Udhetim ne Riviera Italiane

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Riviera Italiane

🔾 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standard te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟱Datat e nisjeve:

  • 29 Shtator 358€

Programi per Udhetim ne Riviera Italiane

1ïžâƒŁDita e pare Udhetim ne Riviera Italiane

Nisja nga Tirana me avion direkt ne oren 10:45. Mbwrritja ne Pisa ne oren 12:30.
Transferta nga aeroporti drejt qytetit te Firences. Vizite panoramike ne monumentet me te rendesishme:
– Piazza della Signoria
– Sheshi D’Uomo
– Sheshi San Lorenzo
– Muzeu Davide
– San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio, Pallati Pitti
Pasdite, kthim ne Pisa. Shetitje dhe vizite ne qytet, perfshire Kullën e Pises dhe zonen historike.
Sistemim dhe fjetje ne hotel.

2ïžâƒŁDita e dyte Udhetim ne Riviera Italiane

Mengjes ne hotel. Nisja ne oren 08:30 drejt La Spezia.
Nga aty, udhetim me tren turistik ne Cinque Terre, me ndalesa dhe vizita te shkurtra ne:
– Riomaggiore
– Manarola
– Vernazza
– Monterosso
– Levanto
Me pas, vazhdimi i udhetimit me autobus drejt:
– Rapallo (30 min vizite)
– Portofino, nje nga fshatrat me ekskluzive te bregdetit italian
– Vizite e shkurter ne Santa Margherita Ligure
Ne mbremje, nisja drejt Genoves. Sistemim dhe fjetje ne hotel.

3ïžâƒŁDita e trete Udhetim ne Riviera Italiane

Mengjes ne hotel. Vizite panoramike ne Genova, duke perfshire:
– Palacet ne Via Garibaldi
– Piazza de Ferrari, Teatri Carlo Felice
– Via Balbi, Palazzo Reale
– Katedralja San Lorenzo, Porti i qytetit
Me pas nisja drejt:
– Varazze (ndalese 30 min)
– Savona (30 min)
– Sanremo (1 ore vizite ne qender)
– Ventimiglia (vizite e lire dhe shetitje ne qytet)
Sistemim dhe fjetje ne hotel.

4ïžâƒŁDita e katert

Mengjes ne hotel.
Nisja drejt Menton (30 min vizite), me pas drejt Monte Karlo (20 min udhetim).
Ne Monte Karlo vizitohen:
– Shkembi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku Shen Martinit,
– Pallati i monarkut, Lungomare e Albertit te Pare (pista e Formula 1)
– Sheshi i Kazinos
Pas vizitave, vazhdimi i udhetimit drejt Nises (40 min).
Vizite ne monumentet dhe atraksionet kryesore:
– Teatri Kombetar, Sheshi Garibaldi, Qyteti i vjeter
– Katedralja e Nises, Sheshi i Drejtesise
– Bulevardi i AnglezĂ«ve, me hotelet luksoze Westminster, Hotel Royal, Negresco
– Sheshi Massena, Bulevardi i Pavjonit

Pasdite vone, transferta per ne Aeroportin e Nises.
Fluturimi direkt Nise – Tirane ne oren 23:35.
Mberritja ne Tirane ne oren 01:30.

📌 Kujdes:
Ne program jane parashikuar ne detaje udhetimet dhe ndalesat.
Megjithate, nese ndodhin vonesa ne trafik apo ndalesa me te gjata se parashikimi, disa ndalesa mund te mos realizohen.
Shoferi i autobusit ndjek orarin ligjor te punes, dhe itinerari do pershtatet ne perputhje me kete rregullore.

🛈Ne pagese perfshihen:

Biletat vajtje – ardhje
Transfertat dhe shetitjet me autobus dhe tren.
Akomodimi ne hotel.
Mengjeset ne hotel.
Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise.
Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje bagazh me përmasa deri ne 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi keto permasa dhe Bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).

🛈Ne pagese nuk perfshihen:

Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

Kujdes:

Per nisje me date 29 Shtator, fluturimet jane:
Tirane – Nice 06:55 – 09:05
Pisa – Tirane 19:30 – 21:10
Programi do realizohet invers.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com âŹ…

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: