Udhetim ne Indi






🟢Datat e nisjeve:
- 23 – 29 Mars 2026 €2595/person
Early Booking deri ne 30 Dhjetor €2295/person
Programi per Udhetim ne Indi
Vizitohen: Delhi, Jaipur, Agra, Taj Mahal
Kombinim perfekt i kulturës, historisë dhe magjisë orientale
Golden Triangle është itinerari më i famshëm i Indisë – një udhëtim që lidh tre qytetet më historike të vendit: Delhin plot jetë, Jaipurin mbretëror dhe Agrën romantike, shtëpinë e Taj Mahalit. Ky tur është zgjedhja ideale për udhëtarët që duan të shijojnë Indinë në stil, duke përjetuar monumente madhështore, tradita shekullore dhe një kulturë unike që nuk harrohet kurrë.
1️⃣Dita e pare: Mbërritja në Delhi, zbuloni Delhin me “5 Senses Tour” Udhetim ne Indi
Mirëseardhje në kryeqytetin e Indisë – një qytet që ndërthur historinë mijëravjeçare me modernitetin e sotëm.
Pas mëngjesit nisni një eksperiencë unike që ju lejon të prekni, nuhasni, dëgjoni, shijoni dhe shikoni Delhin në mënyrën më autentike.
Pikat kryesore:
- Shëtitje panoramike pranë India Gate, Rashtrapati Bhavan dhe Parlamentit.
- Xhiro me riksho në Chandni Chowk – zemra e vjetër e Delhit.
- Vizitë në një organizatë humanitare për të prekur anën njerëzore të qytetit.
- Përjetoni këngët shpirtërore gurbani në Gurudwarën më të madhe të Delhit.
- Provoni gatimet ikonike të Delhit – kebabë, curry dhe specialitete të rralla.
- Vizitë në Qutub Minar (UNESCO).
2️⃣Dita e dyte: Delphi → Jaipur Udhetim ne Indi
Pas mëngjesit niseni drejt Jaipurit (rreth 5 orë). “Qyteti Rozë” i Rajasthanit ju pret me arkitekturë madhështore, tregje shumëngjyrëshe dhe atmosferë mbretërore.
- Mbërritja dhe akomodimi në hotel
- Në mbrëmje, shëtitje në qytetin e vjetër dhe tregjet tradicionale
- Vizitë në Templin Birla dhe pjesëmarrje në ritet e mbrëmjes
3️⃣Dita e trete: Amber Fort & Jaipur
Të nesërmen herët – Eksperiencë lokale me E-Rickshaw:
Vizitë në tregun e qumështit (doodh-mandi), në tregjet e luleve dhe perimeve, çaj tradicional dhe vizitë në një tempull lokal.
Pas mëngjesit:
Vizitë në Fortesën Amber
Një nga fortesat më romantike të Rajasthanit, plot dhoma mbretërore, pasqyra të ndritshme dhe piktura murale.
- Ndalesë fotografike tek Hawa Mahal.
Pasdite – Vizitë e qytetit Jaipur
- City Palace – rezidenca e dikurshme e familjes mbretërore
- Muzeu i Armëve
- Jantar Mantar – Observatori astronomik (UNESCO)
Në mbrëmje – Darkë me show kulturor tradicional.
4️⃣ Dita e katert: Jaipur → Abhaneri → Fatehpur Sikri → Agra Udhetim ne India
Pas mëngjesit nisja drejt Agrës me vizita në rrugë:
- Abhaneri – Chand Baori: një nga pusët më të thella dhe të jashtëzakonshme me 3,500 shkallë simetrike.
- Fatehpur Sikri: qyteti fantazmë i ngritur nga perandori Akbar (UNESCO).
Mbërritje në Agra, akomodim dhe kohë e lirë.
5️⃣ Dita e peste: Agra – Magjia e Taj Mahalit
Pas mëngjesit:
Vizitë në Taj Mahal
Kryevepra e dashurisë, një monument që u deshën 20,000 artizanë dhe 17 vite për ta ndërtuar. Një përjetim që s’harrohet kurrë.
Vizitë në Fortesën e Agrës
Kështjellë e fuqishme pranë lumit Yamuna me pallate të lashta dhe oborre mbretërore.
Pasdite:
- Eksploroni tregjet e Agrës – artizanët e famshëm të mermerit dhe inkrustimeve tradicionale.
Darkë e veçantë në restorantin Molecule.
6️⃣ Dita e gjashte: Agra → Delhi – Fluturimi i kthimit
Pas mëngjesit nisja drejt Delhi (rreth 4 orë).
Vizitë në Tempullin Akshardham
Një kompleks i mrekullueshëm me arkitekturë madhështore, ekspozita kulturore dhe mesazhe të paqes dhe shpirtërisë indiane.
Më pas, transferimi në aeroport për fluturimin e kthimit.
Pse ta zgjidhni këtë tur?
✔ Itinerari më i famshëm i Indisë
✔ Përzierje perfekte mes historisë, kulturës dhe aventurës
✔ Vizita në 3 Qytetet më të Bukura të Indisë
✔ Eksperienca autentike, aktivitete lokale dhe kuzhinë tradicionale
✔ Përkujdesje profesionale gjatë gjithë udhëtimit
🛈Ne pagese perfshihen:
- Fluturimi vajtje ardhje me bagazhe të plota 23kg
- Akomodimi në hotel me 5 yje
- Mëngjeset dhe darkat
- Transport i organizuar local gjatë gjithë udhëtimit
- Guida lokale gjatë udhëtimit
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
- Hyrjet në të gjitha atraksionet e përmendura
- Xhiro me riksho në Old Delhi
- Touri “Pesë shqisat” me drekë në Delhi
- Vizitë në Tempullin Akshardham në Delhi
- Vizitë herët në mëngjes në Pazarin dhe Tregun e Luleve me riksho elektrik në Jaipur
- Xhiro me xhip për në Fortesën Amber (vajtje–ardhje)
- Viza turistike
🛈Ne pagese nuk perfshihen:
- Cdo gjë e papërmendur në program
- Shpenzimet fotografike pranë disa monumenteve kryesore (pagesë e detyrueshme rreth 2 euro)
Rezervo pushimet e tua online me vetem disa klikime ne ➡ www.kalemi.com ⬅
Eksperienca unike dhe destinacione te paharrueshme te presin!
