Udhetim ne Kalabri: Kalabria dhe Arbereshet e Kalabrise

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Kalabri


🔸 KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standardi i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, klikoni ketu per paketa individuale (jo ne grup)

⚠️ Cmimi dhe disponueshmeria jane gjithmone momentale!

🟢Datat e nisjeve:

  • 20 Mars -€472/person

Programi per Udhetim ne Kalabri!

1️⃣Dita e pare Udhetim ne Kalabri

Fluturimi direkt nga TiranaLamezia Terme nis në orën 07:30, duke mbërritur në orën 08:35. Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, transferim për në Pizzo, ku do të bëjmë një vizitë panoramike të monumenteve kryesore, si Kisha Predigrota, Kështjella Murat dhe Shëtitorja Lungomare Colombo. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Tropea, një qytet i njohur për pamjet e tij të mrekullueshme. Këtu do të vizitojmë Santa Maria del Isola, Lagjen e Vjetër, Affacio del Corso, dhe Belvedere Pazza del Cannone. Po ashtu, nuk mund të humbasim Katedralen e Tropeas. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Capo Vaticano, me një ndalesë të shkurtër, dhe më pas në Scilla. Atje do të vizitojmë Lagjen Peshkatarëve Chianalea di Scilla, Kalaja Ruffo di Scilla, dhe Belvedere di Piazza San Roco. Pas vizitës në Scilla, udhëtimi vazhdon për në Reggio Calabria, ku do të shikojmë Lungomare Folcomata, Opere di Rabarama, Kështjellën Aragonese, Rrugën Galibardi, dhe Arena dello Stretto. Mbrëmja përfundon me sistemimin dhe fjetjen në hotel në Reggio Calabria.

2️⃣Dita e dyte

Mëngjesi në hotel dhe nisja drejt Fshatit Pendatillo për një vizitë të shkurtër. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Marina di Gioiosa Ionico, ku do të vizitojmë Torre Galeo, Torre Cavallaro, dhe Teatrin Grko-Romak. Pas kësaj, do të nisim udhëtimin për në Catanzaro, ku do të vizitojmë Lungomare Stefano Pugliese, Statuen Cavatore, Qendrën Historike të Qytetit, Teatrin Politeama, dhe Kompleksin Monumental San Giovanni. Pas kësaj, udhëtimi vazhdon për në Lamezia Terme, me ndalesa të shkurtra në fshatra të banuar me arbëreshë, si Caraffa, Vena, dhe Zangarona. Më pas, vizita do të vazhdojë me Statuen Federico II, Katedralen San Pietro e Paolo, dhe Kështjellën Normanno Svevo. Pas vizitave, do të akomodoheni dhe flemë në hotel.

3️⃣Dita e trete

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Cosenza, ku do të vizitojmë Muzeun e hapur Bilotti, Qendrën Historike të Qytetit, Katedralen, dhe Rrugën Mazzini. Udhëtimi vazhdon me ndalesa panoramike në fshatrat arbëreshe si Lungro, Frascineto, Civita, dhe Spezzano Albanese, ku mund të shijoni atmosferën autentike të tyre dhe të vizitoni Muzeun Arbëresh. Më pas, do të vazhdojmë për në Le Castella, ku do të vizitojmë Kështjellën Aragonese. Pas kësaj, udhëtimi do të vazhdojë për në Crotone, ku do të shikojmë Kështjellën Carlo V, Lungomare Colombo, dhe Qendrën Historike të Crotone. Mbrëmja do të përfundojë me akomodim dhe fjetje në hotel.

4️⃣Dita e katert Udhetim ne Kalabri

Mëngjesi në hotel dhe nisja nga Lamezia Terme në orën 06:05. Mbërritja në Tiranë është e parashikuar në orën 07:30.

🛈Ne pagese perfshihen:

  1. Fluturimi vajtje-ardhje Tirane – Lamezia Terme
  2. Cante shpine me permasa 40x20x25 cm deri ne 8 kg
  3. Transfertat dhe shetitjet me autobus
  4. Akomodim ne hotel
  5. Mengjeset ne hotele
  6. Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise

🛈Ne pagese nuk jane perfshire:

  1. Gjithçka qe nuk eshte permendur ne kete program
  2. Hyrjet ne monumente dhe muzeume

FAQ – Pyetje te shpeshta per nje Udhetim ne Kalabri

Kush jane arbereshet e Kalabrise?

Arbereshet jane pasardhesit e shqiptareve qe u vendosen ne Italine jugore ne shekujt XV dhe XVI pas pushtimit osman te Ballkanit. Ata kane ruajtur gjuhen, traditat dhe kulturen shqiptare per shekuj me radhe.

Ne cilat zona jetojne arbereshet ne Kalabri?

Arbereshet jetojne ne disa fshatra dhe qytete ne rajonin e Kalabrise si San Demetrio Corone, Civita, Frascineto dhe Lungro. Keto komunitete ruajne ende gjuhen arbëreshe dhe traditat shqiptare.

Cfare duhet te vizitohet ne Kalabri gjate nje udhetimi?

Ne Kalabri mund te vizitohen qytete bregdetare si Tropea dhe Scilla, si dhe fshatrat arbëreshe qe ruajne traditat shqiptare. Rajoni ofron gjithashtu plazhe spektakolare dhe natyre te bukur.

A flitet ende gjuha arbëreshe ne Kalabri?

Po, ne disa komunitete ne Kalabri gjuha arbëreshe flitet ende sot. Ajo eshte nje forme e vjeter e shqipes qe eshte ruajtur nga komunitetet shqiptare per me shume se pese shekuj.

Pse eshte i vecante nje udhetim ne fshatrat arbëreshe te Kalabrise?

Nje udhetim ne fshatrat arbëreshe te Kalabrise ofron mundesine per te zbuluar historine e shqiptareve ne Itali, traditat e tyre dhe lidhjen e forte kulturore qe kane ruajtur me origjinen shqiptare.

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne  www.kalemi.com 

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: