, nje ndertese elegante franceze me harqe madheshtore dhe detaje te rafinuara. Me pas ndalemi te Reunification Palace, simbol i historise moderne te Vietnamit. Dita permbyllet me pamje nga jashte te Saigon Opera House, nje tjeter perle arkitekturore ne qender te qytetit.
2️⃣ Dita e dytë: Saigon – Tunelat Cu Chi
Pas mengjesit nisemi drejt zones rurale per te vizituar Cu Chi Tunnels, nje rrjet i jashtezakonshem tunelesh nentokesore qe shtrihet per mbi 200 km. Ketu do te mesoni si jetonin dhe luftonin vietnamezet gjate periudhes se luftes, do te shihni hyrje te fshehta, dhoma nentokesore dhe sisteme mbrojtese te krijuara me zgjuarsi te jashtezakonshme. Nje eksperience mbreselenese qe ju afron me historine reale te vendit.
3️⃣ Dita e tretë: Mberritja ne Da Nang – Tur i Qytetit Udhetim ne Vietnam
Fluturim drejt Da Nang, nje qytet bregdetar modern me natyre te bukur. Vizita fillon ne Marble Mountains, nje grup kodrash gelqerore me shpella dhe tempuj te fshehur mes natyres. Pamjet nga maja jane spektakolare.
Me pas vizitojme Non Nuoc Stone Carving Village, ku artizanet vendas punojne mermerin prej me shume se 200 vitesh. Dita vazhdon me nje shetitje ne Han Market, vendi ideal per te pare jeten e perditshme dhe per te blere suvenire tradicionale.
4️⃣ Dita e katërt: Hoi An – Fshati i Kokosit Cam Thanh Udhetim ne Vietnam
Paradite perjetojme nje eksperience unike ne Cam Thanh Coconut Village, ku lundrojme me varka tradicionale ne forme shporte mes palmave te ujit dhe mesojme teknika tradicionale peshkimi.
Me pas zbulojme bukurine romantike te Hoi An Ancient Town, qytet i mbrojtur nga UNESCO. Shetitja ne rrugicat me shtepi te vjetra dhe fenere shumengjyresh na çon te Japanese Covered Bridge, simboli i qytetit. Atmosfera ketu eshte magjike, veçanerisht ne mbremje kur qyteti ndriçohet nga qindra fenere.
5️⃣ Dita e pestë: Bana Hills – Golden Bridge
Sot ngjitemi me teleferik ne Sun World Ba Na Hills, nje kompleks turistik malor me klime te fresket dhe pamje mahnitese.
Momenti kulmor eshte vizita ne Golden Bridge, ura e famshme e mbajtur nga duar gjigante prej guri qe duket sikur del nga rete. Kohe e lire per shetitje ne French Village dhe per argetim ne parkun Fantasy Park.
6️⃣ Dita e gjashtë: Hanoi – Tradite & Histori
Fluturim drejt Hanoi, kryeqyteti tradicional i Vietnamit. Vizitojme kompleksin historik ku ndodhet Ho Chi Minh Mausoleum dhe tempullin simbolik One Pillar Pagoda.
Hanoi ofron nje atmosfere krejt tjeter – liqene te qeta, arkitekture koloniale dhe rrugica plot jete ne Old Quarter. Ne mbremje shijojme shfaqjen tradicionale te kukullave mbi uje, nje art unik vietnamez.
7️⃣ Dita e shtate: Halong Bay – Nate ne mes te mrekullise Udhetim ne Vietnam
Nisemi drejt mrekullise natyrore Ha Long Bay. Lundrimi mes mijera ishujve gelqerore qe dalin nga uji krijon nje panorame mahnitese.
Vizitojme nje shpelle spektakolare, shijojme perendimin e diellit nga kuverta e anijes dhe marrim pjese ne aktivitete si demonstrim gatimi apo peshkim kallamaresh. Nje nate romantike dhe relaksuese ne anije luksoze.
8️⃣ Dita e tete: Halong – Hanoi – Kthimi
Zgjohemi me pamjen e lindjes se diellit mbi gjirin magjik. Pas mengjesit dhe nje shetitjeje te fundit, kthehemi ne Hanoi per fluturimin e kthimit, duke marre me vete kujtime te paharrueshme nga nje vend plot kontraste dhe bukuri natyrore.
Pse ta zgjidhni kete tur?
✔ 8 dite plot eksperienca
✔ Hotele komode & guide lokale
✔ Kombinim perfekt histori – kulture – natyre
✔ Cruise me qendrim ne Halong Bay
✔ Atraksionet me ikonike te Vietnamit
🛈Ne pagese perfshihen:
- Fluturimi vajtje ardhje me bagazhe te plota
- Fluturimet e brendshme me bagazhe te plota
- Akomodimi ne hotele me 5* ne Saigon, Danang, Hanoi
- Akomodimi 1 nate ne Halong Bay ne krociere me 5 yje
- Mengjeset per te gjitha ditet e qendrimit ne hotele
- 3 vakte full board ne krociere
- Cdo aktivitet i permendur ne program
- Viza turistike
- Transfertat aeroportuale
- Transporti me mjet komod brenda qyteteve
- Guida vendase gjate gjithe udhetimit
- Shoqerues shqiptar
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
- Cdo gje qe nuk eshte e permendur ne program
Paketat turistike ne destinacionet me te bukura e te vecanta mund t’i gjeni duke klikuar ketu!
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Vietnam
Koha me e mire per te vizituar Vietnamin eshte nga nentori ne prill, kur klima eshte me e thate dhe temperaturat jane me te perballueshme, sidomos ne veri dhe ne zonat si Hanoi dhe Ha Long Bay.
Shtetasit shqiptare kane nevoje per vize per te udhetuar ne Vietnam. Viza mund te aplikohet online permes sistemit e-visa ose prane ambasades, ne varesi te llojit dhe kohezgjatjes se qendrimit.
Vendet me te vizituara ne Vietnam jane Hanoi, Ha Long Bay, Hoi An, Ho Chi Minh City dhe delta e Mekongut. Keto destinacione ofrojne kombinim te historise, natyres spektakolare dhe plazheve tropikale.
Vietnami konsiderohet destinacion relativisht i sigurt per turiste, me nivel te ulet kriminaliteti ndaj vizitoreve. Si ne cdo vend aziatik, rekomandohet kujdes me sendet personale ne zonat e frekuentuara.
Po, Ha Long Bay konsiderohet nje nga atraksionet me spektakolare ne Vietnam dhe eshte pjese e trashegimise boterore te UNESCO. Vizita zakonisht behet me krociere 1 ose 2 ditore mes ishujve shkembore dhe ofron nje nga eksperiencat me unike ne Azi Juglindore.
