Udhetim me guide ne Jordani, 24-29 Mars dhe 5-10 Maj (udhetim elitar)

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Jordani

🟢Datat e nisjeve:

  • • 24 Mars €1249/person
     5 Maj  €1249/person

 

Oraret e fluturimit:
06:00 Tirana – 16:25 Amman
16:35 Amman – 00:35 (+1) Tirana

✈️ Udhëtim në Jordani me guidë në shqip – Amman, Petra, Wadi Rum, Aqaba & Deti i Vdekur

📅 24-29 Mars 2026

Gati për një aventurë autentike në zemër të Lindjes së Mesme?

Në fund të nëntorit, ju ftojmë të udhëtoni me ne drejt Jordanisë – një vend ku historia mijëvjeçare takohet me natyrën më mahnitëse të rajonit. Nga qyteti antik i Petres, i gdhendur në shkëmbinj të kuqërremtë, te shkretëtira magjike e Wadi Rum, qyteti bregdetar i Aqabas dhe relaksimi i papërsëritshëm në Detin e Vdekur – ky është një udhëtim që përfshin gjithçka.

Një eksperiencë e organizuar me kujdes në çdo detaj, me guidë në shqip, mikpritje lokale dhe përjetime që nuk harrohen lehtë!


1️⃣ Dita e parë – Mbërritja në Amman

Pas mbërritjes në aeroportin e Amanit, ju mirëpret stafi lokal për asistencë dhe transfertë në hotel. Pas sistemimit, darkë dhe pushim – dita perfekte për të nisur aventurën me energji të reja.


2️⃣ Dita e dytë – Amman City Tour & Petra by Night

Pas mëngjesit, nisemi për të eksploruar kryeqytetin dinamik të Jordanisë – Amman.
Vizitojmë Citadelën, një nga pikat më të vjetra dhe më panoramike të qytetit, si dhe Teatrin Romak – një dëshmi e historisë antike që gjallëron ende në qendër të qytetit. Pamje të jashtme të Xhamisë së Mbretit Abdullah dhe kohë e lirë në tregjet e qytetit për të shijuar atmosferën lokale.

Pasdite, udhëtojmë drejt Petres, ku pas akomodimit, përgatitemi për një mbrëmje magjike:

🕯 Petra by Night – Një shëtitje nën dritën e qirinjve nëpër kanionin e Siq deri tek Thesari legjendar (Al-Khazneh). E shoqëruar nga tinguj flauti dhe rrëfime të buta beduine, kjo është një përjetim emocional dhe unik.


3️⃣ Dita e tretë – Petra & Shkretëtira Wadi Rum

Pas mëngjesit, fillojmë eksplorimin e plotë të qytetit antik të Petres – një nga 7 mrekullitë e reja të botës. Nga Thesari, te Manastiri, rrugicat e gdhendura, tempujt dhe teatri – çdo hap është një udhëtim në kohë dhe kulturë.

Pasdite, nisemi drejt Wadi Rum, shkretëtirës së famshme me peizazhe të jashtëzakonshme, ku do të akomodohemi në një kamp tradicional beduin, nën një qiell të mbushur me yje.


4️⃣ Dita e katërt – Jeep Tour në Wadi Rum & Akomodim në Aqaba

Pas mëngjesit në kamp, nisemi për një xhiro me Jeep 4×4 për 2 orë për të eksploruar format e veçanta shkëmbore dhe peizazhet e Wadi Rum – vendi që frymëzoi “Lawrence of Arabia” dhe shumë filma hollivudianë.

Udhëtimi përfundon me një gote çaji tradicional beduin, e servirur në mesin e shkretëtirës – një ndjesi e qetësisë absolute.

Pas kësaj aventure, udhëtojmë drejt Aqabas, qytetit të vetëm bregdetar të Jordanisë, për darkë dhe qëndrim në hotel.


5️⃣ Dita e pestë – Nga Deti i Kuq në Detin e Vdekur

Pas mëngjesit, lëmë bregdetin dhe nisemi drejt një prej mrekullive natyrore të planetit – Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë.
Këtu do të keni kohë të lirë për:

🌊 Not në ujërat tejkripura
🧖‍♀️ Trajtim me baltë minerale natyrale
🌅 Shijim i një perëndimi magjik buzë liqenit

Në mbrëmje, pas darkës, transfertë drejt aeroportit për fluturimin e kthimit në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme.


6️⃣ Dita e gjashtë – Lamtumirë Jordani

Në orët e para të mëngjesit, realizohet transferta për në aeroport. Udhëtimi mbyllet, por përjetimet nga Jordania do të mbeten gjatë në zemër.

🛈Cfare perfshihet: Udhetim ne Jordani

Fluturimi vajtje ardhje
Akomodimi në hotel për 5 netë
Mëngjeset dhe darkat për të gjitha ditët e qëndrimit
Transporti me mjet komod gjatë gjithë udhëtimit
Guida lokale
Shoqërues shqiptar nga agjensia
Hyrja në gjithë aktivitetet e përmendura në program
Petra By Night
Viza turistike
Transfertat aeroportuale private
Bagazh kabine 8kg

🛈Cfare nuk perfshihet: udhetim ne Jordani

Cdo gjë që nuk është e përmendur në program

Para se te ofroje nje program, stafi i Kalemi Travel viziton dhe teston cdo destinacion per te ofruar eksperiencen me te mire te mundshme per ju. Artikullin per Jordanine e gjeni duke klikuar KETU!

🎉 Gati për një udhëtim si në përralla?

Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅

Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: